Ish-deputeti i Vlorës, Koço Kokëdhima pasi ka treguar pse është frymëzuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump në jetën e tij, ka folur edhe për përjashtimin nga Partia Socialiste, politikanët që janë implikuar, por edhe për bizneset.
Ai theksoi se nuk do të largohet nga PS, duke theksuar se është socialist, por shtoi se duhet të bëhen disa ndryshime të rëndësishme. Ndërkaq, Kokëdhima u ndal edhe tek sistemi zgjedhor në vend, duke theksuar se në Shqipëri ka deformim të votës, dhe sipas tij “nuk bëhen zgjedhje të lira e të ndershme”.
“Unë nuk do të largohem nga PS, unë jam socialist, jam i majtë, jam i qartë për të gjithë situatën, dhe se çfarë do kërkoj. Dhe do t’i kërkoj me vendosmëri ato që i quaj të rëndësishme. Në Shqipëri nuk funksionon institucioni i votës, nuk bëhen zgjedhje të lira e të ndershme. Unë kam fituar me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në Shqipëri kemi deformime nga më të ndryshmet”, tha Kokëdhima.
Pasi shprehu qëndrimin për të mos u larguar nga PS, Kokëdhima u shpreh se do të zhvillojë një lëvizje brenda kësaj partie.
“Çdo parti duhet të mos i mohojë askujt të konkurrojë për një post. Do të zhvilloj një lëvizje brenda PS-së. Lëvizja ime synon reformimin e PS-së. Qëllimi është që anëtarësia e partisë të seleksionojë kandidatët për deputetë. Po kështu synohet sanksionim statutor që përfaqësuesit e PS t’i zgjedhë anëtarësia”.
Kokëdhima tha se së shpejti do të prezantojë të plotë këtë platformë.
“Në javët e ardhshme do ta prezantoj të plotë këtë platformë, si një alternativë debati në PS, pasi konsultimeve me njerëzit e partisë në gjithë vendin. Ne jemi afër zgjedhjeve të 2017 dhe gjithë këtë punë unë dua ta bëj me kujdes, që t’i shërbej objektivave elektorale të PS. T’i shërbejë fuqizimit të kësaj partie. Në javët e ardhshme do të vijoj konsultimet për të formësuar ndryshimet unë synoj”, tha Kokëdhima.
ME NE FUND O KOCO! TE LUMTE
Ti mre Koqe dikur ishe kamunist,tash je veç nji xhepist i majte.
Ti duhet te krijosh Partin e Hashashit.
Ti je fajtori kryesor per kete situat kaotike me hashashin qe osht mbjell ne tan Shqypnin. sepse dilje dhe derdellisje neper media dhe televizione per kanabisin medicinal dhe shqiptaret mendonin se ti je i plotfuqishmi i PS dhe krahu i afert i Edi Rames dhe besonin broçkullat e tua.
Ti ja fute thiken mbas shpine Edi Rames dhe PS.
Bon mire qe te perjashtuan se je menxyre biznesmen dhe nje … ,palo burre.
ooo koco kujdes se mos te thrrasin koqe tash e mrapa rri mor urt se te iku boja
Mero
Se pari ky eshte produkt I rilindjes
Se dyti ky bashke me kr rilindasin jane duke talle tr me ju te gjithe.
Sepse nuk ka si shpjegohet ndryshe qe asnje nga njerezit e tij nuk ka levizur nga pozicionet qe ky i ka emeruar si ne parti si ne administrate
I vetmi qe e ka kuptuar kete loje duket te jete ilir meta.
O Koço qelbesira. O gelbaza e Vlores! Tani kerkon qe ti zgjedh populli deputetet jo Rama. Po zgjedhjet qe bere ti ne partine e Vlores o i palare qe qelüb era. Po Tedi, Etjona etj. Po dhendrin tend, Dritan Lelin, kete Kavajs qe ja bere peshqesh Vlores o jargaç qe i bie me goje jo me dore podiumeve. Prit se ska mbaruar akoma. Eshte e thelle gropa jote.
mendoj se nuk eshte nje frymezim nga Donald Trump. Figura e z.Kokedhima nuk mund ti asaciohet figures se Trump, por modeli “Trump” eshte frymezues dhe duhet ndjekur dhe te ne. Levizja brenda PS eshte ne kohen e duhur qe kjo parti te mos shkaterrohet nga keta qe e trajtojne si cifligune e vete. Respekte per ju z.Kokedhima.
Duhet ti japim nje fund ketyre njerezve qe jane aty lart vetem permes votes tone. Duhet qe njerezit te kerkojne te drejtat e tyre, duhet te ndihen te perfaqesuar. Ju pershendes per kete levizje te guximshme dhe te drejte. Jeni i vetmi qe i ka kthyer syte nga populli dhe qe pas gjithe sulmit qe juve ju ben ne PS, ju vazhdoni ende te insistoni per reformimin e saj