Poezia prekëse e të atit për Ergin, që thoshte gjithçka për vdekjen

22 Nëntor 2016, 13:08Sociale TEMA

Një aksident tragjik ndodhi në ish Bllok mbrëmjen e të hënës ku humbën jetën dy të rinj, 22 vjeçari Ergi Dini dhe shoku i tij Kejdi Halili, 21 vjeç. I ati i Ergit ka njoftuar për të gjithë të afërmit e tyre lajmin e hidhur në rrjetet sociale, por ajo çka bie në sy është edhe një poezi për çastin më të keq, vdekjen.

“Ju njoftojmë se mbrëmë si rrjedhojë e një aksidenti fatal. U nda nga jeta, djali ynë Ergi Dini. Varrimi bëhet në orën 15:30. Familja e Dashamir Dinit, Shkodër”, shkruani i ati, Dashamiri. Ndërkohë që më poshtë është poezia e të ati të Ergit, shkruar një ditë para ngjarjes tragjike për të birin.

Çasti i keq

Vdekja më vështron me sytë tuaj…

Retë dhe pulbardhat digjen nga perëndimi.

Mbi buzët tuaja prej lamtumire, më pret puthja e fundit.

Hëh! Trendafilat prej gjaku të urrejtjes,

do thahen në parvazin e horizontit.

Unë pres i veshur me smokingun e zi te muzgut, të takoj ditën tjetër…

Dashamir Dini

1 komente në “Poezia prekëse e të atit për Ergin, që thoshte gjithçka për vdekjen”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    U prehshin ne paqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje