Jeta dhe vuajtjet e Kardinalit të saposhpallur shqiptar Dom Ernest Simoni vijnë për publikun në librin me titull “Nga puna e detyruar në Kardinal”, me autor gazetarin italian Mimmo Muolo.
Gjatë prezantimit të librit kushtuar jetës së tij në Romë i ftuar special ishte edhe vetë Kardinal Simoni, i cili përcolli këtë mesazh:
Kardinal Ernest Simoni: Natyrisht ne duhet të jemi më bashkëpunues për të ndihmuar të tjerët. E gjithe merita është e Zotit, mos harroni të luteni!
Libri rrëfen historinë e persekutimit dhe burgimit të priftit shqiptar gjatë regjimit komunist e jetën e tij, deri në përqafimin me Papa Françeskun në Tiranë.
Autori Mimmo Muolo, gazetar i njohur i së përdishmes katolike “L’Avenire”, rrëfeu në një intervistë ekskluzive se lindi ideja për botimin e këtij libri:
Intervista
Ideja e realizmit të librit mbi jetën e Kardinalit Dom Ernest Simoni lindi pas takimit të Kardinalit Simoni që në atë kohë ishte thjesht Dom Simoni, me Papa Francesku në Katedralen e Tiranës, gjatë vizitës zyrtare të Atit të Sehnjtë në Shqipëri. Pas këtij episodi shumë prekës, ku historia e Kardialit Simoni e historia e persekutimit të priftërinjve në Shqipëri, emocionoi shumë Papa Françeskun deri në përlotje, më lindi ideja e shkrimit e rrëfimit në një libër të historisë së Dom Ernestit. Kam kaluar disa ditë së bashku me Dom Ernestin, i cili më tregoi të gjithë historinë e jetës së tij e që unë e ambientova në sfondin e ngjarjeve shqiptare nga Lufta e Dytë Botërore deri më vazhdim.
Ky libër u shkrua para se Papa Françesku të shpallte Dom Ernestin Kardinal. A e kishit paramenduar se do të ndodhte?
Kur vendosa të shkruaj këtë libër e kur Dom Ernesti më rrefeu historinë e tij, kurrë nuk e kisha imagjinuar se ai do të bëhej Kardinal një ditë. Qe një surprizë e bukur e Papa Françeskut, ashtu siç ai bën gjithmonë. Krimet e kryera nga diktatura komuniste në Shqipëri janë të njohura shumë pak në Itali e në botë. Unë peresonanlisht kur nisa të studioj dokumentat kur Dom Ernesti më tregonte mbi jetën e tij, mbeta mjaft i habitur nga egërsia e keqësia e kësaj diktature. Jeta e Dom Ernestit na ndihmon të hedhim dritë mbi një faqe të errët të historisë së sotme e të një historie mjaft pranë nesh.
Gjatë prezantimit të librit përmendët një frazë mjaft interesante: “Unë jam vetëm një majmun që munda t’i ngjitem gjigandit”.
Unë vërtetë nuk kam bërë asgjë, vetëm dëgjoja një histori që munda të shkruaj. Protagonisti i librit është ai, autori i librit mund të them se është vetëm ai, Kardinal Simoni.
A ka një pjesë të këtij libri apo episod nga jeta e Kardinalit që ju ka inpresinuar më shumë?
Po. Është momenti kur ekzekutuesit e diktaturës u përpoqën jo vetëm me tortura, burgim e punë të detyruar që ai të mohonte Krishtin e Kishën, por dhe duke i propozuar ta martonin me një grua të bukur, ta bënin Profesor në Universitet, t’i jepnin shumë para, me kusht që ai të hiqte dorë nga të qënit prift. Dom Ernesti iu përgjigj; “Unë nusen time e kam, është nusja më e bukur në botë e quhet Kisha”.
Në prezantimin e librit në Kishën e Shqiptarëve në Romë morën pjesë përfaqësues të shumtë të misioneve diplomatike nga vende të ndryshme në Vatikan, si edhe Arqipeshkopi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra, kreu i Kishës së Arbëreshëve, Peshkopi i Eparkisë së Lungros Imzot Donato Oliviero, si dhe i ngarkuari me punë pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan, Visar Zhiti, i cili i dhuroi kardinalit Ernest Simoni një pikturë të realizuar nga artisti shqiptar Gjergj Kola.
Në Kishën e Shqiptarëve në Romë, Kardinali Ernest Simoni mbajti dhe meshën e së dielës me pjesëmarrjen e madhe të emigrantëve shqiptarë në Itali. / Ora News
sa shum qe e urrejn punen fizike shqiptaret mer!?
kaq frik keni me punu o shqiptare? aqsa jeni gati te beni te 99-at ,te beheni spiuna,avokat,priftrinj a hoxhallar,gazetar a politikan,refugjat apo psikopat,te beheni edhe cardinal apo edhe pap,por jo te punoni. pun jo.
a nuk esht edhe nje arsy me shum me urry partin e puns meqe kishte per mbiemer punen?
njeriu mund te persekutohet ne sum menyra,por qe te thot jam pesekutu se kam punu,vec shqipatart e thojn kte!
neper burgjet e perendimit te burgosmit zihen me njeri tjetrin kush te marri nanji cop pun ne burg!
kurse ne burgjet e komuniszmit shqiptaret ankohen pse paskan punu!!!
shkoni rrini neper qelite demokracis te mbyll 24 or ne dit dhe ta shikoni masanej se cfar ishte puna ne burgjet komuniste.
puna ne burgjet komuniste ishte liri. dhe kush e shan ate I ka ra liris me shqelm.
ne demokraci burgaxhinjt jan te lumtur kur jan ne burg puna,esht privilegj per ta.
o,kto jan t gjitha genjeshtra e propogand mashtruese.
ne komunizem kishim e gjith pun
ne demokraci jo.
kta qe po hiqen te persekutu nga komunizmi nuk na kan sjell as pun as pare as prosperitet, kta kan zon nga nji karrige demokracije pare demokracije se medemek kan vujt. por se cfar ofrojn ? nji cop muti ofrojn per njerzit.
na u premtu se demokjracija esht parajs. pare pun liri muzik qejf p!dh,por ne realitet njerzit po hajn k()r dhe plumba.
o, esht genjeshter me e madhe sesa ajo e t kuqve kjo qe po ndodh sot. vecse dje ,nen te kuqt, ishte genjeshter me dhun,
sot ne demokraci esht genjeshter me deshir dhe vullnet te lir. porse genjeshtra esht genjeshter. s ka rendsi se kush e ben ate. I kuqi apo bojqellti.
t pakten te kuqt kishin nje qellim,nje program,nje deshir per me I bo njerzit njisoj dhe t lumtun. deshtun ata sepse deshtun njerzit qe s deshen me punu dhe me ndershmnu.
tash kta t kasltrit vec emrin kan t bukur sepse kta jan t gjith kriminela,pa karakter vec me vjedh me vra me dhunu me mashtru.#
qija bre ropt se qeka shkerdhjat kjo bot!!!
Respekt…
Zoti te falte se nuk din ca je tu thane