Deputetja socialiste Olta Xhaçka ka reaguar ndaj Sali Berishës dhe Mimoza Hafizit lidhur me qëndrimet që ata kanë mbajtur ndaj aktit të studentes që sulmoi ministren Nikolla ditën e djeshme .
Duke komentuar deklarat e deputetes Hafizi për ngjarjen, Xhaçka tha se “Prisnim më shumë kulturë nga ata që librin e bën parti dhe inatin e kanë ideologji.”
Ndërkohë reagimi i saj ndaj Berishës është më i plotë.
“Reagimi ynë bëhet i detyrueshëm kur një personazh publik si Sali Berisha, del në mbrojtje dhe mbështet publikisht dhunën ndaj ministres Nikolla.
Personit qe ka kthyer parlamentin ne platformën personale te shfaqjes se karagjozllëkut me ekstrem cdo te enjte dhe e ka barbarizuar komunikimin publik përtej cdo kufiri duke mos kursuer as gratë qe ka dhunuar sistematikisht nga foltorja e parlamentit, i kujtojmë se është përtej e turpshme te perdoresh nje vajze për te dhunuar nje grua.
Turp për politikanë të tillë që solidarizohen me dhunën fizike ndaj një gruaje ministre, pavarësisht se kujt force politike apo kujt qeverie i përket.
Theksojme për qytetaret se e drejta e tubimit dhe e protestës është nje e drejte kushtetuese, thelbesore dhe e pacenueshme. Por si cdo e drejte njerezore ajo ka nje limit. Limiti mbaron atje ku fillon e drejta e tjetrit.
Pavaresisht pakënaqësisë apo revoltës personale qofte kjo edhe kolektive, fyerja dhe cenimi i integritetit te figurës se tjetrit nuk respekton parimet e bashkëjetesës demokratike dhe nuk ka asnjë lidhje me ushtrimin e te drejtës për te protestuar. Protesta si cdo e drejte duhet bere sipas mjeteve ligjore dhe duke respektuar te drejtat e tjetrit.
E theksojme, asnjë arsye nuk justifikon përdorimin e nje vajze për te ushtruar dhune mbi nje grua. Sensi i protestës e rebelimit, antikonformismi, apo kinse idealializmi për te dhunuar ne emer te padrejtësisë nuk mund te shërbejnë kurrsesi si justifikim për te tilla akte qe nuk kane asgjë te përbashkët me ligjin, qytetarinë, demokracinë apo shoqërinë qe duam te ndërtojnë”, tha Xhaçka,
Ndërkohë Xhaçka komentoi dhe deklarat e deputetes Hafizi pë rngjarjen.
“Shumë shkurt. Prisnim më shumë kulturë nga ata që librin e bën parti dhe inatin e kanë ideologji. “
Njani tropojan dhe tjetra shkodrane qe per ni post ministri shet edhe femijet e saje jo me interesat e kombit, kurse per tropojanet ka folur Noli per te gjithe.
Sidoqofte perseri politike behet ceshtja. Ka probleme te medha me arsimin dhe studentet ketu nuk dalin masivisht te protestojne. Universitetet jane kthyer ne fabrika diplomash ku sulen turmat te marrin nga nje karton e te futen ne pune me mik pavaresisht se futen ne master shkencor me mesatare 5…perfundimisht oj shqypni e mjera shqypni qe te kane pushtuar debilet dhe injorantet.
Mos i jepni ngjyren e Saliut sulmit te studentes.Sigurisht qe Saliu e inkurajon kete gje per interesat e veta por fakt eshte se edhe keta qe qeverisin nuk jane engjej por shiten te tille.Politikanet shqiptare kane pasur fat qe ky popull eshte aq i papjekur politikisht saqe vritet me njeri tjetrin dhe jo shkaktaret e vertete.Diku tjeter neper bote ne vend te salces do kerciste dinamiti por jo prej popullit me dele te Evropes.Dhe kete e dine hajduterit qe kane marre frenat ne dore 26 vjet rrjesht dhe ja kalojne here njerit here tjerit pushtetin.Jo me kot Perendimi deshiron ta ndihmoje kete popull hajdut ,te shitur dhe te paafte qe te beje dicka te mire ne favor te vet.