“A të pëlqej?”: Zbardhen bisedat e trajnerit të futbollit, që ngacmonte seksualisht dy futbollistët e adoleshentë. Pas ngacmimit, ata e rrahën

14 Nëntor 2016, 17:59Kronika TEMA

Një ish-trajner futbolli prej muajsh vazhdon përballjen me drejtësinë shqiptare, për akuzën e ngacmimit seksual të të miturve.

Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 5 vite burg për të pandehurin Sokol Metaj, vjeç.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se ish-trajneri S.M, në nëntor të 2015, është paraqitur në spitalin e Traumës, pasi kishte dëmtime të rënda në trup e fytyre.

Ai iu tha oficerëve të policisë se ishte goditur me mjete të forta në makinën e tij nga dy djem, R.V dhe K.GJ, të cilët i kishin vjedhur shumën prej 60 mijë lekësh.

Por, alibia e ish-trajnerit të futbollit, është rrezuar shpejt.

Dy gjimnazistët, të cilët u shoqëruan për tu pyetur për ngjarje, iu thanë hetuesve se ish-trajneri i kishte ngacmuar seksualisht, ndaj për këtë arsye e kishin goditur.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se S.M. e ka njohur të miturin K.Gj, përmes një mikut të tij dhe ka këmbëngulur që të uleshin në kafe sëbashku derisa gjimnazisti ka pranuar, raporton Neës 24.

Gjatë bisedës së zhvilluar mes tyre, trajneri asokohe i ka drejtuar pyetje të tilla si “a ke qejf të rrish me mua? A të pëlqej? Do të përgjigjesh mua sa herë që dua të rri me ty?” etj.

Pasi kanë përfunduar kafen, trajneri e ka marrë të miturin në makinën e tij dhe ka nisur ta prekë në vende intime. Pas shumë kundërshtimesh djali ka mundur të zbresë nga makina e ish-trajnerit dhe është larguar. Që prej këtij momenti, i mituri pretendon se ka tentuar të mos ketë më kontakte me ish-trajnerin, por ky i fundit ka këmbëngulur që të takoheshin.

Në momentin e ritakimit, ai i ka kërkuar llogari se përse nuk i ishte përgjigjur në telefon. I gjendur përballe një situate të tillë, i mituri është përpjekur ta fusë në kurth ish trajnerin duke i çuar mesazh ku thuhej se i kishte gjetur një mikun e tij, për “punën” që ai e donte.

Të tre kanë vendosur të takohen dhe me të hipur në makinën e ish-trajnerit ky i fundit ka kërkuar të qëndrojë vetëm me mikun e ri, R.V.

Në këto momente, dy të rinjtë e kanë rrahur trajnerin dhe ai ka përfunduar në spital dhe prej andej ne qelitë e paraburgimit, ku dhe ndodhet aktualisht.

Pasi dëgjoi pretencën e prokurorisë, gjykata i la 10 ditë kohë të pandehurit për të paraqitur pretendimet e tij.

1 komente në ““A të pëlqej?”: Zbardhen bisedat e trajnerit të futbollit, që ngacmonte seksualisht dy futbollistët e adoleshentë. Pas ngacmimit, ata e rrahën”

  1. Ilia says:

    Po sa eshte shtuar numri i ketyre perverseve. 5 vjet burg??? Per pedofili duhet te denohesh me 20 vjet burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje