Çfarë padrejtësie i është bërë Mirelës?!

21 Nëntor 2016, 16:20Sociale TEMA

Nga Irena Beqiraj

Rreth viteve 2000  kur  punoja në Fakultetin Ekonomik ,kishte  studentë të cilët nuk merrin dot provimet por merrin cdo muaj bursë nga shteti spese vinin nga familje të varfra.

Përse paratë publike duhet të investoheshin tek një student që vinte  nga familje me të ardhura të pakta por që ngrihej  nga gjumi në 12, nuk shkonte në shkollë, sorrollatej  rrugëve e kafeneve, merrte një 5  me të shtyrë vetëm  herën te tretë? Përse ?

Por shteti si gjithmonë reflekton  mëndësinë  popullore. Me hapjen e universiteteve private  kuptova se kjo mëndësi kishte kapluar  familjet shqiptare  të cilat paguanin , edhe pse i riu/e reja nuk e ka mendjen tek shkolla, por e përdor atë si albi për të bërë “asgjë “ sespe medemek  është student !

Kjo sëmundje për disa familje shqiptare nuk mbaron këtu. Disa syresh mjafton  të kënë para dhe tentojnë të cojnë fëmijet e tyre edhe në universitete jashtë edhe pse fëmija nuk ka interesin e nevojshëm për shkollë.

A thua regjistrimi në universitet shëron dembelizmin/budallallëkun? A thua nëse ke mundësi ta regjistrosh në një shkollë jashtë, të gjitha këto  do të shërohen edhe më shpejt?

Jo . Regjistrimi në universitet nuk shëron as dembelizmin as budallallëkun. Thjesht të kthen në budalla a dembel me diplomë, i cili realisht është më i rezikshëm për shoqërinë se budallai i parë.

Universiteti është investim, që cdo familje individ bën për vehte dhe pjestarin e vet. Shteti  duhet të investojë dhe  paguajë  për të gjithë ato të cilët mund tja kthejnë investimin e bërë  shoqërisë,  dhe publikut.

Sinqerisht nuk më shqetëson salca në kokën e një ministreje, dhe jam kundra trajtimit patetik si dhunë kundër një gruaje , aq më pak më shqeteson fakti a do të shpallet studentja heroina e kohëve moderne?!.

Ajo që me shqetëson është një tjetër pyejte,  po cfarë padrejtësie i është bërë Studentes?

Nuk ka mundësi të paguajë masterin, historia personale, por jo vetëm ajo por dhe mijëra të tjerë, të cilën studentja pretendon se përfaqëson.

Nëse është studente shumë e mirë duhet të aplikoje për bursë. Nëse jo i ka berë llogaritë gabim. Universitetet  aq më tëpër masterat doktoraturat nuk mund të jenë, vende  ku mjafton të kesh dëshirë  dhe je Brenda.

Shpresoj që shumë shpejt të vij dita, që universiteti të jetë “vërtet institucioni I dijes, dhe pjesë e tij të jenë njerëzit qe kanë kuptuar që kanë nevojë për dije ” dhe ku shteti paguan vetëm për ato te cilët kanë kapacitetet tja kthejnë këtë  investim shoqërisë.

Për të gjithë studentet e tjerë të cilët  nuk e kanë ndarë mendjen nëse duan dije por janë aty se nuk kanë ctë bëjnë tjetër, dhëntë zoti që  pagesa të shërbejë si një shtysë , për t’ia venë mirë gishtin kokës para se të mungojnë duke kuptuar  se leksioni i pafrekuentuar është tanimë  një shërbim i paguar.

Dhe se fundi, për të gjithë prindërit që rreken cdo ditë me dilemat  e fëmijve të tyre, me dëshirën për ta bërë fëmijën mjek,  ekonomist , jurist, me master me doktoraturë  kemi nevojë  të forcojmë sitën e hyrjes në universitet. Kjo do të na ndihmojë të  ndërgjegjësohemi dhe të vlerësojmë me realitet fëmijet e tanë ,  kapacitetet e tyre, talentet e tyre, duke  kuptuar që nuk është universiteti e vetmja mënyrë për te qenë i sukseshëm në jetë. Rrugët e sipërmarrjes ,  përshembull, nuk kalojmë gjithëmonë nëpërmjet rrugëve të dijes.

Universiteti është rrugetim dhe investim i cili duhet të ndërmerret / të financohet nga dhe për ata të rrinj të cilët kanë kapacitetet ta përfundojnë denjësisht atë.

Shoqërisë tonë i duhet kohë për ta përvetësuar këtë mendësi pas tallavitjes së deritanishme . E rëndeshishme është që debati ka filluar dhe se të gjithë  brenda dhe jashtë universitetit ndjejmë nevojen e  pasjes së një universiteti ndryshe.

38 komente në “Çfarë padrejtësie i është bërë Mirelës?!”

  1. Toni says:

    Gazetare cinike dhe patetike !!!!!!!!!!! Pse nuk permendni tarifat e shkollimit ne shkollat publike qe jane bere te pa perballueshme per prinderit e studenteve , por edhe per mungesen e cilesise se programeve mesimore dhe mesimdhenies, por merreni me rastin si nje veprim individual dhe sulm personal . Lepires te pushtetit dhe pa integritet moral.

    1. €piriiiiii says:

      Ore Njerez Burdallenj jane keta EUROPIANET qe japin BURSE vetem per Ekselencen dmth me te miret….. e Di Mirela dhe Mirelat e tjera te Tiranes sa i shkon Universiteti 1 Shqiptari/e ne EU kur s’arrin te kapi Nr e provimemeve qe duhen per Burse. E dini ju sa vite u shkon Universiteri ne EU Shwiptareve pa Burse ku u duhet PATJETER te punojne te paguajne tarifat e Uni dhe te jetojne. Troc Studenteve ne Tiran u ka ngrir mu… ne By…. dhe kujtojne se eshte Shteti i OBLIGUAR ti mbaj me Burse

      1. Kujt i thua ti? says:

        Po ti e di diferencen midis kostos se masterave ne universitete publike dhe ne ato private? Selektimi nuk behet ne baze te nivelit te energjive te nje nxenesi apo ne baze te aftesise per ta paguar. Ka njerez qe mund te kene shume energji po s’nxjerrin dot as nje 8, nderkohe qe ka njerez qe jane pertac por kur vjen puna per nota s’e kane problem te nxjerrin 9 ose 10, per arsyen e thjeshte qe truri i tyre eshte me kualitativ. Nga ana tjeter, ka njerez qe e kane lekun ne dore, por ka edhe mundesi financimi si kredi studenti per te perballuar diferencen pa pasur nevoje te shtysh planet per nje master. Dhe sa per doktoraturen, ata qe aprovohen per ne doktorature shpesh e kane teresisht te paguar me burse sepse supozohet qe do kontribuojne ne kerkime origjinale shkencore. Kshuqe premisa e gazetares qe te filtroje nxenesit vetem ne baze te energjive apo xhepit nuk eshte funksionale ne nje demokraci kapitaliste, te kujton me shume metodat Enveriane.

    2. ina says:

      po c’jane keta gazetare/opinionista qe bashkojne gjithe keto fjale bashke pa asnje kontribut? Po si mund t’i hyje njeriut vetja ne qejf e te shkruaje rrumpalle vetem se do me dhene nje mendim qe nuk e ka as vete te qarte. Na hapet barkun me keto shkrime: e filluat me Manen qe kush e di sa komplekse inferioriteti ka mbi vete e po vazhdoni me kete qe nuk e di kush ia ka mbushur mendjen qe eshte ne pozicion per te folur ne hapesiren publike. TURP!

    3. Ina says:

      Se pari meso se nuk eshte shkrim gazetareje, nuk e di nese ke pasur mundesi te kesh njeri qe ka studiuar jashte dhe do mesosh se si jane tarifat e masterave. Nje master nuk mund ta beje kushdo, por duhet ta beje ai qe e meriton. Nuk mund te pretendoje nje i sapodiplomuar per nje master shkencor kur nje moshatari te tij ne vende te tjera i kushton sa qimet e kokes ta beje. Sepse duke e paguar aq, ia meson edhe me mire vleren. Ndoshta do ishte me e drejte qe shteti te financionte me ane te kredive per studime( sic ndodh ne amerike psh), dhe vjeljen e saj ta beje kur ti te dalesh ne pune. Pra te gjesh menyre alternative, jo te ulesh tarifen. Taksat e mia dhe te tuat nuk kane pse te shkojne per te mbajtur ata qe kenaqen kur marrin nje 5. Per te tille studente mjafton bachelori, sepse aq pretendime kane nga vetja. Provojeni njehere te jeni studente jashte, ku jeta juaj mbas studimeve te fillon me minus sepse duhet ti kthesh shtetit ate qe ka financuar per ju, dhe atehere hajde e flasim.

  2. Lleshi says:

    mireles i ka munguar helli asgje tjeter,,,,nje cope dembele qe do te haje ne kurriz te tjereve,

  3. mirel says:

    Shkrimi i kesah eshte dhe me i percudnuar se I Leishmaniosit. Kjo thote qe Universiteti e kthen studentin ne nhe dembel parazit, trashaluq.
    O pedagoge mesim po ti kujt i ben mesim?
    Injoranteve dhe budallenjve.
    Pse sthoni qe universiteti qenka kthyer ne shkollen e budallenjve.
    Kho idiote e kujton shkollimin investim personal…investitoresh.
    Jo moj buce..eshte investim shteteror, publik per shoqerine. Per te ardhmen.
    E ka gjithe bota kapitaliste nje koncept te tille. Qe vetem ju fshataret e i Tirones qe keni rene ne biznes spo e kuptoni dot.
    Sepse nuk kuptoni konceptin e shtetit, po te biznesmenit me patate e shtetit. Mentaliti i kurvave dhe njetezve te vegjel qe juk kane dale akoma nga guacka e mizogynistit pavaresisht gjinise.
    Dhe shan Trump kryeministri jone..kur vete eshte nje minitrump imjorant dhe i vockel. Me gjithe keto bucet qe ka mbledh rreth e rreth

    1. Ina says:

      Nuk e di nese e lexove shkrimin para se te komentoje por mesa duket nuk e ke lexuar. Zonja thote qe universiteti nuk sheron dembelizmin sepse nese ti nuk do te mesosh, askush ste detyron dot. Fakulteti, si vete emri, eshte dakultativ, pra ti do e shkon dhe nese sdo ste detyron njeri. Te lutem mos me thuaj qe 50% e studenteve e mos me shume rrine gjithe kohen neper kafe. Investim shteteror publik per te ardhmen te duket ky ty??? Jo mor zoteri, jo dhe jo me force taksa ime duhet te shkoje per ate qe do te mesoje, per ate studente qe ska mundesi per te vazhduar studimet por edhe qe e meriton. Tarifat nuk jane fare te larta, thjesht duhet te ndryshoje koncepti yne per studentat, nuk kane pse shullohen ne diell gjithe diten me mendimin se po shkollohen e sduhet te punojne. Ma thuaj ti nje student shqiptar jashte vendit a e ka luksin te rrije ne kafe gjithe diten??

  4. Arb says:

    Ke te drejte moj zonje, se sita e shkollave e universiteteve jo vetem eshte shpuar, por eshte shqyer rendshem ne Shqiperi. Kam patur shoqe ne gjimnaz qe ishin te shkelqyera ne te gjitha lendet, jetonin vetem mbi libra, e ne fund u prishej indeksi i notave me te gjitha 10a vetem nga edukimi fizik qe i vinte 9 a 8. Keshtu nuk perfitonin dot burse… A femijet e zyshave ne po te njejten klase e kishin mendjen e fjetur, se 1- nuk ngriheshin kurre ne mesim; 2- u dilte mesatarja 10 me yll, pa prekur liber me dore, merrnin dhe para ne fund te cdo muaji.
    Ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja ke studente qe hyjne ne vit te pare pa ditur qofte edhe nje fjale te vetme nga gjuha qe pretendojne te studiojne, vetem e vetem pse kane plotesuar kuoten e pikeve per te hyre ne ate dege.
    Mjafton te shikoni numrin e kafeneve e lokaleve rreth cdo fakulteti dhe e kuptoni se ku qendrojne interesat e verteta te “studenteve”, qe te persekutojne po nuk shkove me ta ne kafe dhe ta sabotosh oren e leksionit.

  5. Devolliu says:

    Pra ti ke qene pedagoge tek ekonomiku !?
    Ky tashme eshte status turpi moj kokra e debiles qe e bete fakultetin me elitar ne Shqiperi si bordello ku soji jot, i Zana Panaritit per nje provim marrin 200 euro.
    Se mire qe studentet nuk mesojne po pse eshte kriju perceptimi qe ju paguheni per nje cope 5 ?
    Apo ti je ndryshe , pra ti nuk merrje pare ne ato kohet e lashta te viteve 2000 ?

    1. Ina says:

      jeni bere per te ardhur keq, vetem ideja qe Zonja ka qene pedagoge tek ekonomiku te mjaftoje per ta fyer ate personalisht, se jam e bindur qe as idene se kush eshte nuk e ke. nese pedagoget e kane degjeneruar universitetin, sipas teje kjo, atehere studentet te mos i hedhin salca ministres por te mos shkojne fare ne mesim dhe te gjejne forma dhe menyra per ti demaskuar. Te gjithe e kemi te qarte se sa eshte forca e studenteve. Prandaj duhet te forcohen kriteret per universitete, qe te mos hyne ne to njerez qe paguajne per nje cope 5, por njerez qe pedagoget e paafte te tremben kur ta mendojne se mund te bejne korrupsion aty. Dhe qe ta njohesh me mire, kjo Zonja qe e ka shkruar kete shkrim, eshte aq e paafte sa mban standartin e arte ne finance, qe eshte kredenciali me i njohur dhe me i rrespektuar ne bote, por qe sigurisht, me llogjiken tuaj e ka blere ne institucionet nderkombetare. Boll vollet vrer mbi personat qe guxojne te flasin realitetit, hajde japim alternativa per ta bere ndryshe se per te ngrit gishtin e per te mos bere asgje, e bejme te gjithe

  6. nuk ka tym pa zjarr says:

    Megjithese nuk pajtohem me shkrimin po ju them nje shprehje te urte per prinderit qe i cojn me detyrim femijet ne universitet :
    Mund ta cosh lopen tek lumi por nuk e detyron dot te pije uje.

  7. agim says:

    Te lumte. Kjo eshte vertet kurajo. Pikerisht kjo gje ka munguar ne aresimimin e larte ne Shqiperi, paguaj studente edhe kur nuk duan te studiojne por duan vetem te quhen “studente”.
    Taksat e shoqerise nuk kane perse te shkojne ne studente qe duan vetem emrin studente por per studentet qe e shohin universitetin si nje mundesi punesimi per te nesermen. Keqardhje per ata qe fyejne intelektualet kurajoze. Respekt
    Agimi

    1. mirel says:

      Ja dhe Agim qerosi. Pse mor zoteri cfare takse po te hane studentet me shume se cte hane tenderat dhe koncesionet fatale qe nuk paguajne miliarda leke ne buxhetin e shtetit?
      Ka nje kriter investimi per shoqerine dhe quhet edukim.
      Ka nhe kriter per vleresimin e edukimit dhe quhet note.
      Ku rroni ju?
      Ne cilen bote dija matet me parane?

  8. Aulona says:

    I nderuar Mirel. Nuk e di ne cilin realitet jeton qe komenton me kete llogjike te pallogjikshme. Shkrimi eshte tejet realist. Pjesa derrmuese e studenteve shkojne ne fakultet si nje mundesi e mire per te livadhisur ne kafete rrotull fakultetit perkates, per te ekspozuar iphone- at e lekeve te babit apo atletet me koke luani, nderkohe qe kokat e tyre jane bosh. Universiteti eshte nje investim i pacmuar. Jo nje mundesi per te shtuar ne ” axhendat” e dites se rinise disa kafe te reja.

    1. mirel says:

      Problemi qe shkolla u degradua , nuk e kane fajin studentet, por politika.
      Kane bere experimente me shkollen ne Shqiperi te gjithe rrotat e kurves qe menduan vetem leke leke. Shkaterruan ne themel cka ishte e shkelqyer.
      Pyet njehere kryeministrin kur i vuri shqelmin Gjeologjikut pastaj kerko vleresimin moral te studenteve. Qe ne fund te fundit jane viktimat me te pafaj te sistemit korruptiv

  9. Ismail says:

    Po ca thua ore Mirel ca thua. Pse duhet shteti te investoje te nje rini qe ka google per cdo gje ne vend te librave. Ku bibliotekat perdoren frekuentohen vetem ne dite zgjedhjesh? Aman more se sjetoni ne shqiperi me duket.

    1. mirel says:

      Po cte mesoje studenti.kush ka mikun behet minister, kush nik e ka perfundon ne rruge, ose me fat jashte..kryeministri vete mezi ka bere shkollen e piktures, qe po te ekuivalentohej me ditet e sotme do quhej shkolla e budallenjve. Atje venin ose te talentuarit e vertete, ose budallenjte me mik qe donin nje diplome…per tu bere kryeminister..
      Me thuaj tani kush e jep shembullin me te mire, apo me te keq.
      Da per vete e kam dhe experiencen shqiptare kur diploma ishte pune serioze per ta marre. Po kam dhe mesuar si financon perendimi ose bita jashte per studentet.
      Ndjekin rrugen e mesatares. Dhe provim hyres.
      Kritere shume te thjeshta, qe ketu jane kthyer ne biznese fitimprurese per departamenti. E arsimit.
      Atje nuk ka vetem ekselence..por minimum te cilin ti duhet ta mbash per te fituar bursen, apo ndihmen financiare ne baze te te ardhurave.
      Rregullat jane te qarta dhe pa ndryshime te shpeshta. Dhe shkollave nuk jua ve njeri dermen sic beri ky derdimeni yne qe e shkaterroi nje tradite te shkelqyer si Gjeollogjikun. Jo, nuk mundej ta bente dikush kaq rrenim te tmerrshem.
      Dhe Deftesat i marrin dhe i vleresojne sipas notave…hyjne apo jo. Bashke me provimin e pranimit. Teste standarte.

  10. drejtesi says:

    Studentet te organizohen e te mbajne qenderim ndaj pedagogeve qe u marrin qindra e mijra euro e leke studenteve per nji provim apo per master me seksere nga me te poshterit, qofte nepermjet kolegeve pedagoge, te faculteit te tyre ,apo te rretheve te tjera te vendit.Pyeteni Th.Xhillarin sa merr per nji provim ne lenden e tij te matematikes????

  11. Drita says:

    Shkolla do pune sakrifice , mund te shtyhet edhe ne kohe nese ske mundesi por nuk mund te jete kurre nje e drejte e pamerituar qe paska lindur me njeriun

  12. Aurela says:

    Kjo zonja ndryshe nga bibat e tjera te partise se saj nuk qau me lot e me qurre mbi koken e ministres , proteste e nje vajze qe ne fund te fundit mendon se i kane bere padrejtesi! Por fton mirelat mirelet prinderit e tyre te shikojne qe universiteti eshte per ata qe e duan dhe cdo dite mundohen te jene te denje brenda tij

  13. Klodi says:

    Te gjithe ato qe e kane me pertese dhe cdo dite i ngre mamaja nga gjumi me shqelma per te shkuar ne shkolle duhet te ndalojne dhe te mendojne a eshte universiteti per mua apo kam ndonje pasion tjeter qe duhet te investoje. Shkrim super

  14. harillaqi says:

    Kjo Mirerla eshte nje femer e peshtire qe nuk shikohet dot me sy.

  15. Jugu says:

    Nje salce ne koken e ministers dhe gjithe shpurra e pushtetit ne sulm. Oburra ta mbysim, vrasim, perdhunojme!?

    Nuk kane me hallin an kesaj Mirele apo kesaj ministreje, por kan hallin e Mirelave dhe Mireleve te tjere qe fukaralleku dhe varferia ku pushteti e ka cuar vendin, do I bej ti lyejne gjithe ministrat me ne krye KM jo me boje dhe salce por me mut.

  16. Nje emigrant says:

    Kete vit mbusha 50 vite qe punoje si pedagog ne Universitete te ndryshme ne Shqiperi 26 vite dhe pjesen tjeter ne Evrope dhe jashte saj, ku vazhdoje akoma te punoje. Ekperienca ketij gjysem shekulli eshte se nje universitet i masave si dhe ai privat i pakontrolluar, sjell shkaterrimin e nje shteti dhe nje populli. Keto tipe universitetesh prodhojne vetem nje mase te madhe te papunesh duke shpenzuar pa asnje fryt energji te medha . Ata krijojne iluzione te gabuara tek te rinjt e paafte, i ben te dalin ne jete shume vone dhe pa asnje profesion, krijojne parkingje te rinise ne bankat e shkolles duke i dhene mundesi pushtetareve te zgjidhin per moment problemin e papunesise, behet ngarkese monetare per familjet dhe shtetin, pastaj shume te rinj abuzojne me sorrollatjet e tyre neper dege te ndryshme apo bejne sikur studjojne, ne vendet e pasura hap hapesira per nje imigracion te huaj pasi shume profesione si muratore etj, braktisen nga rinia e pseudiplomuar. Ne Universitet duhet te shkojne ata qe tregojne qe ne 12 vitet e studimit ne shkollen e mesme se jane te afte te vazhdojne studimet. Kjo ben qe edhe tere sistemi parauniversitar te permiresoje punen. Te mos lejojme qe universiteti privat i niveleve te ulta apo i masave te mashtroje rinine tone duke rrenuar te ardhmen e vendit.

  17. Avni says:

    Zonje zevendesministre jeni nje nder analistes me te sakta. E pasqyroni realitetin pertej te majtes dhe te djathes

  18. Besi says:

    Nuk e ka fajin politika per mungesen e vleresimit te sistemit arsimor universitar nga te rinjte. Duhet te ndryshoje koncepti i te rinjve per universitetin. Nuk mund te shkollohen te gjithe. Te pakten jo ata qe nuk e kuptojme termin universitet

  19. VK says:

    PO une qe skam shkolle te larte e punoj e paguaj taksa nje per nje. Per Mirelat ti paguaj?
    Sdi une te paguaj nje shkolle 3 vjet e te marr diplome?
    Nuk e di per jashte po te ne diploma ka vleren e nje CV te lezuar pa takuar kandidatin.
    Per dijet qe jep shkolla e larte Sqiptare svlen sa paguhet. Te behet falas. Mbarojne shkollen marrin diplomen e sja kane idene fare si ti vejne ne shfrytezim dijet qe marrin. Diploma shqiptare svlen nje mut.

  20. corape kuqi says:

    Bravo mirel. Pajtohem. Problemi eshte :
    Kryeminister palle me shkolle bojaxhiu. Injorant.
    Ministrja nga shkollat me vitrina. Deftesa palle.
    Krietari bashkise me shkolle nate. Deftese palle.
    Na cate menderen.

  21. Fiori says:

    Shkrimi me i sakte dhe me objektiv qe kam lexuar ne lidhje me incidentin e ndodhur. Te studiosh ne universitet sot eshte bere si nje e drejte qe duhet te te jepet dhe mbeshtetet nga shteti por kemi harruar qe studimi ne universitet eshte nje mundesi qe NE studentet duhet tia ofrojme vetvetes!

  22. Dajti says:

    Jam plotesisht dakord qe parate te mos u jepen pedagogeve sic ndodhi sot( ne universitetin e shkodres u arrestuan disa pedagoge per marrje parash ne kembim te notes) por ti jepen universitetit , ose shtetit dhe studentet te paguajne edhe me shume per shkollimin. Ata qe vijne ne universitet nqs duan vertet te jen te suksesshem te ndajne mendjen: nuk ka diplome universiteti duke ndenjur neper kafe apo duke protestuar rrugeve pa kauze.Lereni politiken futuni studimeve ju qe mendoni si Mirela ose lini universitetin futuni politikes.

  23. Canada says:

    Shkrim realist studentet nuk e kane mendjen tek studimi por tek pabet. Shikoni vetem notat e saj dhe gjykoni cfar studentje eshte.

  24. Hollandezi says:

    Mire e ka kjo zonja,se ka prinder ne Tirane qe i cojne femijet jasht e tu japin nje cop Universitet,psh nje zonje me para, e coi gocen ne Hollande te studionte ne nje Universitet,por nga qe femija nuk e ndriti dot,se i pa mender bytha dasem ne Universitetin e Hollandes,e la, dhe nje dite te bukur gdhihet ne Berlin,po meqenese mami ka lidhje te forta me pushtetin aktual,ne fakt mami ha buken e Kaurrit e ben duvan e Turkut,se dhe pushtetit te saliut i bente fresk,nje dite te bukur vjeshte,ish studentja e Hollandes,qe skishte bythe te vazhdonte Universitetin,filloi pune ne Ambasaden Shqiptare ne Berlin,gjoja si praktikante,por qe paguhet, dhe keto leke qe kjo mer, jane taksat qe paguan populli,e kjo i mer qyl se ka mami miq ne MPJ e qeveri. Po keto pelivanlleqe i di Ministri i jashtem apo Kryeministri? sigurisht qe jo,po ja qe jane fakte dhe gjera qe jane bere si me qeverin e meparshme,por dhe me keta tani vazhdohen,parandaj dhe Populli me te drejte revoltohet,ne shume raste.

  25. Ruslland XHABIJA says:

    Shume e sakte Irene.
    Plotesisht te drejta idete t’UAJA.
    Ruslland XHABIJA, Windsor-Canada.

  26. Fioralba says:

    Shkrimi me i sakte dhe objektiv qe kam lexuar ne lidhje me incidentin e ndodhur. Te studiosh ne universitet sot eshte bere si nje e drejte qe duhet te te jepet dhe mbeshtetet nga shteti por kemi harruar qe studimi ne universitet eshte nje MUNDESI qe NE studentet duhet tia ofrojme vetvetes!

  27. Drejtesia says:

    Shkrim shatra-patra si autorja. Ne fakt Mirela duhet te marre “shembull” artikullshkruesen sesi ecet ne jete. Nuk po shkruaj me tej se gjithe ekonomiku e di historine e Irenes me prof. Cicerin, e me pas sesi ndau nje burre te martuar dhe u martua me te. Tashme ka statusin e gruas se ndertuesit te madh te Tiranes dhe dyert hapen vete. Pra Mirela ndiq kete rruge e keshtu edhe ti neser mund te behesh keshilltarja e kryeministrit.

  28. Anila says:

    Kendveshtrimi eshte shume i drejte dhe realist. Hidheni pak veshtrimin tek deftesa e kesaj studenteje “te mire” qe proteston se nuk vazhdon dot masterin. Jo e dashur ti nuk duhet ta vazhdosh masterin sepse u ul vlerat atyre qe e kane studiuar per ta merituar ate kuote.

  29. Silva says:

    O drejtesia !!!!!po si ka mundesi qe jo vetem veshet syte por cdo gje ua ka zene zilia !pervec trurit qe do ua kete zene dhjami! Ke ka marre per burre kjo gruaja dhe cfare paska bere kur ka qene vajze e re nuk i duhet kujt ! Sepse po te lexosh cv e saj dhe ta degjosh e kupton ka koken plot. Dhe sa mire nje qendrim i drejte pa politike sharje
    Kesaj mireles tende dhe ty besoj keshtu si jeni katandisur te trasha apo te trashe nga mendja dhe trupi nuk beni dot rrugen e saj. Merru me cthote dhe nese ke argument kundeshtoje. Po ku e kuptoni ju cv fjala qe kuptoni ju eshte dashnor dhe burre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje