Flutura Açka në Zululand: E kemi kthyer panairin e librit në një kioskë

21 Nëntor 2016, 20:22Sociale TEMA

Sot në Zululand ishte e ftuar shkrimtarja, Flutura Açka, me të çilën Mustafa Nano diskutoi për panairin e librit, që sapo është mbyllur, për botimet e reja, për problemet e shtëpive botuese, etj. Gjithashtu u diskutua edhe për zhvillimet soçiokulturore dhe politike, pasi znj.Açka është shumë aktive me opinionet e veta në rrjetet soçiale dhe në botën online.

“Kjo është një shoqëri maskiliste dhe nuk të jep shance,dhe këtë e di më së miri se jam botuese dhe jam edhe vetë femër dhe e di çdo të thotë të jesh grua dhe të jesh shkrimtare. Më është dashur shumë të luftoj dhe të bind lexuesit shqiptar se ndryshe do të kisha mbetur edhe unë në periferi të vëmendjes.”-shton ndër të tjera znj.Açka.

Ndërsa në lidhje me panairin e 19-të të librit në Tiranë ajo shprehet:

“Ne e kemi kthyer panairin në kioskë për fat të keq.

Në dy vitet e fundit  kanë falimentuar 20 librari, e mendoni se çfarë po ndodh me librin?”

Ndërsa Nano mer si shembull edhe panairin në Frankfurt dhe shpreh një dëshirë për të patur një panair të tillë edhe në Shqipëri. Ndërsa znj.Açka shprehet se:

“Ne nuk shkojmë në panairin e Frankfurtit. Shkon Kosova me stendën e vet dhe ne nuk jemi të përfaqësuar. Kjo është e shëmtuar.”

Kur Nano e pyeti nëse do të ishte e varur nga znj.Açka, çfarë do ti ndryshonte panairit të librit në Shqipëri, ajo u përgjigj:

“Do të doja që zëri i shkrimtarëve të ishte më prezent.”

“Ju kam parë që her pas here ju prononcoheni dhe demonstroni se nuk jeni e qetë, por jeni e trazuar

 e zemëruar.”- e pyet Nano, ndërsa znj.Açka përgjigjet:

“Humori im shkon në një kah me humorin e asaj që unë ndjej rrotull dhe nuk është e imja personale dhe nuk ka të bëjë me njerëz konkretisht.

Jam çensuruar disa herë në tre vitet e fundit. Kjo është arsyeja që nuk shkruaj më në gazeta, se ose më kanë hequr  titullin ose më kanë hequr ndonjë frazë që “gjuante” ndonjë ministër dhe prandaj unë shkruaj vetëm ne facebook.”

“Si do ta vizatonit Shqipërinë në 2 minuta, çfarë do ë thonit para një audiençe të gjerë?”- e pyet Nano.

“Një vend që ka nevojë të drejtohet mirë, një vend që i mungon ajri për shkak të betonizimit, një vend që ka nevojë që të dizenjohet bukur, një vend që ka nevojë të mos marrë fytyrën e kryeministrit të rradhës, por  të marrë fytyrën që meriton. Ky vend ka nevojë të çlirohet nga këto makthe.

Duhet të ndahet shteti nga pushteti. Çdo ditë takoj njerëz pesimist në Shqipëri dhe kjo është keqardhja më e madhe për mua.”

1 komente në “Flutura Açka në Zululand: E kemi kthyer panairin e librit në një kioskë”

  1. Faro says:

    Vizatimi” qekjo shkrimtare i ben Shqiperise, nuk ka asgje konkrete. Te pakten ne ato fjali te pergjithshme askush nuk mund te kuptoj se c’duhet ndryshuar, pervec fjales betonizim. I them kesaj intelektualeje te bej vetem nje udhetim ne rrugen per ne Kamez per te kuptuar se si ishte Tirana 10 vjet me pare. Pse Kamza ka mbetur si nje simbol i pluhurit e pisllekut, le ta gjeje vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje