Donald Trump ka bërë një status në Twitter që ka hapur shumë debate.
Ai ka shkruajtur se Britania do të bënte mirë të caktone Nigel Farage, kreun e partisë UKIP, si ambasador të Britanisë në SHBA.
“Shumë njerëz do të donin të shihnin Nigel Farage si ambasador të Britanisë në SHBA. Do të bënte një punë shumë të mirë”, ka shkruajtur ai.
Trump dhe Farage janë miq dhe ky i fundit ka qenë në mitingjet e Trump gjatë verës.
Farage ishte i pari politikan britanik që vizitoi Trumpin pas fitores, ndërkohë që me kryeministrin May, Donald Trump foli në telefon.
Ku je o Enver ti futesh nga nje gjyle topi 200 !?