Presidenti amerikan, Barack Obama ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, djaloshin me origjinë shqiptare, Alex.
Alex është 6-vjeçari, i cili gjatë muajit shtator u bë i njohur, pasi i shkruajti një letër presidentit Obama, ku thoshte se ai dhe familja e tij donin të pranonin në shtëpinë e tyre fëmijën sirian, Omran Daqneesh, djaloshi që u shfaq në një video i mbuluar nga gjaku dhe pluhuri pas bombardimeve në Aleppo.
Obama i tha Alex se ishte ndierë vërtet krenar për të, kur lexoi letrën si edhe se shpresonte që mirësia dhe dashuria e tij, t’i bënte edhe të tjerët të ndiheshin ashtu si ai.
A nuk me gjen ndonjeri nje burim te vetem te vertetoje qe Alexi I ka prinderit shqiptare?
Mamaja e Alex, quhet Valbona. Eshte nga Gjirokastra dhe ka mbaruar juridikun. Keshtu qe te siguroj me 100% qe Alex eshte nga Shqiperia, sepse dhe i ati eshte shqiptar.
U therën 3 vogëlushe gjatë Presidencës së tijë dhe u burgosën mijëra shqiptarë anembane botës