Turqi, dy bomba shpërthejnë gjatë një koncerti muzikor

20 Nëntor 2016, 16:18Sociale TEMA

Një koncert i muzikës pop në Turqi, u përfshi nga kaosi kur dy bomba artizanale shpërthyen mes të pranishmëve, duke lënë gjashtë të plagosur.

Shpërthimi i parë, i cili ishte edhe më i lehtë, u neglizhua nga të pranishmit, ndërsa i dyti bëri që koncerti i këngëtares Aleyna Tilki të ndërpritej, teksa njerëzit vraponin duke bërtitur.

Ngjarja ndodhi në Diyarbakir, në juglindje të Turqisë, ndërsa autoritetet nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë se kush mund të jetë përgjegjës. Megjithatë, kjo provincë është e njohur për praninë e lartë të kurdëve dhe episode të tilla janë përsëritur disa herë, në shenjë hakmarrjeje edhe ndaj përndjekjes që autoritetet turke iu kanë bërë kurdëve gjatë kësaj kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje