Tri gjëra që i trembin serbët

19 Nëntor 2016, 20:25Rajoni TEMA

Tri gjëra i trembin qytetarët e Serbisë.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, i cili sqaron se çfarë kishte dëgjuar gjatë vizitës në Serbi.

Komentet e tij u bënë gjatë takimit me përfaqësues në Samitin e Diasporës.

Ai u pyet nga deputeti i Luginës së Preshevës, Riza Halimi nëse do të ketë një qasje të re të qeverisë serbe për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Jam shumë mirënjohës shqiptarëve të Luginës së Preshevës që ishin me mua në Beograd. Ne e kemi zgjidhur problemin e njohjes së diplomave.

Problemet krijohen nga burokracia. Në Serbi kishte një fjalë që thoshte; serbët i tremben avionëve të NATO-s, tankeve të Rusisë dhe zyrave të shtetit.

Ka edhe më keq nga pikëpamja e administratës dhe zvarritjes së procesit. Nga ana tjetër kemi hyrë në proces edhe për çështjen e librave në shqip për shkollën. Ne jemi në ndjekje. Para dhe pas vizitës, ka një komunikim konstant me palën serbe dhe ka shumë më disponim për të diskutuar çështjet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha ai.

1 komente në “Tri gjëra që i trembin serbët”

  1. alb sapun 15 leksh says:

    Srebine e trembin tre gjera kurse Greqine vetem nje gje,Turqia!
    Per te tjerat populli hellen nuk ka frike nga asgje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje