Gjovalin Kola
Dje u përkujtua 60-vjetori i komunitetit shqiptar në mbretërinë belge. Me këtë rast, oratorët që morën fjalën në sallën e parlamentit federal, në Bruksel, kujtuan ardhjen e grupit të parë të emigrantëve politikë shqiptarë në vitin 1956. Për t’i shpëtuar persekutimit komunist, ata lanë vendin dhe u vendosën në kampet e Gerovos në Kroaci. Pas marrëveshjes së Gjenevës më 1951, ata u shpërndanë në vende të ndryshme të Evropës Perëndimore dhe SHBA. Siç pritej, u fol gjithashtu edhe për probleme të ndryshme të shqiptarëve që jetojnë në Belgjikë. Të duket paradoksale që pas 60 vjetësh, pas pothuaj dy brezash, të kujtosh se je i huaj apo i ardhur në këtë vend, kur flitet aq shumë për integrimin dhe kundër komunitarizmit. Por të tilla veprimtari organizohen rregullisht edhe për komunitete të tjera, sigurisht shumë më të mëdha në numër e më aktive në jetën politike, sociale e kulturore si marokenët, turqit, algjerianët, kongolezët, latino-amerikanët etj. Si në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, edhe në Belgjikë janë vendosur prej më shumë se gjysmë shekulli komunitete të ndryshme, me origjinë nga Evropa ose jashtë saj. Kjo dukuri lidhet me emigracionin masiv të Pasluftës dhe ka sjellë transformime të thella demografike, politike, sociale, kulturore, fetare etj. Që në fillim, partitë politike, të majta apo të djathta, kanë parë te komunitetet e emigrantëve një elektorat të konsiderueshëm. Prandaj ato u qëndrojnë afër për t’i shfrytëzuar për interesat e tyre. Por duket se pragmatizmi politik i elitave ka bërë një efekt të kundërt me kërkesën jetike për integrimin e të huajve. Duke u trajtuar e favorizuar kolektivisht, këto komunitete nuk kanë pasur asnjë detyrim të integrohen e, aq më pak, të përshtaten, pa kushte, në shoqërinë pritëse. Nëse, pas atentateve të Parisit e të Brukselit, këto komunitete (sidomos arabo-myslimane etj) janë kritikuar për mosintegrim e komunitarizëm, përgjegjësia, sipas shumicës së analistëve, është e dyanshme : shoqëria pagoi haraç për manovrimet elektoraliste të partive politike. Këto ngjarje dhe kriza e refugjatëve u kanë dhënë një goditje të rëndë shoqërive të hapura evropiane dhe modelit multikulturalist të BE-së. Më në fund, për t’iu rikthyer kremtimit të 60-vjetorit të ardhjes së shqiptarëve në Belgjikë, duket se çdo çdo gjë do të vazhdojë si më parë. Sikur të mos ketë ndodhur asgjë…
Une nuk e di se egziston komunitet shqiptar i organizuar ne Belgjike. Aty egziston nje komunitet shqiptar i veriut te Shqiperise, pjese e grupeve te bandave te Gjon Markagjonit dhe pasardhesit e tyre qe ne emer te lirise dhe demokracise po e çfrytezojne si komunitet shqiptar, organizojne aktivitete fshehurazi nga shqiptaret e tjere, vjet ngriten bustin e Markagjonit dhe e peruruan ate dhe nuk kane asgje te perbashket me shqiptaret e tjere. Keto rryma drejtohen akoma nga Sali Berisha se ne kohen e tij kur ishte president dhe kryeminister, kishte ngrit celulat e partise demokratike qe dhe i paguante me taksat shqiptare, kishin zyra me qira, paisje deri edhe satelit televizion qe kur u zune me njeri tjetrin i vodhen dhe u shperndane, disa nga ata ishin dhe gjeneralet e graduar ne kohen e tij qe u rikthyen ne Shqiperi ne 2005-en dhe kane kryer edhe masakra. Mendoj se media e vertete shqiptare le te shkoje ne Belgjike dhe te komunikoje direkt me shqiptaret , jo vetem per te vertetuar ate qe ngjan, por edhe per te sheshuar mosmarrveshjet dhe armiqesine qe ruajne akoma bandat e vjetra. Edhe kur shkoi nje here presidenti i sotem Bujar Nishani, mblodhi ca nga keta dhe gazetat dhe televizionet shqiptare transmetonin sikur ai kish bere takim me shqiptaret e Belgjikes. Te gjitha jane bere fshehurazi nga ca ekzemplare qe duan te perfaqesojne publikisht te gjithe shqiptaret. Lajmet qe jepen sot ne gazeta dhe televizione shqiptare, jane njesoj si lajmet e tvsh-se ne kohen e Enverit: propagande qe nuk pi me uje.
Artikel qe asnje lidhje me titulli gati nuk ka po njese gazetari pati nevoj me na treguar se sa thelle ka deportuar tek politikberesit belge qe qenkan duke reflektuar….
Sa per keto shqiptare te ardhur para 60 vjete,nuk jane as te paret as te fundit te komunitetit shqiptare-vete konica ishte ne fillim te shekullit nje nder shqiptaret atje-keta perfasojne vetem nje gje Shqiperine e vjeter,jo komuniste, e kjo komunitet jo vetem ignorohet nga qeveritaret tone cdo here qe shetisin ne Bruxelles,po edhe fyet me nje mine telash ku kerkon shtetesine shqiptare! Prandajj mbledhjet qe behen per politiken e Tiranes,kjo komunitet i bojkotoj mire-as 0,1% te shqiptareve nuk morren pjese…Per keto Shqiptare,ardhja e tyre ishte nje tragjedi,pra asgje per t’u krekosur e asgje per te festuar…
Hej mon Drita,kush te ka faj pse s’te hap kush deren?Sigurisht se ka nje komunitet shqiptare ne Belgjike,te mireorganizuar bile nga Veriu,po edhe me disa shqiptare nga Tirana,e nga Jugu…po ata nuk organizohen alla komuniste,edhe mblidhen kur ia vlen-te kujtoj vetem demonstratate per Kosoven- e jo per pseudo seminar idioteske apo mbremje tallava qe ju pelqejne aq shume!Edhe sa per dijenin tende zorr se bien nje a d’y mbeshtetese te Berishes ne kete komunitete,se jeta Jane demokrate te vertete ,te mireintegruar ne shoqerine belge,me nje kapital tash te konsoliduar e nuk Kane nevoje per nje vleresim nga Tirana,pos nje a d’y politikane qe duan me bâ karrière ketu…Asgje nuk organizohet fshehurazi,perkundrazi, cdo gje dell ne shtypin belge,nuk te kemi faj pse nuk e lexon ti,e pse festtat tona nuk te pelqejne!
Belgjika shyqyr Zotit eshte vend i lire ku sicili ka mundesi me organizu cka te doje…vepro pra…
Drita,bija putatike e max vélos
Vete fakti qe Jane shqiptare nga veriu qe ka nje Karim per ty?
Edhe sa per dijenin tende jeta verior behen anetare ne politiken belge,shpesh tek e majta belge(edhe deputet-socialiste bile-)ose te gjelberit!…
Po sigurisht kjo tek enveristat e stalinistate,
Të huajt jetojnë më pak se belgjit në Belgjikë. Vdesin në moshë të re nga racizmi.