VIDEO/ Flet Alma që u bë e “famshme” në rrjet, nga lutjet e ish-të dashurit: S’shkoj dot në shtëpi, po më kërkojnë vëllezërit

21 Nëntor 2016, 19:54Sociale TEMA

Videot e Erjonit që kërkon Almën, janë kthyer hit në rrjetet sociale.

Sot, ata kanë qenë të ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”.

“Videon e kanë parë familjarët e mi. Dy djemtë, vëllezërit dhe prindërit. Keta jane ne gjendje shoku ende”, tha ajo.

“Unë prej saj nuk shkoj dot në Lezhë. Motra më tha se po më kërkojnë vëllezërit që i kam fanatikë. Kam frikë se mos i bëjnë gjë Erjonit”, rrëfeu Alma.

Por Erjoni ka ndërhyrë duke thënë se është gati t’i takojë.

Ajo tregoi se Erjoni konsumonte alkool dhe ajo u largua në Greqi pas problemeve me të.

Alma thotë se ka qenë e martuar dhe ka dy djem.

Ajo tregon se është mërzitur shumë prej videove të Erjonit dhe komenteve negative që kanë marrë.


20161121-190826 by e-d21


20161121-185734 by e-d21

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje