Beteja për Mosulin mes ushtrisë irakiane dhe forcave kurde me militantët e ISIS, vazhdon ende. Por, në një qytet me përmasat e tij, do të duhen muaj për të marrë kontrollin e plotë.
Aktualisht, luftimet zhvillohen në periferi të qytetit, por ajo që të bën përshtypje, është se luftohet në kopshte, oborre dhe ballkone shtëpish. Ndërsa kufijtë mes palëve, ndahen nga trupat e vdekur që dergjen për ditë të tëra në rrugë.
Ndërkaq, militantët e Shtetit Islamik duket se përpiqen të shfrytëzojnë gjithçka për të rezistuar. Ata shpesh afrohen drejt ushtarëve duke mbajtur në krahë fëmijë të vegjël, të cilët i shfrytëzojnë si mburoja njerëzore. Por, sipas ushtarëve irakianë, nuk kanë munguar as ekzekutimet e civilëve nga xhihadistët.
Megjtihatë, Mosuli është një qytet që vazhdon të jetojë, pavërisht shpërthimeve, luftës dhe të shtënave të vazhdueshme. Fëmijët ende luajnë në rrugë, ndonëse është e njëjta ku një ditë më parë ka shpërthyer një makinë bombë.
Ofensiva për Mosulin, beteja që zhvillohet në rrugë dhe oborret e shtëpive