Të ecësh i pashqetësuar mes bombave të pashpërthyera, duket se është pjesë e zakonshme e jetës për banorët qytetit sirian të Aleppos.
Në një video të publikuar, tregohet se si një bombë ruse e pashpërthyer në mes të qytetit, neglizhohet nga të gjithë kalimtarët.
Lufta e gjatë dhe e vazhdueshme e ka kthyer qytetin në rrënoja, ndërsa viktimat kanë qenë të shumta. Por, ajo që duket se është shkatërruar më shumë se gjithçka në Aleppo, është normaliteti i jetës.