VIDEO/ Pamjet tronditëse: Spitali i fëmijëve bombardohet gjatë raportimit live

19 Nëntor 2016, 09:21Bota TEMA
VIDEO/ Pamjet tronditëse: Spitali i fëmijëve bombardohet

Skena terrori ka regjistruar ekuipazhit i rrjetit televiziv Arab Al Jazeera në Aleppo të Sirisë.

Gazetari i ishte duke raportuar mbi kushtet në spitalet e qytetit, kur zona afër ndërtesës u bombardua nga aviacioni sirian.

Bombardimi ndodhi herët në mëngjes të premten.

Spitali për fëmijët, në të cilin trajtohen edhe të plagosurit e luftës ka funksionuar normalisht.

Papritmas, ndërsa gazetari i veshur me një jelek antiplumb raporton nga brenda godinës, spitali është tronditur nga themelet, energjia elektrike shkëputet dhe materialet e ndërtimit bien mbi kokat e mjekëve dhe infermierëve.

Një dëshmi për përmasat reale të konfliktit që po konsumohet në Siri dhe ku paqja duket ende larg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje