Goditja e SHBA për serbët, kandidati për sekretar Shteti, Rudolf Giuliani: Ua kam thënë në sy, duhej t'ju bombardonim

19 Nëntor 2016, 19:37Rajoni TEMA

Ish- kryebashkiaku i New York, Rudolf Giuliani, tregoi në një intervistë për CNN të premten se si dukej vizita e tij në Beograd, në vitin 2012, dhe çka u kishte thënë serbëve atje.

Rudy Giuliani mbrojti fuqishëm lidhjet e tij të biznesit me qeveritë e huaja dhe punën e kompanisë së tij ligjore për klientë dhe vende të huaja, në një intervistë të premten në CNN.

Ish-kryebashkiaku i New York City, konsiderohet si kandidati më serioz për sekretar të Shtetit në Qeverinë e presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump, por raportimet e punës së tij të kaluar konsulente për qeveritë e huaja, duke përfshirë Katarin dhe Serbinë, kanë ngritur shqetësime për konflikt të interesit nëse ai do të zgjidhej në atë pozitë, raporton Express.

Giuliani kontaktoi CNN, në përgjigje të një historie nga KFile në CNN, rreth punës së tij konsulente në vitin 2012 me politikanët serbë të lidhur me të akuzuarin për krime lufte, Slobodan Milosevic.

Giuliani tha se kishte ofruar këshilla për zhvillimin e qytetit të Beogradit.

Në intervistën në atë kohë, Giuliani kishte thënë se ai ishte atje “për të dhënë këshilla” për Aleksandar Vucic, tani kryeministër i Serbisë, i cili kishte kandiduar për kryetar të komunës në atë kohë.

Giuliani tha se ai ishte paguar nga një kompani e Londrës të përfshirë në krijimin e përbashkët të një plani për zhvillimin ekonomik të Beogradit.

Raportimet e shtypit në atë kohë citojnë Vucic duke thënë se ai e kishte ftuar Giulianin ta këshillojë atë.

Në intervistën e së premtes, Giuliani tha se ai ishte i ftuar nga kompania e Londrës dhe se ekipi i tij ka vlerësuar ofertën dhe ka konstatuar se ata mund të japin këshilla të dobishme në qytet. Ai gjithashtu mbrojti përmbajtjen e konsulencës të tij.

“Nuk shkova atje dhe për t’u dhënë një adresë të marrëdhënieve me publikun”, tha ai.

“Unë shkova atje dhe mbajta një fjalim shumë thelbësor në një fushë të dijes, që është krejtësisht e ligjshme.

Unë nuk e di se çfarë është ajo që kam gabuar. Ose, si mund ta vizatoni se ka qenë e gabuar”.

Jam sjellur në një mënyrë shumë të ndershme. Përfshirë diçka shumë të guximshme, për të shtuar, ah po,’unë mendoj se ju është dashur që të bombardoheni’”, tha Giuliani, duke iu referuar bombardimeve të Jugosllavisë nga NATO.

“Sa njerëz shkojnë në një qytet dhe thonë: “Unë mendoj se ishte në rregull që u bombarduat. Ti e di se sa shpesh e kam bërë këtë”?

11 komente në “Goditja e SHBA për serbët, kandidati për sekretar Shteti, Rudolf Giuliani: Ua kam thënë në sy, duhej t’ju bombardonim”

  1. Ec aty !!!!!!!! Kjo eshte Amerika !
    Serbia eshte per tu bombarduar prape ,se ata lloj kafshesh nuk marrin vesh ndryshe !
    ??. ??. ??. ??. ??. ??. ??. ??

    1. Kellira says:

      O Detari! O shqiptar qe lexo nje rresht po dhe nje rresht jo. Lexoje me vemendje:
      “Giuliani punonte per nje Kompani londineze konsulence per zhvillimin e qytetit te Beogradit”.
      Di gje te kete ardhur ndonje kompani per zhvillimin e Tirones?!
      Serbet jane partnere. Ne llogje dime te bejme.

    2. ben says:

      E para
      ne te gjithe boten e dine qe rudi giuliani eshte te ajo pjese e amerikes qe eshte pro ruse dhe pro serbe. Dhe nese gazeta tema shkruan se Trump eshte bere mysylman nuk eshte se e ben faktin te vertete.
      E dyta
      Per te kuptuar pak me shume se Trump do I mbaje premtimet bile me shume gjasa do I tejkaloje ato eshte se shef te Cia vendosi nje nga njerzit me anti mysylmane ne amerike dhe ne bote.
      Dhe e treta
      Cuna te isis ose turq ngelur ketyre aneve para se te gezoheni beni mire te pagezoheni.

  2. Himarjoti says:

    Do na merziten keta byckat e janullates

  3. Eltoni says:

    Rudolf Giiuliani urren edhe podesten e klikes kriminale te SHQUP-it..

  4. says:

    Është humbje kohës të flasësh për ata momente dramatike.

  5. sit back and relaks says:

    old fart

    1. . says:

      Ja futi me nje fart Beogradit dhe i nxori tym o Arnaut

      1. sit back and relaks says:

        jo vetem old fart por edhe shok i ngushte me prostatin.

  6. alb sapun 15 leksh says:

    Legen qellove dhe ti o Rudy,kujdes nga Arnautat mos ju ki bese

  7. nje ish myslyman says:

    Ja mire , e bombarduat Serbine , po çfare doli nga kjo ? Na lindi nje shtet islamik , me prirje te theksuara xhihadiste , qe nuk ka kurfare mirenjohje per sakrificat e perendimit dhe kristianizmit , qe i krijoi . Nje popull qe vendos fene islame perpara kombit , qe ka derguar mbi 300 xhihadiste te luftojne per islam , qe ka krijuar dhe vazhdon te krijoje grupe terroriste ne Kosove , per aksione terrori e kamikazesh . Rastesisht , kam fjetur nje nate ne Prizren . Jam shokuar nga ulerimat e qindra xhamive , te gjitha ne nje kohe , jam habitur nga nje shetitje qe bera neper qytet . Njerez , te rinj e te moshuar , ulur neper çajnishte e nen hijet e pemeve , te gjithe me tespie ne duar , femra me shami e ferrexhe ne çdo rruge , madje edhe vajza fare te vogla . JO , ky nuk eshte qytet shqiptar , ketu askush nuk pyet per komb e Atdhe , por vetem per xhami , minare e Allah . Kjo eshte Kosova qe krijuat , zoti Xhuliani pas bombardimit , jeni te kenaqur me “vepren” tuaj ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje