Të përjetosh ditën në stil dhe elegancë në CORTEFIEL

17 Nëntor 2016, 16:50Lifestyle TEMA
Të përjetosh ditën në stil dhe elegancë në

 

Ju ka ndodhur ndonjëherë të përjetoni ditën në vetëm 3 orë? Për më tepër me stil, elegancë e surpriza?

Data 10 Nëntor mblodhi së bashku njerëz të njohur nga bota e modës, artit, medias dhe biznesit në eventin e Cortefiel “From Morning To Night”.

Shoqëruar me sfilata e këshilla nga profesionistë të modës, eventi, i konceptuar si një udhëtim përgjatë ditës, evidentoi rëndësinë e të qënit elegant por mbi të gjitha të të ndjerit komod në çdo rast.

Koleksioni i veshjeve për femra e meshkuj i Cortefiel i plotëson përsosmërisht këto kërkesa, ndaj dhe të ftuarit patën mundësinë të mësonin më shumë sesi të jetojnë ditën me stilin, elegancën e prakticitetin e duhur.

Marka Cortefiel nën menaxhimin e ri nga Fashion Group premton tu sjellë blerësve alternativa të shumta në koleksionet e linjave të veshjeve Casual, Smart Casual dhe Best Seller, mbi të gjitha me çmime më të leverdisshme dhe për grupmoshat e blerësve nga 30 deri në 55 vjeç.

E krijuar në Spanjë në 1945 dhe prezente në tregun Shqiptar prej 5 vjetësh, Cortefiel, tashmë nën menaxhimin e Fashion Group Albania, është bërë pjesë e Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në vend e rajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje