PROFILI: Gentiana, gruaja që do të hapë “Kutinë e Pandorës” së komunizmit

19 Nëntor 2016, 16:12Sociale TEMA

Deri tani është marrë me njerëz dhe ja ka dalë, ndërsa prej ditës së pardjeshme, Gentiana Sula do të hyjë në mbretërinë e frikshme të dosjeve t ëish-Sigugurimit të Shtetit për të gjetur aty mbetjet e rrezikshme që kanë kapluar politikën dhe administratën e shtetit shqiptar.

“Tani që ligji u kry do të nisim nga puna”, thotë kreu i Autoritetit për Informim mbi dosjet e Ish-Sigurimit, zonja Sula, menjëherë pas votimit në Kuvend të anëtarëve të kësaj trupe.

Nëse ka zyrtar të shtetit shqiptar që e njeh mirë problematikën e ish-viktimave të diktaturës komuniste, zoja Sula, është ndër më kompetentet.

Kur Edi Rama emëroi në vitin 2013, një grua në karrierë, të re në moshë, me një CV të shkëlqyer në organizatat më prestigjoze ndërkombëtare në krye të punës për trajtimin dhe dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë të komunizmit, pakush e mori seriozisht.

Gentiana Sula, një trashëgimtare e familjeve që kaluan persekutimin e dhunën e diktaturës, nuk e reklamoi punën e saj dhe pak mbajnë mend daljet e saj në studio televizive që përgjithësisht janë të mbushura edhe me gra që pëplasen e zihen për të drejtat e gjinisë së vet.

Por në tre vjetët e saj si zv.ministre e Mirëqenies Sociale, me funksionin për të trajtuar shtresën e ish-të përndjekurve, puna e saj i ka shënuar një nga rekordet më pozitive qeverisë së Edi Ramës, pikërisht për shpejtësinë dhe saktësinë e dhënies së dëmshpërblimit të kësaj shtrese me të cilët luhet e flitet për 25 vjet, por që çdo vit i detyron të rropaturit të ngrihen në greva e protesta.

Tani duket se gjërat jo vetëm janë në rrugën e zgjidhjes, por Edi Rama deklaroi pardje se deri në qershor të vitit të ardhshëm nuk do të mbetet ish-i burgosur i gjallë pa tërhequr dëmshpërblimin për burgimin e padrejtë në kohën e diktaturës.

Kryeministri e njihte mirë siç duket Gentiana Sulën kur ia besoi misionin e parë dhe më pas këtë të dytin që do të jetë natyrisht më i vështirë nga i pari; hapja e “Kutisë së Pandorës”, dosjet e tmerrshme të Sigurimit të Shtetit që të gjithë presin me ankth dhe për të cilët është folur gjithë këto vite, ku mijëra pseudonime kanë qarkulluar në media dhe afishe publike.

Gentiana Sula është një grua 47 vjeçare që nuk i pëlqen të flasë për veten, edhe pse ia kërkojmë që të shkruajmë këtë profil të saj informues.

Por CV-ja e saj flet shumë, duket se çdo gjë që e ka nisur e ka kryer dhe e ka kryer në perfeksion.

Një gjimnaziste që është vlerësuar me “medalje ari” për të gjitha dhjetat e saj, diplomimin si biologe natyrisht me rezultate të shkëlqyera, por edhe karrierën e saj intensive në organizata prestigjoze ndërkombëtare duke nisur nga UNICEF, ku ka punuar në krye të projekteve me vendet e Botës së Tretë dhe Ballkanit, Bankën Botërore, gjithashtru për Ballkanin dhe shtetet ish-komuniste etj.

Në të gjitha këto funksione Gentiana Sula është marrë me njerëzit, trajtimin dhe ndihmën për ta, ndërsa këtë herë ajo do të merret me shkresa të frikshme që emrin e kan dosje dhe për të cilat është thënë se po të hapen ato, në Shqipëri do të bëhet nami. Për shumë e shumë arsye askush nuk e ka marrë përsipër këtë barrë.

Dhe gruaja që po mbyll dosjet e të përndjekurve për dëmshpërblimin e tyre, ka bindjen se hapja e këtyre të rejave është një punë tjetër humanitare që ajo do ta shtojë në CV-në e saj të sukseshme.

Dhe pyetjes se “a janë zhdukur në këto vite dosjet përvëluese të Sigurimit, apo pjesë të tyre”, ajo i përgjigjet: Do ta shohim rrugës…” (Dailynews.al)

17 komente në “PROFILI: Gentiana, gruaja që do të hapë “Kutinë e Pandorës” së komunizmit”

  1. Nacionalisti says:

    Po mor plehra 47 vjece e “perndjekur” qe ka bere shkollen e larte ne koneh r qifte largut!
    A shkojne keto dy fakte bashke?
    Vellain tim nuk e lane per shkollen e mesme, imagjinojeni tani se cfare e perndjekure eshte!

    1. Bureto says:

      Cmira dhe kompleksi i inferioritetit i bejne disa te jene te palogjikshem. Edhe ne regjimin komunist kishte shume te presekutuar qe kane mbaruar shkollat, por mos harrojme se ata kane qene te gjithe te shkelqyer. Regjimi kishte nevoje dhe per specialiste te zote? Se kush do te punonte ne ata sektore sidomos kur ishin te veshtire si ne ndertimin e veprave te ndertimit, indusrstriale, bujqesi, miniera e etj? Ata, te cilet nuk mbarronin dot 7-vjecaren apo vitin e pare te shkolles se mesme? Edhe pse bene nga nje shkolle keta specialiste te prejardhur nga shtresa e te persekutuarve punuan ne sektoret me te veshtire dhe shpesh larg familjeve.

      sa i perket zonjes Sula, te cilen as qe e njoh dhe as se nga vjen dhe pse ka qene e persekutuar me duhet tu kujtoj disave qe e kane memorjen e shkurter se duke filluar nga vitet 1988-1990 Ramiz Alia, i liroi ca “burgjite’ Bile disa te perndjekur filluan t’i therritnin dhe ne mbledhjet e partise ashtu si disa qe i ngritenedhe ne ndonje post me te larte se atehere. ishte demagogjia e rradhes apo se frynte era e ndryshimit kjo ha diskutim. keshtu ne kete vazhde une njoh me dhjetra nga familjet e persekutuara qe ne ate kohe u lejuan te vazhdonin dhe studimet e larta, ne universitetin e Tiranes apo ne filialet e tij ne disa rrethe. Qe ka perfituar nga kjo ere edhe Zonja Sula kjo nuk ka diskutim, per me teper qe ne vitin 1988-1989 ajo ka qene vetem 19-20 vjeç. Megjithate jeta ka treguar se ia ka vlejtur arsimimi i saj. Mua nuk me mbetet vec t’i uroj sukses ne misionin e saj shume te veshtire, por edhe pse i vonuar, shume i domosdoshem.

  2. moskopoliti says:

    Cdo gje eshte propagande dhe corbe qensh qe ua hedhin shqiptareve…. Asgje ne politike nuk eshte rastesi…kjo duhet te jete vajza e radhes e adoptuar e plakut George Soros…

  3. shkodra says:

    Gentiana….makiazhi i radhes i nje politike qe genjeshtren e ka profesion….
    Dosjet e sigurimit,spastrimi me te kaluaren duheshin bere ne kohen e tyre….tani eshte shume vone dhe pa asnje efekt konkret…….tani efekti eshte dekorativ……

    ….edhe vete varrhumburit qeshin me kete komedi……sa keq !

    1. Eltoni says:

      Shkodra pa problem dhe pa merak nuk ka ngelur gje per tu hapur vetem mendja e ketij mileti,famekeqi berisha+famekeqi gazidede-visho i asaj kohe 91-in kane bere namin duke futur hundet+duat pastrim+zhdukje totale te dosjeve,ish-sekretari i PPSH sali ram berisha po te ishte i tille individ jo burre qe as ka qene dhe as nuk eshte duhet ti hapte ne 91-in…

  4. linda says:

    o naconalost I qelbur bjeri mire lapsit beji llogarite kur ra komunizmi ajo ka qene vetem 20 vjec prandaj ajo kapatur familjen e persekutuar dhe a ka ditur aq vellai jot si ka mesuar kjo vajze.

    1. Tani.deutschland says:

      2016 – 47 baraz me 1969
      Domethene duhet te jete e ditelindjes 1969
      Domethene ne vitin 1992 ka qene 23 vjecare
      Domethene ka qene gjysem e persekutuar se ka bere nje here shkollen e monizmit…..
      Domethene vari lesht sa mire kemi bere qe kemi ikur
      Me kohe nga ai mocal qe quhet Shqiperi ku sigurimsat ia lene stafeten njeri tjetrit…

    2. Nacionalisti says:

      Ti plehre i bie 23 vjec te ketecqene pasi ne 92 u be me konkurs sepse une vet jam i ketij brezi, 43 vjec jo 47, pra duhet te jete e “perndjekur” si ti!

      1. Tani.deuschland says:

        Po ti c’ pate ishe mire?
        Edhe une ate thashe sot eshte 47 vjec atehere ne 1992 ja qene 23 !!!
        Te rekomandoj qe fjalen pleher ta perdoresh me me kursim se pastaj hyn ne fuqi shprehja:
        I shari, te shan !
        O PLEHRE.

    3. Nacionalisti says:

      Ti plehre i bie 23 vjec te ketecqene pasi ne 92 u be me konkurs sepse une vet jam i ketij brezi, 43 vjec jo 47, pra duhet te jete e “perndjekur” si ti! Shihni se ne cdo post jane ish grate , ish .. e Edvinit

  5. LORA says:

    I uroj sukses ne punen e saj te re Gentriana Sules dhe komisionit qe ajo do te drejtoje.S’marr asnje te drejte t’a paragjykoj dobine e punes se saj,ne avance.Aq pak sa ka dale ne media me ka lene pershtypjen e nje njeriu serioz dhe modest.

  6. gjethi says:

    Mire mor ju goret e sales qe nuk paskeni besim ne kete gruan?!pse nuk ua hapi sali udb-ja dosjet kur i kishte te gjitha mundesite qe ne vitin92?po ua them une:sepse duhej te zhdukte e te pastronte dosjen e tij, te familjarve e bashkpunetorve, vetem ne dosjen kunder Rukije Rames selim bersha(vllai i sales) ka patur 12 faqe deshmi qe i jane hequr dosjes se saj….duhej zhdukur edhe dosja si deshmitar kunder shoshorit lere pastaj dosja e “penicilines”por dosjet e ju spiunve te vegjel nuk i ka plasur per t’ua pastruar keshtu qe ata qe i keni spiunuar do e marrin vesh shume shpejt se kush ka qene bishti qenit!

  7. durrsaku says:

    nacionalisti cmund te na thuash x berishovicin tand , qe ne kohen e dulles vinte nga vicidoli ne tiran me studime dhe me pas x specializim ne paris ?????????

    1. Nacionalisti says:

      Berishovici eshte joti, sikurse kjo “e persekutuara”, nuk po flas as per komunistat e kuq dhe as per komunistat blu! Besoj de ne vijim do beni nje ndarje te qarte me komunistat dhe ish- Komunistat

  8. joel shkodra says:

    Asgje s’ka per te ndodhur. Prape nuk do te nxjerrin emra nga dosjet, sepse, edhe nese spiunet me pseudonime kane vdekur, jane gjalle bijte e nipat e tyre.

  9. Nacionalisti says:

    Ka qene nje Shkrim diku tek rreth-rrotullimi(mbikalimi) i Kamzes Shkruar ne nje siperfaqe relativisht te madhe qe vlen tamam per ju qe po i hidhni hi ne sy popullit.
    HANI MUT, QERAS QEVERIA!

  10. sokol Gogo says:

    Perseri farse. Nuk e di sa e persekutuar eshte zonja Grnta, por di qe i shoqi i saj Gent Sula, sot eshte nje nga te preferuarit e qeverise per tenderat me fonde publike. Sapo mori nje tender prej 10 milion eurosh nga Ministria e Kultures. Motra e saj , edhe ajo e persekuatuar eshte nuse te Dulaket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje