Qarrishta, "fshati shqiptar" i hebrenjve

20 Nëntor 2016, 21:35Sociale TEMA

Ishte viti 1942 kur një fshat i vogël i Librazhdit, i pozicionuar thellë rrëzë malit do të shkruante historinë e besnikërisë, trimërisë dhe mikpritjes së shqiptarëve.

26 hebrenj, të cilët në atë kohë ndiqeshin nga gjermanët do të strehoheshin për rreth 2 vite e gjysmë në Qarrishtë, në familjen e Mefail Biçakut. Por përveç bujarisë dhe mikpritjes së të zotit të shtëpisë, ishte besnikëria e gjithë fshatit që bëri që askush të mos mësonte se këtu strehoheshin të huaj.

Tashmë kanë kaluar shumë vite, fëmijët dhe nipërit e Mefail Biçakut kanë rivendosur kontaktet me izraelitët, me iniciativë të këtyre të fundit, ndërsa tregojnë me krenari historinë e dëgjuar nga të parët.

“Krenarë jemi, jo vetëm ne si fëmijë, si familje, si fshat, por edhe si shtet”, u shpreh Livan Biçaku, djali i Mefail Biçakut.

Por vitet e mëvonshme do të sillnin një kalvar mundimesh dhe persekutimesh për familjen Biçaku.

“Gjyshin e futën për 3 vite në burg, pse mbajti hebrenjtë. E çuan edhe në psikiatri, se e keqtrajtuan shumë keq”, shprehet Elida Azbiu, mbesa e Mefail Biçakut.

Fshati Qarrishtë do të mbahet mend si fshati i heronjve dhe i mbajtjes së fjalës dhe me të drejte është quajtur “Toka e Besës”.

“Qarrishta ka histori, për të cilën është ndjerë shumë. Unë e ndjej veten krenar që ka pas dy element bazë: Burrërinë, besën dhe mikpritjen”, u shpreh Mehmet Biçaku, kryetar i shoqatës “Qarrishtë”.

Tashmë emri i familjes Biçaku dhe i Shqipërisë nderohet në Izrael dhe SHBA sa herë kujtohen viktimat dhe të mbijetuarit e nazizmit. Ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri nuk mbeti i vrarë asnjë hebre./TCH

3 komente në “Qarrishta, “fshati shqiptar” i hebrenjve”

  1. NJESHI says:

    HE mo dobica grek keni gje per te thene, ja cdo te thote SHQIPETARE ,, PA BESEN SHQIPETARE
    NUK DO TE KISHTE AS SHTET IZRAELT…………….. BESA SHQIPETARE ,,,,,, O SA MIR TE JESH SHQIPETARE

  2. petrit says:

    Sali Berisha me lulzim bashen janë nga Qarrishta

  3. Glauk says:

    Unë jam nga Qarrishta! Rrespekt për këta njerëz të mrekullueshëm! Krenar se jam pjesë e këtij farefisi. Ne, shqiptarët, jemi hyjnorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje