Një aksident masiv ka ndodhur në Kinë, në autostradën që lidh Pekinin me Kunming, ndërsa pamjet dramatike të pasojave, kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Rreth 56 automjete janë përplasur me njëra tjetrën, duke shkaktuar 17 të vdekur dhe një numër edhe më të lartë të plagosurish.
Sipas autoriteteve, shkak i aksidentin ka qenë dëbora dhe ngrica në autostradë.
Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Kinë, ndërsa OBSH vlerëson se më tepër se 260,000 persona kanë vdekur në rrugët e vendit aziatik gjatë vitit 2013.