Ky është momenti kur një militant i ISIS vrapon drejt forcave irakiane për të hedhur më pas veten në erë pranë tyre.
Por, përpjekja e dëshpëruar duket se ka qenë e kotë, pasi xhihadisti shpërthen pranë një makine të blinduar.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit të Mosulit, ku luftimet mes ushtrisë dhe forcave kurde me militantët e Shtetit Islamik, vazhdojnë ende.
Ata kanë arritur të shkatërrojnë disa baza xhihadistësh, ndërsa rrethi i ISIS në qytet është ngushtuar së tepërmi. Por, militantët kanë vazhduar përpjekjet e tyre të dëshpëruara, me sulme vetëvrasëse.