Lufta pa alternativa brenda PD-së dhe ”gjoba” e Nishanit ndaj qeverisë

15 Nëntor 2016, 19:28Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Ishte e paprecedentë deklarata e presidencës sot në Komisionin e Ligjeve ku Nishani nëpërmjet drejtorit të tij të kabinetit, Florjan Nuri, ka paralajmëruar se nëse as këtë vit nuk merr rritjen prej 20 milionë lekësh shtesë mbi atë që Ministria e Financave kishte parashikuar për funksionimin e këtij institucioni, do të ankimojë buxhetin në Kushtetuese.

Kjo deklaratë e presidentit është e paprecedentë jo për faktin se Nishani del kundër qeverisë, por për natyrën e argumentit që ka ndërtuar këtë radhë për t’i bërë oponencë qeverisë. Akoma më qesharake bëhet situata kur argumenti ishte se ‘‘janë 14 milionë lekë borxhe ta akumuluara nga lëvizjet e Nishanit jashtë vendit dhe nga pritjet që ai ka bërë.” Megjithatë edhe deri në këtë pikë, gjithçka është normale për një president që nuk ka qenë në asnjë moment siç duhet i tillë. Çdo lëvizje e Nishanit si president  në fakt ka patur një prapavijë politike që nuk lidhet më vetëm me luftën kundër Edi Ramës, por me luftën që po zhvillohet çdo ditë e më shumë për kreun e PD-së.

Nishani është njeriu që nuk njihet për ndonjë bëmë në këtë vend, nuk është as ndonjë histori suksesi që të ketë lënë pa fjalë politikën shqiptare e të gjithë të jenë turrur për ta rekrutuar. Ai ka qenë, është dhe do të mbetet thjeshtë një kapter i përulur i doktorit që e mori dhe e bëri deputet e ministër dhe në fund, duke i besuar besnikërisë së tij më shumë se secilit prej kandidatëve të tjerë që u kthyen nga rruga, e bëri edhe president. Në postin që sot Nishani mban, ka bërë çmos për t’i treguar doktorit që ai jo vetëm që është besnik deri në fund ndaj tij, por se vlen akoma më shumë. Euforia e tij për të bërë opozitë në gjithçka, që nga reforma në Drejtësi deri te Buxheti, janë dëshmia e qartë se synimi i tij është marrja e PD-së. E cila kalon nga duart e doktorit natyrisht.

Në kohën kur Berisha dhe Basha përdornin si kavie në Bruksel ca deputetë të tyret me në krye Aldo Bumçin kundër çeljes së negociatave, Nishani mbante në takimin e Këshillit të Sigurisë këshilltaren e tij, gruan e Aldos me çerfitikatë sigurie që i kishte mbaruar afati. Ishte e shoqja e Aldos, e cila në shkelje të ligjit qëndronte në mbledhje ku informacioni ishte i klasifikuar e për të cilën askush as foli as mbajti përgjegjesi. Megjithatë, ishte ky rasti që Nishani ti tregonte edhe njëherë Berishës se është më i fortë se Basha në luftën kundër Ramës. T’i tregonte se përpos opozitës, ai është edhe një ‘kapter dixhital’ hera herës i vlefshëm.

Nga ana tjetër Basha ndihet i thyer dhe nuk ka faj. BE-ja jo vetëm që nuk e pranoi kërkesën e tij për mosçelje negociatash, por shkoi akoma me tutje kur të gjitha çka kishte pretenduar opozita, Progres-Raporti i shihte si çështje mbi të cilat ishte punuar pozitivisht. BE-ja saktësonte në raport se po bëhet progres në pikat që opozita i trumbetonte si arsye për të mos çelur negociatat. Kjo është padyshin një humbje për Bashën dhe një plus për Nishanin i cili pret sa më shumë dështime të kësaj natyre.

Basha ndihet i tradhëtuar nga të gjithë. Është në momentin kur 6 muaj para zgjedhjeve nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për qytetarët veç akuzave për drogë. Baza e PD-së është e përçarë, grupi parlamentar poashtu. Berisha nuk po e suporton sa duhet sepse është i zënë me ”hallet e veta”

Sa më lart, Nishani i cili po i afrohet finishit të qëndrimit të tij në presidencë, ka bërë gati letrat. Ai po luan si një opozitar i thekur që nuk lë pa përfolur asgjë që qeveria bën, ndërkohë që Basha luan vetëm me drogën. Nishani po i bën qokën secilit në PD, ndërkohë që Basha po i përzë. Nishani po mban afër ”të vjetrit’ e PD-së, ndërkohë që Basha ka ekipin e ri me të cilin humbi thellë 2 palë zhgjedhje.

Pra, janë dy kandidatë që në fakt nuk kanë asnjë alternativë. Dy kandidatë që po bëjnë çmos të marrin PD-në në administrim. Janë 2 kandidatë që nuk janë shquar asnjëherë si histori suksesi që më pas u futën në politikë, por vetëm si qënie besnike të doktorit, i cili natyrisht e ka një plan B.

2 komente në “Lufta pa alternativa brenda PD-së dhe ”gjoba” e Nishanit ndaj qeverisë”

  1. Emigranti says:

    Zoti Flogert, duke pare ecurine e njgjarjeve, kundershtimeve, sherbimeve ndaje Sali Brishes, te keti sakati nga trupi dhe nga mende, spresim azgje te mire ne ineres te shqiptarve. Qellimi qe ky moster i ka vne vehtes , ka qene dhe eshte, te mbaje shpaten e demokleut mbi koken e mazhoranses , qeverise, vetem e vetem, te mosedekretoi ligjet qe sjelle parlamenti, se jane te mazhorances, duke u vene nga nje bishte. Vetem keshtu mendone se kenaqe, deshirate e padronit, qe e gradoi, deputet, minister dhe presidente te republikes. Per te keqen e shqiptareve, komunisti, oficeri, qe u betua per te mbrojtur, emrin,dhe bustin e Enverit, ne shkollen e bashkuare te oficereve, te nesermen u gedhi demokrate dhe tani me sevilizem ndaje mostres Berisha, kerkone , te mose mbetet rruges si person i deskrediture ne syte e shqiptareve, per poshtersite dhe bemate e tije ne sherbim te PD,dhe Sali Berishes, prandaje eshte gati ti pije shuren cdo menjgjeze, vetem e vetem, ta emeroi ne nje detyre te rendesishme ne PD.

  2. semanjaku says:

    Le ta mari P.D ne kapteri,,keq e me keq do veje. Ky ngelet nje sherbetor I bindur qe nuk ka vision,,,nuk ka intelekt,,,eshte nje tip plasteline.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje