Heroizmi pa ide ose guximi qesharak

20 Nëntor 2016, 19:48Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Akti i studentes apo vajzës nga një fshat i Fierit që i hodhi një shishe ma salcë në kokë ministres së arsimit Lindita Nikolli, mund të vështrohet nga disa kënde. Por sado që të përpiqesh të gjesh një justifikim dramatik për aktin e kryer, e ke të vështirë, më së shumti, mua, ai veprim më bën për të qeshur dhe nuk shoh asgjë sublime në atë tekst. Përse ? E para më bën për të qeshur motivi. Unë e mirëkuptoj shqetësimin e studentëve, të të rinjve në përgjithësi që janë kundër status-quosë, që revoltohen dhe janë kundër sistemit në përgjithësi, por e kam të vështirë të kuptoj se si një studente kryen një gjest sublim, pra e qëllon ose e ndot për ta poshtëruar figurën e ministres. Pse ? Sepse ajo dhe grupi që ata përfaqësojnë kërkojnë cilësi në arsim. Po çfarë do me thënë cilësi ? Kjo kërkesë abstrakte dhe pa referencë është kaq e përgjithshme sa ngjet me atë dëshirën e misseve kur fitojnë ndonjë çmim që pyetjes se çfarë dëshire kanë, ndonjë prej tyre u përgjigjet : « Paqen në botë !!!!!!».

Sot edhe vendet më të zhvilluara kanë vetëm një shqetësim – të rrisin cilësinë në arsim, sepse ky tregues nuk është asnjëherë statik, por ndryshon. Është e vërtetë që arsimi ynë dhe universitetet vuajnë nga mungesa e cilësisë, por, në rastin më të mirë, këtë shqetësim do të duhej ta ngrinin akademikët, stafi i profesoratit, shoqëri të huaja rankimesh apo OJQ-të që merren me dijen. Nuk e kuptoj se si studentët që nuk kanë mbaruar ende një program studimi mund të protestojnë për cilësinë, madje të qëllojnë me salcë në kokë ministren e arsimit. Nga ana tjetër, Lindita Nikolli është simboli i nëpunësit të bindur e të urtë që as nuk shquhet se ka bërë mirë, por as nuk mund të thuash se ka bërë keq.

Ajo ka zbatuar me dashuri mediokre një program të gatuar keq nga ata që këshillojnë Edi Ramën dhe ka bërë kujdes që të bëjë në arsim atë që do t’i japë mundësi Edi Ramës të thotë se për herë të parë hoqëm këtë e vumë atë. Ajo ka meritën se vuri firmën për mbylljen e universiteteve private të dështuara, por vetëm kaq se, pas kësaj, ajo vijoi rutinën e lodhshme të drejtimit të arsimit shqiptar me metodat komuniste të propogandës, duke vazhduar me të njëjtat tekste shkatërrimtare për arsimin parauniversitar dhe me të njëjtët botues mediokër dhe sharlatanë që po helmojnë arsimin parauniversitar dhe po shkatërrojnë trutë e fëmijëve.

Ajo, ashtu si pjesa më e madhe e kabinetit Rama, janë shtojca të humorit qeverisës së Edi Ramës, por nuk janë problemi. Ndaj të bësh heroinë Lindita Nikollin dhe të marrësh përsipër të mbrosh kauzën e cilësisë në arsim, është njësoj si ajo anekdota që më tregonte dikur një miku im për një spital psikiatrik. Aty në atë spital, pacientët kishin dërguar një peticion dhe protestonin për cilësinë e solucionit që lante dyshemenë. Kërcënimi ishte se nëse nuk ndërrohej ai solucion, ata do të futeshin në grevë urie.

Por siç edhe e dimë të gjithë, shembullin brilant të heroizmit pa ide ose të guximit qesharak, e jep përditë në Parlament opozita jonë, e cila lufton për një kauzë apo për kauza që nuk kanë lidhje me publikun. Flamur Noka zapton foltoren e Parlamentit dhe thotë se ai podium i takon vetëm Sali Berishës. Sali Berisha e zapton atë podium dhe reciton për orë të tëra. Kështu, siç po shkojnë punët, Edi Rama nuk ka nevojë të bëjë kolacion me askënd. Partneri i tij më i vlefshëm është Berisha. Nuk ka aleat më të fortë se ai. Sa të jetë Berisha në Parlament dhe heronjtë e salcës jashtë tij, Rama do na sundojë për shumë e shumë vjet.

10 komente në “Heroizmi pa ide ose guximi qesharak”

    1. adi says:

      jane mbeldhur gjithe burat kurva te rilindjes dhe sulmojne nje vajze
      te majte . me urdher!!!!!
      se nuk eshte prostitute se nuk ka moralin e tyre.
      nuk ka prostitucion me te shpifur se ai i nje buri.

      1. Jozefina says:

        Kapeni për zhelesh

  1. Devolliu says:

    Nese eshte rreth nuk ke çfare e shkon nga kendet, sepse rrethi nuk ka kende.
    Ti ke ne dore t’i quaht te tjeret medioker, une kam ne dore te te quaj ty medioker. Ti nuk je ekspert arsimi , sepse VETEM medimdhenia nuk te ben te tille.

  2. Petro says:

    Ore ky sillet sikur u prek Zoti.Po c eshte Nikolli o i ziu Ilir.Kujto Ivanajin dhe Koliqin.Keta po i bejne varrin arsimit.E c eshte nje kavanoz salce?Baballaret e tyre kane vrare me plumba mijera.I doni pushtetaret me gjithe prapesite si lule mos me prek.

  3. poko says:

    po ti ske ca kupton…se ti perket nje brezi te rritur me dhune dhe grushta kokes.. dhe ate qe e keni bere me zor sot e na e shisni sikur e keni bere me qef. pse kur dolen studentet ne 90 per protesta mos ishin gje te afte te gjykonin se kush ishte me mire komunizmi apo demokracia. dolen se I kishte ardhur shpirti ne maje te hundes. Keshtu ka dale dhe kjo femer..dhe ndoshta kjo eshte vetem maja e ajsbergut. po ti nuk ke se si e kupton se nuk je me ri, ke halle te tjera..

  4. Veliu says:

    Shkrim i goditur por problemi eshte shumica e shqiptareve, perfshi edhe Mirelen, jane te goditur nga trute e kokes. Jam kurioze si ndjehet kjo Mirelovina pas atij akti te shemtuar?! Pashe nje interviste te saj dhe mu duk fare e rendomte jo si nje vajze qe kishte nje fare formimi meqe kishte mbaruar nivelin e pare te studimeve. Ne fund thashe”I vetmja deshirevqe kam eshte: Mos rente shqiperia kurre ne doren e te rinjve si Mirela”.

  5. Kreshnik Skenderi says:

    Sado te hiqeni si gazetar i pavarur, nuk mund te mbuloni burracakerine dhe servilizmin ndaj pushtetit, sepse jeni pikerisht pjese e tij.
    Cfare analize e dobet! Ketu nuk eshte fjala per persona, nje Mirele e nje Lindite,por per perplasjen e pushtetit me diktaturen qe sapo ka lindur. Gazetaret lakej si ju mbrojne regjime, dhe prapa protestes se natyrshme shohin veprime jokompatibile me moralin. Ndersa e verteta eshte se universiteti tek ne dhe arsimi ne pergjithesi ka falimentuar. Kete nuk e shikoni ju zoti gazetar qe merrni dhe rroge si pedagog?
    Si nuk ju vjen zor per lepirjet qe beni?
    Kaq i tremblent kesha vajze, qe vjen nga fshati gjoja dhe ka ofenduar qytetarine tuaj provinciale?
    Shume keq!

  6. era says:

    e cte te shkrua,j ti kane numeruar djemte te tera, vetem nje gje nuk kuptoj ben sikur je apo je vertetet leshko. Kush o derdimen po proteston per cilesine e arsimit sikunder shhkruan ti? Apo keto jane ato marifetet dhe dobiclliqet e zanatit Cfare eshte Reforme dhe cfare eshte Cilesia! pranoje ose je debil dhe mos shkruaj me ose je qen bir qeni dhe nje cope leter higjenike qe mbasi te perdor Rilindja_ pranon te perdoresh_ te hedh ne kosh

  7. Babai i pasur i njeres nga ju says:

    Fjalet e mija i ke thene me se miri ti Veli,faleminderit per shkrimin.Desha ti them “grupit ne fjale” shkoni futini nje Party sic e dini me parate e babit dhe te mamit dhe pastaj nje kafe te Blloku shoqeruar me nje “cigare” Lazarati………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje