A do të ketë « efekt Trump » në presidencialet austriake?

21 Nëntor 2016, 17:21Blog TEMA
A do të ketë « efekt Trump » në presidencialet

Gjovalin Kola

Wien 26.04.2016, Freiheitlicher Parlamentsklub, Wien, AUT, FPOe, Pressekonferenz nach Sitzung des Bundesparteivorstands mit Thema Praesidentschaftswahl 2016. im Bild FPOe-Praesidentschaftskandidat Norbert Hofer // Candidate for Presidential Elections Norbert Hofer during press conference of the austrian freedom party according to the austrian presidential elections in Vienna, Austria on 2016/04/26. PUBLICATIONxNOTxINxAUT EX_GRU
Vienna 26 04 2016 Freiheitlicher Parliamentary Club Vienna AUT FPOE Press conference after Meeting the with Theme Presidential election 2016 in Picture FPOE Praesidentschaftskandidat Norbert Hofer Candidate for Presidential Elections Norbert Hofer during Press Conference of The Austrian Freedom Party According to The Austrian Presidential Elections in Vienna Austria ON 2016 04 26 PUBLICATIONxNOTxINxAUT EX_GRU

A do të ketë një ndikim për zgjedhjet në Evropë situata politike në SHBA ? Rikthimi i austriakëve në zgjedhjet e 4 dhjetorit mund të jetë prova e parë e madhe para zgjedhjeve shumë të rëndësishme në Francë e Gjermani vitin e ardhshëm. Pas dy javësh, Austria do të rikthehet në votime për të vendosur se cili nga dy kandidatët do të jetë presidenti i ri i vendit : i pavaruri Aleksandër van der Bellen apo përfaqësuesi i extremit të djathë, Norbert Hofer. Më 22 maj, austriakët e zgjodhën një president, Aleksandër van der Bellen, por rezultati u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese për shkak të parregullsive që u konstatuan në votat e dërguara me postë. Diferenca mes dy kandidatëve ishte atëherë vetëm 0,6 përqind. Në sondazhet e kryera gjatë verës, opinionet për të dy kandidatët kanë ndryshuar shumë pak. Si shumica e homologëve të tij të ekstremit të djathtë në Evropë, shefi i Partisë për Lirinë (FPO), Heinz-Christian Strache, e ka mburrur Donald Trump-in, çka tregon se fitorja e tij ka shtuar me të shpejtë mbështetësit e tij. Ai është shprehur se Norbert Hofer do ta bënte mirë ndërmjetësuesin midis SHBA-së dhe Rusisë. Megjithatë, pasiguria që shoqëron mandatin e ardhshëm të Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë mund ta bindë elektoratin austriak të mbahet me partitë tradicionale se sa të zgjedhë një shef shteti për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore nga ekstremi i djathtë. Institutet e sondazheve po tregohen, sidoqoftë, më të kujdesshme. Askush nuk e merr guximin të parashikojë rezultatin e këtij votimi të dytë, sidomos pas zgjedhjes së Donald Trump-it, i cili sfidoi të gjitha parashikimet e bëra para datës 8 nëntor. Për momentin, të dy kandidatët qëndrojnë rreth 50 përqindëshit. Por, si në SHBA, austriakët nuk deklarohen në favor të ekstremit të djathtë gjatë sondazheve. Aktualisht, FPO ka prej kohësh një avantazh ndaj partive tradicionale, SPO dhe OVP. Në Austri, sikurse edhe në vende të tjera evropiane, klima politike duket se drejtohet kundër klasës politike në pushtet. Norbert Hofer ndjek strategjinë që të përfitojë nga ky refuzim, kurse Aleksandër van der Bellen ndjek një strategji tradicionale. Nëse integrimi do të luajë një rol kyç në zgjedhjen e votuesve, me masat e marra nga qeveria austriake, emigracioni nuk është më një temë e nxehtë si para verës dhe nuk është më në favor të FPO. Rezultati i zgjedhjeve nga do të dalë një president, edhe pse simbolik, pritet me padurim, duke pasur parasysh mbijetesën e vazhdueshme të qeverisë të dalë nga koalicioni SPO-OVP. Madje, ish-kancelari Ëerner Faymann u detyrua të jepte dorëheqjen nga dështimi i kandidatit të SPO-së në provën e turit të parë. Pothuajse çdo javë të dyja partitë në pushtet grinden për këtë apo atë çështje. Megjithëse asnjëra prej tyre nuk ka interes të prishet marrëveshja mes tyre, disa vëzhgues vlerësojnë se vota presidenciale mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme. Përveç kësaj, ekziston edhe një teori në Austri. Për të shmangur hyrjen e shefit të ekstremit të djathtë, Heinz-Christian Strache, në betejën për qeverinë, duhet që përfaqësuesi i tij, Norbert Hofer, të bëhet president. Në fakt, përgjithësisht zgjedhësit nuk ia japin pushtetin e qeverisë dhe atë të presidencës të njëjtës parti. Në njëfarë mënyre, kjo do të shpjegonte gjithashtu se përse asnjë prej kandidatëve të partisë nuk e ka kaluar pengesën e parë. Por zëvendëskancelari Reinhold Mitterlehner nuk beson aspak në këtë teori dhe shqetësohet më shumë për imazhin ndërkombëtar të republikës alpine. Ai ka deklaruar, kohët e fundi, se Aleksandër van der Bellen është « vota më e mirë » për Austrinë. (Herbert Vytiska, EurActiv).

 

 

 

 

 

1 komente në “A do të ketë « efekt Trump » në presidencialet austriake?”

  1. wiena says:

    Prof. Van der Bellen do te fitoj perseri !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje