Momenti tronditës, vajza e vogël sulmohet nga tigri
Ky është momenti kur një vajzë e vogël sulmohet nga një tigër gjatë një paradës së një shfaqjeje në Arabinë Saudite.
Pamjet e filmuara nga të pranishmit, tregojnë momentin kur tigri parakalon i lidhur me një zinixhir, ndërsa fëmija ndalon një moment pas tij. Papritur, ai duket i frikësuar dhe sulmon vajzën, duke dalë nga kontrolli i kujdestarit të tij.
Por, falë ndërhyrjes në kohë të personave të pranishëm, vajza u shpëtua ndërsa është duke u kuruar në spital.
Video është shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale, si edhe në Youtube, ndërsa ka ngjallur mjaft debat në lidhje me trajtimin e kafshëve të egra. Sipas disa ekspertëve, edhe kur janë të zbutura, ato përbëjnë rrezik, pasi agresiviteti është në natyrën e tyre.