Të godasësh sistemin.

22 Nëntor 2016, 18:47Blog TEMA
Të godasësh sistemin.

Brizida Gjikondi

Kur sistemi nuk të përfill të poshtëron, të injoron merr vendime për ty pa të pyetur ty, ajo që mbetet është vetëm salca.

Kur sistemit i del boja cfarë bën ?

Gërmon dhe të publikon cetifikatën familjare, analizën e urinës, dëftesen e shkollës, modelin e flokëve, shampon dhe rrobat që vesh. Pasi një pushtet sa më i kapur të jetë aq më agresiv dhe antiligjor është.

Nuk është hera e parë që ky pushtet cënon të drejtat më elemntare të njeriut, përdor të dhënat e tij sensitive që “ti nxjerr bojën”, publikon jo vetëm dëftesen por edhe grupin e gjakut, mendimet librat, ideologjinë e kurajozit që godet me grusht malin që s’bëzan.

Ripërsëris sa më i kapur të jetë një pushtet aq më agresiv është për të denigruar aktivistët civilë që i nxjerrin bojën.

Ky pushtet i cili ka injoruar zërin e mijërave të rinjëve kur hartoi Reformën arsimore që po mbi këtë rini do aplikohej nuk pranon kundrareagime, ky pushtet që nëpër krye të shkollave të tij ka emëruar militantët e partive në pushtet sipas pa’aftësisë progresive dhe pazarit mafioz të ndarjes së pushtetit, nuk pranon që dikush tja cjerr maskën, tja prish rehatinë bashkë me balluken e parfumosur.

Ky pushtet pseudo i majtë është i llahtarisur se goditjen e moralit nuk e morri nga e pseudo e djathta inekzistente por e morri nga pjesa më e shëndetshme e së majtës reale.

Ky pushtet tallagjar që me diktat dhe imoralitet po vret shpirtin dhe moralin kombëtar nuk pranon të ketë shqiptar që reagojnë kundër reformës politike në arsim, reagojnë kundër importit të plehrave, kundër HEC’ve dhe TEC’ve që po shqyejnë lumenjtë.

Ky pushtet që puntorinë e ka pa sindikata që studentët I ka pa mbrojtje, shqiptarët po ashtu, por që vetë I ka marrë diplomat tek UFO dhe Cili i shumëpushtetshëm harron që cdo balluke e tij e shprishur, është një hap drejt greminës së po këtij pushteti.

Mirela është një vajzë kurajoze që i mungon këtij vëndi, këtij vëndi ku 21 Janari ju shndrrua në prostitucion, këtij vëndi ku cinizmi dhe imoraliteti I janë kthyer në normalitet.

Ky pushtet që vetëm I shqiptarve nuk ka qënë këto 25 vjet, e do të kuqen ballit.

 

20 komente në “Të godasësh sistemin.”

  1. as mish as peshk por rilindas says:

    Bash ne koke i ke rene Brizilda. Halli eshte se te rinjte tane jane……dru nga bari dhe gjene me te lehte per te ber kane lepirjen e prapanicave te Metes, Rames dhe Lulëzimes. Ju duket pertej tyre te cohen per te ber ate qe duhet, tju ngjyrosin ballin ketyre plehrave qe na kane hipur mbi qafe.

    1. adi says:

      ne fakt me kete Mirelen
      ka ndodhur mbase gjeja me e shemtuar e pushtetit ne keta 25 vjet.
      u mblodhen gjithe burat kurva dhe ju versulen nje vajze.
      sepse ajo ishte e pazonja per tu bere prostitute qe te nxirte leket e shkolles.
      ajo ishte e pazonja ta kishte mamane ministre qe te studionte ne france
      ajo ishte e pazonja te kishte shtepi 500 mije euro te tegu
      ajo ishte e pazonja te kishte nje cante 6 milione leke.
      dhe pervec kesaj zonjes gjikondi nuk reagoi njeri.
      shoqeria shqiptare ka degraduar, shoqeria shqiptare eshte kthyer ne nje baxhelle te peshtire!!!!!!!

  2. Moni says:

    Rregulloje germen ” I ” zonje, beje i te vogel. E rregullon vete kompjuteri. Pasi shkruan dhe te del i e madhe, kliko mbi shkronjen I dhe del veprimi qe duhet te besh, i cili te thote: -Mos e shfaq me I-ne e madhe.

    1. mirel says:

      Mire gomari qe hedh vickla, po s’te le rehat as miza.

  3. Zigur Qarri says:

    Pa pa pa…spec djegs!
    Un,vetem dy fraza kritike kisha komentuar ne shkrimin”Katra(n)xhinjtë dhe hipokrizia me Mirelën!”
    per “sistemin”,dhe keta ma censuruan,ndersa Brizida qe e ka bere lecke fare “sistemin”,e lejojn!!!
    Protestoj!Mjaft më me trajtimet ne menyre selektive,Europi nuk e lejon nje padrejtesi te tillë.
    Vetem e vetem sepse thash qe,”kush ka publikuar deftesen e Mireles te denohet,ndryshe le te
    dyshosh se eshte veper e struktuarave shtetrore”,ma censuruat?Kritika e ndihmon sistemin.

  4. 123 says:

    Duket qarte……
    edhe buzeqeshjen ne fytyre e ka te zeze sterrrrrrrrrrrrr!

    1. Moonara says:

      Po plasni ë? Hahahaha…ju hajdute me diplome

  5. mirel says:

    Bravo Brizida. Kurajoze dhe dinjitize.
    Fatkeqesisht shoqerise shqiptare i mungojne karaktere te tilla. Vetem ne u ngritshin ne brezin e ri te Mireles.
    Dikur kam qene kritik ndaj teje, por e kam vleresuar gjithmone cdo pozicion te drejte tendin.
    Sot je ne pararoje te qendrimit te drejte qytetar.
    Te pershendes per shkrimin

  6. ilir cami says:

    lum si ju qe arrini te gjeni pozitiven tek gjesti i kesaj mireles…bente te tilla akte edhe albin kurti e vetvendosja po ku niveli intelektual e ndergjegja qytetare e atyre e ku kjo

  7. Fshatari says:

    O Bri te Kane lene pa asnje kocke keta legenat?
    …qe mbron nje gopshqyer marksiste te shemtuar
    t

  8. fredi says:

    nuk te kuptoj zonje kur thua “…ky pushtet qe e ka punetorine pa sindikata….”
    sipas jush ,pushteti duhet te ngreje e organizoje sindikatat????????????
    interesante duket..

    1. era says:

      po te pergjigjem une ne vend te Gjikondit. Pushteti nuk duhet te lejoje qe punetoret te ,marin pagat ne zarfe por nepermjet bankave, Pushteti nuk duhet te lejoje qe punetoret te punojne pa kontrata pune te rregullta dhe pa siguracione sipas ligjit.Kjo do sjelle qe nese punetori do te organizohet ne sindikata pronari te mos kete te mundesi ta ndaloje duke e pushuar nga puna sepse kontrata e punes do e bente qe ti paguante rrogen edhe pa punura dhe jo vetem nje punetori por te githeve ka kaq shume mekanizma qe pushteti ndih,om ose pengon funksionimin e sindikatave

  9. Trapi says:

    Me qe o katunar Adi, shoqeria shqiptare qenka baxhelle, a po vjen ta provosh?

  10. sofia says:

    Brisida, dikur ka patur nje simpati per shkrimet e tua, por e shikoj se ka kohe qe diçka ka ndryshuar tek ti. Mos kujto, qytetaret e kujdeshem dhe te interesuar per mbarevajtjen shqiptare brenda dhe jashte vendit, ju ndjekin me vemendje reagimin e gazetareve, por dhe pelivalleqet e tyre si pushtet i katert i zgjedhur vete pa voten e popullit. Dhe ti ke diçka, krimbi te ka hyre, se nga dhe se nga kush ti e di. Megjithate eshte e drejta jote qe te flasesh si mendon, te ulurish po te duash, por edhe te shgenjesh, veç se vlera te bie dhe kredua e krijuar me mundim e perkushtim qe ke bere duke paraqitur relativitetin e gjendjes me mendimet e tua ka rene me njehere; per ta bere duhesh shume kohe, per ta rrezuar shume pak; ndersa per ringritje do te jeshe shume e pabesueshme.

    1. Lolita says:

      Sofia me emer te bukur dhe mentalitet te kalbur. Ku voton ti?

  11. ATDHETARIA says:

    ME BRISIDEN NUK JAM DAKORT SHKRUAN DISA GJERA QE NE KOHEN E SALIUT NUK GUXONTE AS NEN DHEMBE TE BELBEZONTE, QEVERIA KA BERE E PO BEN NJE PUNE SHUM TE MIRE DUKE VENDOSUR SHTETIN LIGJOR, MBYLLI SHKOLLAT E KORUPTUARA N,E TE CILEN FLIJE I PA SHKOLLE E GEDHIESHE DOKTOR,INXHINIER E PROFESOR, SNGELI SHPI PA 2-3 KUADRO INJORANTE QE DREJTONIN VENDIN,ZONJA GAZETARE KETO REGULLA I KA DHE PERENDIMI,PAGUAN EDHE KETU ,SIPAS NOTES VLERESOHESH,KERKESAT JANE TE MEDHA ,QE TE DALESH ME SHKOLLE TE LARTE DO KALOSH NE VRIME TE GJELPERES.Z GAZETARE AJO VAJZA NE SYT E MIJA ESHTE NJE EXSTREMISTE PA EDUKATE VEPRIMI QE BERI DUKE ZBRAZUR NJE SHISHE PLOT ME,,, KETE E DI ZONJUSHA, ATE QE BERI ME SHISHE MUND TA BENTE ME DICKA SHUME ME TE VOGEL SUKSESI DHE JEONA PER ZONJUSHEN DO ISHTE I NJEJTE, PERKRAJE PATI NGA SHQUPI ,GRUPI I GAZETAREVE QE E KANE ALE NE SY EDIN DHE QEVERINE E TIJ CANI QE ME PYETIET PROVOKUSE DUKEJ SIKUR I THOSHTE ISHTE PAK AJO QE BERE ,NE NJE FOTO KU ISHTE NJE POLIC KISHTE MARE NJE QENDRIM ARMIQESOR PAMJEN E NJE KRIMINELEJE ,MOJ BRISIDE PER QEVERINE E SALES TI DUHET TE VIJE KUJEN PSE TI THEM KETO GJERA QE STE PELQEJNE PO DUHET PARA SE TE SHKRUASH TI MENDOSH,AI PRISHI SISTEMIN SHKOLLOR,VRAU MBUSHI VENDIN ME KUADRA INJORANTE PA SHKOLLE QE KISHIN MESUAR TE VIDHNIN, TE VRISNIN,BERI QE KETO KOHE QE HYRI DEMOKRACIA NE SHQIPERI TE SHKATEROHEJ CDO GJE, VAJZA QE MRON TI BERI NJE XHEST QE E KA ULUR POSHTE FEMEREN ,AJO ZERE SE E HODHI MBI TRUPIN E NENES TE SAJ , Z,MINISTRE BERI VEPRIMIN E NENES E HOQI NGA POLICIA.

    1. era says:

      Nuk ja vlen pergjigja

  12. PO.PO says:

    Znj.Gjikondi , renditet ketu disa kritika ,qe jane fare pak nga totali i tyre ,
    por nuk dhate asnje alternative te re , per t`i shtyre punet perpara !
    Une kam te drejte te nenkuptoj , se alternativa juaj me e mire , qe nuk
    guxoni ta thoni hapur , eshte automatiku i ish ministrit te brendeshem
    ne ngjarjet e 21 janarit . Pra , simbas teje , njerezit me adapt per ta
    vene punen mbi shinat e duhura jane banditet Sali e Lulezim UDB-ashet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje