Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të ndryshojë së shpejti rregullat e lëvizjes së lirë dhe të shërbimit pa viza në zonën Shengen. Presidenti i Komisionit Evropian, Juncker u shpreh se në nëntor Komisioni do të propozojë një Sistem Evropian Informacioni për Udhëtimet (ETIAS) – një sistem i automatizuar për të përcaktuar se kush do të lejohet të udhëtojë në zonën Shengen.
Shqipëria është bërë pjesë e regjimit pa viza që prej vitit 2010 është pjesë e regjimit pa viza. Çfarë do të ndryshojë dhe çfarë duhet të dini mbi këtë ndryshim?
Pyetjet dhe përgjigjet e mëposhtme të vënë në dispozicion nga zyra e BE-së në Shqipëri, do t’ju ndihmojnë për të qenë më të qartë mbi lëvizjen tuaj në BE.
Çfarë është Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS)?
ETIAS do të jetë një sistem i automatizuar IT i krijuar për të identifikuar çdo risk që lidhet me një vizitor të përjashtuar nga viza që udhëton në Zonën Schengen. Gjithë shtetasit e vendeve të treta të përjashtuar nga viza, që planifikojnë të udhëtojnë në zonën Schengen,do të duhet të aplikojnë për autorizim udhëtimi përmes sistemit para udhëtimit të tyre.
Informacioni i mbledhur përmes sistemit, në respekt të plotë me të drejtat themelore dhe mbrojtjen e të dhënave do të mundësojë verifikim të avancuar të risqeve potenciale për sigurinë apo migrimin e parregullt. Autorizimi ETIAS nuk është vizë.
Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave sërish do të mund të udhëtojnë pa viza, por do t’u kërkohet, si kusht i detyrueshëm për hyrje në zonën Schengen,që të marrin një autorizim para udhëtimit të tyre. Me qëllim që të vendoset nëse do të jepet apo refuzohet një kërkesë për të udhëtuar në BE, sistemi do të kryejë kontrolle të mëparshme dhe do të japë apo refuzojë autorizimin e udhëtimit.
Ndonëse vendimi përfundimtar për të lejuar apo refuzuar një hyrje do të merret gjithnjë nga rojat kombëtare të kufirit që kryejnë kontrollet kufitare në kuadrin e Kodit të Kufijve Schengen, verifikimet paraprake të udhëtarëve të vendeve të treta të përjashtuar nga vizat do t’i lehtësojnë kontrollet kufitare dhe do të sigurojnë një vlerësim të koordinuar dhe të harmonizuar të riskut të shtetasve të vendeve të treta, si dhe do të reduktojnë shumë numrin e refuzimeve të hyrjes në pikat e kalimit të kufirit.
Cili është ndryshimi mes një vize Schengen dhe një autorizimi për udhëtim ETIAS?
Para së gjithash, ETIAS nuk është vizë. Një udhëtar pa vizë sigurisht që nuk ka nevojë për vizë për të hyrë në zonën Schengen. ETIAS nuk do ta ndryshojë këtë. ETIAS është një sistem më i lehtë, shumë më i lirë, më i shpejtë dhe më miqësor me vizitorët që në më shumë se 95% të rasteve do të rezultojë me një përgjigje pozitive brenda pak minutave.
Nuk mund të krahasohet me një vizë Schengen. ETIAS është një hap procedural i nevojshëm dhe i vogël për gjithë udhëtarët e përjashtuar nga vizat, që do t’u mundësojë atyre të shmangin burokracinë dhe vonesat kur paraqiten në kufij.
Prandaj ETIAS jo vetëm që do të respektojë plotësisht statusin pa viza, por edhe do të lehtësojë kalimin e kufirit të jashtëm Schengen për qytetarët e vendeve të treta të përjashtuar nga vizat dhe do t’u mundësojë vizitorëve pa viza të gëzojnë plotësisht statusin e tyre.
Një autorizim udhëtimi ETIAS nuk nënkupton kërkesat e një vize. Nuk ka nevojë të shkohet në konsullatë për të bërë një aplikim, nuk kërkohet regjistrim biometrik dhe mblidhet dhe vlerësohet shumë më pak informacion sesa gjatë një procedure aplikimi për vizë.
Ndërsa, si rregull i përgjithshëm, një procedurë për vizë Schengen mund të kërkojë deri në 15 ditë dhe në disa raste mund të zgjatet deri në 30 apo 60 ditë, aplikimi online ETIAS kërkon vetëm pak minuta për t’u plotësuar. Vlefshmëria do të jetë për një periudhë prej pesë vjetësh, shumë më e gjatë sesa vlefshmëria e një vize Schengen. ETIAS do të jetë gjithashtu i vlefshëm për një numër të pakufizuar hyrjesh.
Çfarë duhet të bëjnë udhëtarët e përjashtuar nga vizat para udhëtimit?
Udhëtarët do të duhet të bëjnë një aplikim online përmes një uebsajti të dedikuar apo një aplikim për pajisje të lëvizshme. Plotësimi i aplikimit nuk duhet të marrë më shumë se 10 minuta dhe nuk duhet të kërkojë asnjë dokument përtej një dokumenti udhëtimi (një pasaportë apo dokument tjetër ekuivalent).
Në rast paaftësie për të bërë një aplikim (për shkak të moshës, nivelit të shkrimit dhe këndimit, qasjes në teknologjinë informative dhe kompetencave, etj.) aplikimet mund të paraqiten nga një person i tretë. Një pagesë elektronike prej 5 € për çdo aplikim do të kërkohet për gjithë aplikuesit mbi moshën 18 vjeç. Ky proces (dhe pagesa) do të duhet të rinovohen vetëm në fund të vlefshmërisë së autorizimit të udhëtimit.
Metodat e pagesës elektronike do të marrin parasysh zhvillimet teknologjike dhe disponueshmërinë e tyre në vendet pa viza, me qëllim që të mos pengohen shtetasit e vendeve të treta pa viza që mund të mos kenë qasje në disa mënyra pagesash kur aplikojnë për një autorizim ETIAS.
Procesi i automatizuar i vlerësimit do të nisë pasi të konfirmohet mbledhja e tarifave. Shumicës së aplikuesve (që pritet të jetë më shumë se 95% e gjithë rasteve) do t’u jepet miratimi i automatizuar (kur nuk ka rezultate në bazat e kërkuara të të dhënave, në listën e dedikuar ETIAS apo kundrejt rregullave të verifikuara të përcaktuara qartë) që do t’u komunikohet disa minuta pas pagesës.
Nëse ka një rezultat apo ndonjë rezultat të pavendosur të procesit të automatizuar, do të kryhet trajtimi manual i aplikimit nga Njësia Qendrore e Rojës Evropiane Kufitare dhe Bregdetare apo nga një ekip i një Shteti Anëtar. Kjo mund ta zgjasë kohën e përgjigjes ndaj shtetasit të vendit të tretë të përjashtuar nga viza deri në 72 orë. Në rrethana shumë të veçanta mund të kërkohet informacion dhe hapa të mëtejshme nga aplikantët, por në të gjitha rastet një vendim përfundimtar do të merret brenda dy javëve nga aplikimi i tyre.
Nga përafërsisht 5% e aplikimeve që prodhojnë një apo disa rezultate, pritet që 3-4% të marrin një vendim pozitiv pasi Njësia Qendrore ETIAS të verifikojë të dhënat, ndërsa pjesa e mbetur prej 1-2% do të transferohet në Njësitë Kombëtare ETIAS për përpunim manual. Pas vendimit aplikuesve do t’u jepet një përgjigje me email me një autorizim udhëtimi të vlefshëm apo një justifikim për refuzimin.
Çfarë ndodh nëse një personi i është refuzuar autorizimi i udhëtimit nga ETIAS?
Nëse autorizimi i udhëtimit është refuzuar, aplikuesi do të ketë gjithnjë të drejtën të apelojë. Apelet mund të bëhen në Shtetin Anëtar që ka marrë vendimin mbi aplikimin dhe në përputhje me ligjin kombëtar të atij Shteti Anëtar.
Aplikuesi do të informohet se cili autoritet kombëtar ishte përgjegjës për përpunimin dhe vendimin për autorizimin e tij/saj të udhëtimit, si dhe informacion lidhur me procedurën që do të ndiqet në rast apeli. Nëse udhëtari e konsideron trajtimin si të padrejtë, atij/asaj i jepet gjithashtu e drejta të kërkojë korrigjim apo të kërkojë qasje në informacion përmes autoritetit kombëtar.
Cila është vlefshmëria e një autorizimi udhëtimi ETIAS?
Vlefshmëria e autorizimit të udhëtimit do të jetë 5 vjet (ose deri në datën e mbarimit të afatit të dokumentit të udhëtimit).
Çfarë do të ndodhë në pikën e kalimit të kufirit?
Pas mbërritjes në pikën e kalimit të kufirit të zonës Schengen, roja kufitare do të lexojë elektronikisht të dhënat e dokumentit të udhëtimit, duke bërë në këtë mënyrë pyetje në baza të ndryshme të dhënash, siç parashikohet nga Kodi i Kufirit Schengen, duke përfshirë pyetje në ETIAS në rast të udhëtarëve të përjashtuar nga vizat.
• Nëse nuk ka autorizim të vlefshëm udhëtimi ETIAS, rojat kufitare do t’ia refuzojnë hyrjen dhe do ta regjistrojnë udhëtarin dhe refuzimin e hyrjes në EES.
• Nëse ka një autorizim të vlefshëm udhëtimi, procesi i kontrollit kufitar do të kryhet sipas Kodit aktual të Kufirit Schengen. Si rezultat i këtij procesi, udhëtari mund të autorizohet të hyjë në zonën Schengen ose t’i refuzohet qasja sipas kushteve të përcaktuara në Kodin e Kufirit Schengen
KJo eshte vetem per qytetaret e thjeshte qe nuk mund te aplikojne dot nepermjet internetit dhe te thone: ja kam bere dhe Shengenit se nuk e dua dhe keshtu zvogelohet ne maximum levizja e lire. Por humbjet jane dhe per zonen Shegen se te gjitha shpenzimet qe ben qytetari do te ishin ne te mire te kesaj zone. Keto jane gjerdhe demokratike; ta jap, por nuk ta leshoj etj. Kjo bote keshtu u gatua tani . Dhe themi demokraci, liri, por fjalen barazi (égalité) nuk e zeme me ne goje deri sa ti bejne njerezit qe te ulin perfundimisht koken. Pastaj do thone (ata) rrofte diktatura qe i kishte te gjithe te barabarte, pavaresisht se te varfer.
Jo viza po viza.
Shume mire ja u ke thene!Na harxhuan gjithe kete kohe duke lexuar nje artikull pa vlere.Jo Viza, po Viza
Nen kuadrin e Levizjes se lire vendosen pengesat nga vended demokratike te euro-pordhes.
Hahahahahaaaaaaa.
Jo viza po leje.
Qar e kujtojne miletin keta kamkum???????
UNE SKUPTOVA AS KUR GJO KJO QE LEXOVA ESHTE SI ME THON KU ISHE ? AS GJE KUNDI. C BONE ? KUR GJO,KUR ISHTE THJESHT KISHIM BESDIRA TANI AJD BAB PER QAFF KRAB, LESH E LI U BO KJO PUNE
5 x miljona banor te Europes lindore = fitim prallor !
Reciprocitet,te vendosim dhe ne te njejten shume,te njejten metode per tu futur ne Shqiperi !
undefined
Per ju qe skeni kuptuar..tashme e tutje..do te rregjistrohen ata qe hyjne e dalin ne Shengen…me ket rast paguani dhe nje 5 euroshe per mbajtjen e ketyre rregjistrave
Autorizimi qe kerkojne eshte nje sebep per tu marre te gjitheve nga 5 Euro.Pse ku do dalin parate qe po shpenzon BE per refugjatet?
Spjegimi eshte shume i qarte.keto jane rregullat qe perdor SHBA per qytetaret e 37 vendeve qe nuk kane nevoje per vize hyrje ne SHBA,por kete procedure disa minuteshe online jane te detyruar ta bejne.
Eshte shum e vertete.un kur udhetij per ne usae bej cdo dere qe nisem kete aplikim.kurse per shtetasit shqipetare eshte nje hap prapa.nga pa viza,tani u duhet nje miratim kerkese.pra nje leje.ose me sakt nje vize elektrinike.
How long is an ETIAS valid for?
ETIAS applications, once approved, are likely to be valid for two years. This means that travellers would not have to apply and pay for an ETIAS every time they visited an EU country, which would be impracticable for people visiting regularly on business, to visit family or on holiday. However, it is the traveller’s responsibility to comply with all regulations, including having a valid ESTA or ETIAS before travelling, once the new scheme is introduced. If you are unsure when your ESTA or ETIAS expires, you will be able to check online by using the ETIAS portal and providing basic information about your previous application.
https://www.euimmigration.org/etias-eu-visa.html
…
When will ETIAS be implemented?
Although the ETIAS programme is currently the topic of much debate, it is unlikely to be introduced for several years. The EU Commission is due to publish details of its proposal in late 2016, which will make the facts about the proposed ETIAS much clearer. The proposal would need to be voted on by Schengen member states within the European Council and then be approved by the European Parliament. In the meantime, UK citizens and travellers from other visa waiver countries can continue to travel to Europe as before, with just the need to present a valid passport at the external border.
Ca Jan kto rregulla nga kjo Europe e shkerdhyer cop ju bofshin terrorist at se vet e keni fain .e tani do paguim ne.po ta ket dhe greqia ne dor dhenien e kesaj leje ne shqiptaret ta harrooim qe do levizim me se te gjith e kemi nga nje gje ne greqi te pederastave.ropt UA shkerdheft terrorizmi europes
Mund te me thote dikush ku eshte Webseite per te bere aplikimin Online?
Faleminderit