Një gjykatëse në Kentucky, SHBA, ka lejuar një të dënuar të takojë për herë të parë fëmijën e tij, një muajsh.
Momenti prekës mes 24-vjeçarit James Roeder dhe djalit të tij, është regjistruar nga kamerat në sallën e gjyqit, kur gjykatësja Amber Wolf i ka lejuar të takohen.
Roeder është i akuzuar për vjedhje bashkë me bashkëshorten e tij, e cila gjendet në lirim me kusht. Ndërmjet tyre ka një urdhër gjykate që iu ndalon çdo kontakt.
Por Wolf tha përpara kamerave se do të bënte një përjashtim të përkohshëm, vetëm që Roeder të mund të takonte për herë të parë të birin.
Siç shihet edhe nga pamjet, momenti nuk ka qenë emocional vetëm për Roeder dhe bashkëshorten e tij, por për të gjithë të pranishmit, përfshirë edhe vetë gjykatësen.
Shume gje e bukur qe me mbushe me shprese se bota do vazhdoje te jetoje.
Nuk kane mbaruar akoma njerezit e mire e kjo gje me jep shprese.
… Interesane eshte se i ka thene ···:_” ..dhe ta. takosh kete femije.,” dhe jo …ta takosh femijen tend