Ardiani: Sa do të doja t’i thoja një ditë, Koli, e mban mend...

21 Nëntor 2016, 09:42Sociale TEMA

Ardian Olldashi, vëllai i madh i Sokolit tregon se ende nuk e ka marrë veten nga humbja e vëllait të tij.

“Kur e mendoj veten të plakur një ditë, përballë një filxhani kafeje, do të jem i dënuar të ndaj kujtimet me veten time.

Vëllai është gjaku yt, shoqërues në jetë, pavarësisht çfarë ndodh. Koha e kaluar me të, fëmijëria, ndër më të bukurat për shumëkënd, lë pas imazhe të turbullta që duhen ndarë shpesh me ata që ke pranë, ndryshe, zhduken. Sa do të doja t’i thoja një ditë: Koli, e mban mend kur ti, kur ne…

Ja pra, që nuk do kem më kë të bisedoj në këtë dimension, ndaj në këtë pikë, ndihem si jetim.

Edhe vëllai të lënka të tillë. Megjithëse kam kaluar fëmijëri të vështirë, jeta dhe rrethanat nuk arritën ta zhveshin atë moshë nga bukuria e saj.

Jemi rritur me vuajtje, kjo për shkak të internimit që ka kaluar familja jonë.

Por ndarja nga jeta e Sokolit, është momenti më i vështirë në jetën time, deri më tani.

E pranoj, nuk ka qenë e lehtë për t’u përballuar, por jam dhe duhet të jem i fortë, për fëmijët e mi dhe të Kolit, pavarësisht se unë nuk e zëvendësoj dot figurën e babait, por do të jem aty, sa herë atë të kenë nevojë për ndihmë apo për një këshillë”, thotë ai për “Dita”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje