Ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier viziton Turqinë për herë të parë pas puçit ushtarak në korrik. Pas takimit me homologun Cavusoglu, Steinmeier flet për bisedime jo të lehta.
Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier (SPD) ka shprehur qartë në vizitën e tij të parë në Turqi pas puçit ushtarak, shqetësimet e Gjermanisë për zhvillimet në vend, arrestimet masive dhe kufizimet e lirisë së mendimit. “Mos e kuptoni ju lutem, këtë si arrogancë, ose sikur po ju mësojmë”, u shpreh ai në takimin me ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu në Ankara. Steinmeier u shpreh se është ” më së paku i irrituar” për akuzën e Erdoganit se Gjermania është territor tërheqjeje për terroristët e partisë së ndaluar kurde, PKK.
Këtë akuzë ne “thjesht dhe troç nuk e kuptojmë”, shtoi ai. Por Steinmeier i është dashur të dëgjojë akuza të forta në Ankara. Cavusoglu ka përsëritur akuzën se Gjermania është vendstrehim i terroristëve të PKK-s dhe përkrahësve të “të çmendurit”, siç e quajti ai, Gylen.
Ministri i Jashtëm gjerman kritikoi arrestimet masive, por edhe theksoi rëndësinë e dialogut bilateral, raporton Deutsche Welle. “Është e rëndësishme që të flasim hapur dhe t’i themi të vërtetën njëri-tjetrit.” Steinmeier tha se e përshëndet Cavusoglunë për një “bisedë jo edhe aq të lehtë sot.”
Steinmeier pritet edhe nga presidenti turk, Erdogan dhe kryeministri Binali Yildirim. Ndërsa ministri i Jashtëm turk, Cavusoglu kritikoi rezolutën e Armenisë, por shprehu shpresën, që marrëdhëniet me Gjermaninë të kthehen shpejt “në kohën e dikurshme”. Ai lëvdoi prezencën e avionëve gjermanë të tipit Tornado në bazën turke Incirlik si një “kontribut të rëndësishëm, jo vetëm në luftën kundër Shtetit Islamik, por edhe në luftimin e terrorizmit në tërësi.”
Opozitarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut e akuzojnë Turqinë se nën pretendimin e luftimit të terrorizmit pas puçit ushtarak më 15 korrik po u mbyll gojën kritikëve të qeverisë dhe po lan hesape të vjetra. Pas puçit ushtarak autoritetet kanë arrestuar 35.000 vetë, dhjetëra mijëra të tjerë janë larguar nga puna.
keta gjermanet e merkel jane bere kokrat e karagjozeve edhe per nivelin shqiptar e jo me europian.
kjo merkeli i ve kushte amerikes per te respektuar te drejtat e njeriut
ndersa per legenet dhe njerzit me bisht te anadollit i keshillon miqesisht.
sa per prezencen gjermane nuk ju ben dot gje o turko
fati juaj eshte vulosur perfundimisht ajo toke do ju kthehet atyre qe ju takon kurdeve armeneve gjeorgjaneve dhe grekeve.
dridhuni koha juaj ne kete pjese te botes ka mbaruar!!!!
keshtu ndjehesh kur viziton nje hale sunitesh…………..