Nëse unë do isha në vendin e Linditës

18 Nëntor 2016, 13:26Blog TEMA

Keti Bazhdari

Gjestin e ndodhur mbrëmë, nuk do e shihja si të tmerrshëm, përkundrazi. Sot jemi në demokraci dhe secili ka të drejtë të protestojë, pa dhunuar tjetrin fizikisht ama. Këtu Lindita, ka gjithë të drejtën të revoltohet.
Por duke e parë ftohtë, edhe intensifikimin e mjeteve të protestës së këtij grupi të rinjsh, deri në një farë dhune fizike, do e lexoja më shumë si formë të dëshpëruar për të ngritur një kauzë që nuk gjen mbështetje në numra.
Unë s’do e merrja aspak personale në rastin e Linditës, përkundrazi do i sfidoja këta të rinj të merrnin të gjithë nga një shishe salsë me vete, haptazi, jo fshehurazi, e nga krahu tjetër do isha edhe unë me shishen time. Sfida do ishte të zhvillonim një debat publik ku të diskutonim çdo shqetësim që ata ngrejnë bashkë me zgjidhjet që ofrojnë dhe përmes ekranit të na gjykonte publiku që të mund të shprehej me votë. Në fund, ai që do humbiste do i duhej ta hidhte vetë salsën mbi kokën e tij. Kjo është demokracia, t’i bindesh numrave…
Të përqafosh një kauzë, nuk do të thotë domosdoshmërisht se ke të drejtë, por mënyra se si e adreson problemin dhe gjen mbështetjen, është ajo që të jep në fund, të drejtë ose jo në demokraci.

Kemi vuajtur historikisht për shembuj të protestës së lirë në shoqërinë shqiptare. Personalisht, flas si  dëshmitare, pjesëmarrëse e protestave paqësore të opozitës 8 vitëshin e qeverisjes së shkuar. Preh e viktima të provokimeve, deri dhunës me eleminime fizike të ushtruara nga pushteti i atëhershëm ndaj jam e gëzuar që kjo kohë nuk i ngjan asaj kohe.
Përgëzoj cdo formë proteste të sukseshme, pavarësisht qëndrimit personal dhe mendoj se shembujt e protestave të sukseshme këtë tre vitëshin e fundit nuk kanë munguar. Ama, ekstremizimi i tyre deri në banalitet, mendoj se nuk i shërben demokracisë shqiptare, pasi komplekson  të tjerët t’i bashkohen një proteste dhe pozicionon shoqërinë karshi protestës. Protestat kur arrijnë të ngrejnë një kauzë, kanë mbështetjen, qoftë edhe në heshtje, të një mase të madhe njerëzish, por kur ekstremizohen mjetet, humbet interesi nga kauza dhe kthehet vetë protesta në objekt gjykimi. Mendoj se në një shoqëri të kompleksuar si kjo e jona, kjo formë proteste është fatale në uljen e interesit të përgjithshëm për të protestuar.
Nëse une do isha Lindita, një mësuese,  nënë dhe grua e fortë, sikurse ajo di të jetë, nuk do e shihja si personale, por si një arsye më shumë për të vijuar reformat dhe çdo nismë tjetër që po i kthen vlerat arsimit në këtë vend.

12 komente në “Nëse unë do isha në vendin e Linditës”

  1. Dyrrahu says:

    Zonja Keti po flet sikur shqiptaret te ishin nga shtetet e Beneluksit. Ata pardje hodhen salce, dje grushta, para ca vitesh hodhen nje fshat me robe ne ere, pak me pas vrane ne mes te sheshit, keto veprime t’i marresh si sjellje demokratike do te thote t’i inspirosh per ta shtuar dhunen.
    Une e di qe ne demokraci ke te drejte te protestosh, te flasesh, por s;ke te drejte te pengosh tjetrin.
    Flamur Noka dje ndante “drejtesi” ne mes te Kuvendit, Paloka ekspozonte forcen, cfare eshte kjo? Demokraci jo, keto jane veprime cubash dhe si te tilla duhet me ashpersi te denohen dhe te nderpriten veprimet primitive.

  2. Ai tipi.... says:

    Bjeri shkurt se kot je zgjat…. Ktheje dhimbjen ne force ,sic na ka mesuar Xhaxhi Enver qe ti e paske dashur shume Keti!

  3. Ai tipi.... says:

    ……dhimbjen ne force …..Ketiiiiii. Keshtu te ka mesuar xhaxhi Enver!

  4. Drita says:

    Zemërimi i shëndetshëm dhe rruga janë fuqi të mëdha, ashtu si protestat përbëjnë bashkime të mëdha opinionesh të njerëzve që kanë të drejtë të mendojnë njëlloj për gjëra të ndryshme por kjo kurrsesi nuk duhet perkthyer ne Dhune , ishtrim Dhune pasi kjo gje reflekton paaftesi te protestuesit. Bashkohem me mendimin tuaj zonja Bazhdari. Shkrim i sakte . Bravo per llogjiken e drejte e te sakte qe keni. Jeni per tu admiruar

  5. I pagabueshmi says:

    Rexhep Qosja shkruan “… liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për të penguar ngritjet e të merituarve dhe të diturve; prej dikujt për të urrejtur; prej dikujt në radhë të parë për të gënjyer e prej dikujt për të sharë e për të fyer të madh e të vogël, burra e gra!Dhe për shumëçka tjetër…”
    Dhuna e ushtruar nga protestuesja vetem sa i ul vlerat protestes se paster dhe me ideal te shoqerise civile . Ajo nuk goditi ministren por prodhoi nje bumerang per kete grup protestuesish. Turp.
    Bravo Keti per shkrimin. Besoj qe vlen per tu lexuar nga te rinjte , shtrese te cilen ti e perkrah vazhdimisht

  6. Shpresa says:

    Ajo që ka munguar, ose dhe kur e kemi patur ka qenë në periferi të vëmendjes, ka qenë edukimi me punën, me tolerancën dhe mirëkuptimin. Kjo u shkaterrua nga Saliu e jo nga xhaxhi qe permend “Ai tipi…” pak me siper , gje te cilen po vazhdojme ta vuajme me shperthime te tilla dhune. Turp tu vije . Si do reagonin qe ne kartiken e ministres te ishte e ema a e motra e tyre. Turp. Te rinjte duhet te ndryshojne vizion. Duhet te shohin perpara e jo te kthehen mbrapa. Te pergezoj Keti Bazhdari qe ben shkrime me vlere per te rinjte . Te lumte vajze

  7. Te ti says:

    Bravo Fadil. Shkrim i mire.

  8. alidie says:

    Demokracia tek ne ka marre permasa te pajustifikuara.Si ka mundesimqetenuleshmpersonalitetin tim me keto dhunime?
    Troç,te isha une ne vendin e z.Lindites, do te isha ngritur dhe do ta merrja per flokesh

    S’ka te drejte asnjeri qe te marre neperkembe personalitetin.
    Nese, do te isha une, ate femer do ta kisha marre zvarre prej flokesh.
    Pse demokraci eshte kjo?

  9. D. Didani says:

    Akoma edhe pas 26 vjeteve nuk mundemi ta dallojme,bile as ne teori Demokracine dhe Anarshine….Ne praktike edhe me keq!

  10. astrit says:

    Zonja Keti. Eshte hera e pare qe opinioni juaj nuk eshte dhe aq bindes. Pra, jemi ne demokraci dhe mund t’i hedhim ne menyre tinzare salce ministres. Po sikur kjo fshatare e papergjegjshme, e cila erdhi ne qytet dhe u “civilizua”, te kishte sulmuar me thike apo me arme, cfare do te ndodhte pastaj? Pa e tepruar aspak, une do te isha per denimin e saj si kamikaze, e cila neser do t’ju sulmoje edhe juve si qytetare, deputete, apo ministre.

  11. haribooo says:

    Ajo vajze,pavaresisht numrave q e perfaqson,do te kishte bere me shume buje,
    pa demtuar veten,nese salcen do ta kishte hedhur mbi truoin e vet ,dhe kete para
    kamerave.
    Askush nuk deshiron te atakohet pabesisht,sado gabim te jete.

  12. Jo vetem kaq says:

    Bravo komentues Kurva, se shpejti Trump do t’jua pa…j prapanicen dhe si kurva qe jeni do eju pelqej ashtu sikurse pa…mi i Sorrosit, Edhe artikullshkruesen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje