Uljet e mëdha në TEG paralizojnë trafikun në Tiranë

19 Nëntor 2016, 20:06Sociale TEMA
Uljet e mëdha në TEG paralizojnë trafikun në Tiranë

Dita e shtunë ka qënë vetëm dita e tretë e uljeve të mëdha te TEG, por kjo nuk i ka penguar qytetarët e Tiranës që të dynden drejt qëndrës tregtare, madje ky numër eshte aq i madh, sa trafiku pergjatë autostrades që të con ne TEG është paralizuar plotësisht.

Markat më të njohura në botë si Zara, Mango, Okaidi, Spar, Jumbo, si dhe Neptun, apo dyqane të tjera kanë ulur cmimet deri në 50 %.

Por TEG nuk ofron vetem ulje, gjithashtu për kategorinë më të dashur per të gjithë ne-fëmijët cdo ditë janë organizuar shfaqje të ndryshme nga teatri kukullave, shfaqje cirku, dhe festime pa fund.

Drejtuesit e TEG njoftojnë që shorteu i madh do të hidhet ditën e djelë, datë 20 Nëntor, në orën 18.00 ku për fituesin do të ofrohet një shumë prej 500.000 lek për të bërë blerje në të gjitha dyqanet e TEG.

Cdokush qe ka bërë një blerje 1000 lek e sipër ka mundësinë të jetë fituesi i këtij Shorteu të jashtëzakonshëm.

TEG do të jetë i hapur për qytetarët deri në orën 22.00 gjatë këtyre ditëve.

TEG, qëndra më e madhe ne Shqiperi është pjesë e Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator te investimeve në Shqipëri dhe një nga më të mëdhenjtë ne rajon.

 

 

 

1 komente në “Uljet e mëdha në TEG paralizojnë trafikun në Tiranë”

  1. Arber says:

    Ky nuk eshte lajm por reklame!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje