Një nga futbollistët më të mirë shqiptarë, mbrojtësi i kombëtares Mërgim Mavraj, postoi paraditen e së hënës një status i cili fliste me fjalë të ashpra kundër masave që u përdorën ndaj tifozëve shqiptarë për ndeshjen Shqipëri- Izrael. Por, ajo që Mërgimi, një besimtar i devotshëm musliman, nuk e thoshte me fjalë, por e nënkuptonte, tek përdorte termat, “frikë”, “poshtërim”, “përçarje” ishte fakti se ato kishin rënë mbi kokat e njerëzve të së njëjtës fe me të.
Në të vërtetë, që kur u hap lajmi për moszhvillimin e ndeshjes në Shkodër, katër besimtarë muslimanë të etiketuar si terrorrisë u arrestuan. Afro 100 të singjashëm me ta u ndaluan nga policia pa ndonjë arsye konkrete. Mediat shkruan se ata dyshoheshin për aksione vrastare. Por më tej askush nuk tha asgjë.
Në ditën e ndeshjes, Elbasani i ngjante një lagjeje të Hebronit, shteti shqiptar i kishte lëshuar frerët në duart e Mosadit, shërbimit të fshehtë dhe të frikshëm hebre, pamjet që u panë qenë ku e ku më policiore se ato që mund të shikoheshin gjatë Euro 16, në Francën e përballur realisht nga terrorizmi, dhe qindra tifozë shqiptarë të ardhur nga shtetet përreth, nuk u lanë të futen në stadium.
Tani, kur gjithçka ka mbaruar me një fund të lumtur, fatkeqësisht jo për sportdashësit e futbollit, por për ata që i tuteshin një atentati terrorist, pyetja që ngrihet është: A qe e justifikuar gjithë kjo zhurmë? A morën parasysh ata që e krijuan atë edhe sentimentet e besimtarëve muslimanë të këtij vendi? A e vranë mendjen për një moment se dorëzimi i çelsave të policisë në duart e Mosadit, që e ka historinë të njollosur me gjak muslimanësh, vertet mund të shmangte një akt terrorist, por mund të thyente njëkohësisht besimin e mijëra qytetarëve tek shteti i tyre?
Ne ende nuk e dimë nëse ka pasur vërtet një plan për atentat në Shkodër. Disa informacione pa burim pretendojnë se dy prej të arrestuarve në Kosovë kanë folur, por megjithëatë ato janë shumë pak për të justifikuar këtë batërdi.
Prandaj dilema është: ç‘pasoja dhe ç‘klimë krijoi atmosfera e ndeshjes Shqipëri – Izrael? A e përforcoi ajo dyshimin se besimtarët e muhamedit trajtohen si qytetarë të paragjykuar? A e nxiti ajo shenjën absurde të barazimit, që shpesh herë vihet mes një muslimani dhe një terroristi?
Këto pikëpyetje bëhen edhe më të forta kur kujtohesh për procesin e 9 imamëve të cilët gjykata e krimeve të rënda i dënoi me 126 vjet burg, me akuzën se kishin dërguar luftëtarë për ISIS-in.
Po të ndiqje atë proces të krijohej ideja se ata nuk u dënuan vetëm për aktet e tyre, por edhe për bindjet e tyre. Sepse shpesh gjatë seancave gjyqësore atyre u përmendej se nuk e duan rendin tonë demokratik, se e urrejnë ShBA-në, se presin, që “birin” e masonëve Edi Rama, ashtu sikurse Sali Berishën, po njësoj si Bushin, Obamën apo Putinin do të vijë dita dhe do ti dënojë allahu.
Po të pyesje më pas njerëzit që kanë djeni për dosjen e tyre, argumenti që përmendin “Off” ishte tjetër: “Po për ta ka fakte të thoshin, por nuk u gjetën të gjitha provat. Por këtë punë e dinë amerikanët. Ata i kanë ndjekur dhe përgjuar dhe janë të bindur për aktivitetin e tyre të lidhur me ISIS-in”.
Do zoti që këtë herë, në rastin e Shkodrës, mos të jetë shkuar me gjykimin foshnjarak, “ne po veprojmë se faktet i disponon Mosadi”.
Sepse me këtë mënyrë vërtet mund të dergjet pas hekurave ndonjë terrorrist i mundshëm, por dëmi social që ato veprime të nxituara krijojnë, është shumëfish më i madh.
Përpara prangosjes së ndonjë grupimi xhihadist institucionet tona të sigurisë duhet të preokupohen për një sfidë shumë më të madhe. Ata asnjëherë nuk duhet të lënë as hijen më të vogël të dyshimit, se njerëzit e përndjekur po vuajnë këtë fat për shkak të besimit, veshjes, mjekrës, shamisë apo mendimeve të tyre.
Nëse kjo ndodh, nëse kjo ide përhapet, qoftë dhe në formën e një teorie konspirative, terroristët e vërtetë që vrasin në emër të islamit, e kanë të fituar betejën.
Në një vend si yni, ku qeveritë makute që i lënë vendin njëra- tjetrës shtojnë mjerimin, ku pabarazitë theksohen nga dita në ditë, ku shpresa brehet në mënyrë të pakthyeshme, t’i japësh shkak dhe propogandës së islamikëve, se besimtarët muslimanë trajtohen ndryshe nga të tjerët, do të thotë të bësh një gafë të parikuperueshme. Ajo është njësoj si ti ndezësh dritën jeshile xhihadistëve të ardhshëm.
Edhe fryrja e tejskajshme që u bë me rastin e ardhjes së ekipit të Izraelit në Shqipëri, shkon pikërisht në këtë drejtim. Ajo shton dyshimet se dhjetra qytetarë shkodranë që u ndaluan nga policia, se qindra shqiptarë të Maqedonisë dhe Kosovës që mbetën jashtë stadiumit, se plot të tjerë që parakaluan mes helmetave dhe qenëve të policisë, apo ata që u kontrolluan deri tek të brendëshmet, pësuan këtë fat vetëm për shkak të fesë së tyre.
Se ata u paragjykuan si terroristë për shkak se dukeshin si muslimanë.
Prandaj, që kjo të mos të ndodhë, organet tona të sigurisë, nuk duhet të mjaftohen me justifikimin se atë histori e dinin shërbimet e huaja. Pas kësaj, ata kanë detyrimin që me prova dhe fakte, madje dhe me një proces të hapur dhe model, të bëjnë transparencë për atë që mund të ngjante në Shkodër. Të tregojnë me detaje rrezikun real, nëse kishte vërtet një të tillë.
Në të kundërt, gjithë sa dëgjuam këto ditë, mund të rezultojë një zhurmë e krijuar nga idiotë të zelshëm, që pa e ditur çojnë ujë në shtratin që duan vrasësit e paskrupullt. Ata që nuk kanë as fe as besim, por që përdorin dobësitë e shteteve të kalbura, për të shtuar rradhët e tyre. (Lapsi.al)
po mire atehere
ti linim gjenat si ishin
biles te benim nje sy qorr e nje vesh shurdh
te shikonim cdo benin xhihadistet ,sa do vrisnin e sa do prisnin
Te ndizet dhe Shqipria si Turqia.
Ka burr nene ta shuaj pastaj ?
Kete ma thote njeri ?
Mislimanet besojne edhe keta ne Shqiperi se Izraeli eshte e keqja e botes keshtu perflitet ne bisedat e perditshme dhe se kur te zhduket Izraeli fitojne mislimanet se Izraeli behet pengese e trashegimise se fese se tyre .Katolicizmi e pranon qe edhte trashegimi e fese se Izrealiteve se jane shkrimet kurse mislimanet nuk e njohin Izraelin per kete se besojne se feja eshte e tyre dhe nuk rrjedh nga Hebraizmi dhe mendojne ta zhdukin Izraelin ashtu si ne mesjete , pir deshmia edhte e shkruar dhe Izralitet jane populli i Zotit te cilet sundojne boten ne shkence art kulture mjeksi politike dhe ditet e sotme ne informatike dhe te gjitha faqet e internetit qe jane te gjitha ne Izrael nga se jane populli me i zgjuar ne bote dhe per kete jane urryer nga mislimanet dhe urrehen akoma per vdekje .Izralitet kane fituar nga se jane te zgjuar dhe se kane tradhtuar Zotin si mislimanet qe tani nuk dine ti japin zgjidhje krizes se mbrapambetjes intelektuale qe kane dhe fajesojne Izraelin qe ka Zbuluar Zotin .Edhe mislimanet Shqiptare nuk fajesojne veten pse gjinden ne mendimin e gabuar por fajesojne Izralitet nga deshperimi anadollak qe perfaqesojne .Katoliket i japin shume rendesi zbulimit te Zotit te Izraelit , Izralitet luftijne per vete , kurse Katoliket edhe per te tjeret se Krishti tha Zoti me urdheron qe ta shpallim Ungjillin nder pagan dhe Katoliket ishin te gjithe pagan qe perqafuan shpetimin e tyre Kristjanizmin .Dhe kane kete shprehje ne tri gjera te rendesishme qe jane per demokracine lirene individuale te besimtareve dhe humanizmit e zhvillimit dhe mirqenjes e barazise permes pushtetit dhe gjykatave te drejta ZBULIMI I ZOTIT TE IZRAELIT MENDIMI JURIDIK ROMAK DHE SHPIRTIT TE KRISHTERE .
As Jehudite e vertete nuk e pranojne Izraelin si shtet te tyre: http://www.nkusa.org/
Përfundimisht ti o andi je debil me patentë,një copë karagjozi i pacipë,,fillova të lexoj artikullin duke menduar se do gjeja një kritikë kundër mavrajt për arë deklaratë që dilte e mjaftonte për të ngritur në këmbë grupe mjekrroshesh në shqipëri ,,,
Po në vend të saj gjej arsyetimin e këtij llapa qenit bushati që i hedh akoma më shumë benzinë zjarrit.Ekzagjeruar apo jo në shqipëri ka ekstremistë islamik ,dhe një vend i vogël si i joni nuk mund të ja lejojë vetes luksin e vetëm të dyshimit ,kjo e fundit sidomos kur bëhet fjalë për njerëz që fjalën demokraci e përdorin për të futur ide radikaliste
Nje shkrim i keq !
Ky nipcja na e ben ender ISISI n , masakrat ne Paris dhe Bruksel. Simbas ketij nipces te xhihadisteve Hoxha, Kapo, Shehu shteti ketu duhet te priste te kryheshin aktet teroriste pastaj te kundervepronte. Bu.shat! Ne se ato akte do te kryheshin me keq do ta pesonin. Shqiptaret e tu. Me se shumti musulmane. Po leri or burre leshi te mbrohen vete dhe ne se jane te pafajshem le te dalin. Vecse ne se paguhesh si avokat i tyre dhe kjo nuk eshte fare cudi vazhdo pune por jo si analist ne medija te pavarura. Dhe kuptoje me ne fund se po fundos gjithmone e me shume ne mocal me ujra te qelbeta. Ngjaji te pakten gjyshit qe i shfaroste bashkeatdhetaret e tij dhe i. Syrgjynoste te afermit e tyre deri ne 10 breza pa i ber ter syri. Dhe kete e bente hapur dhe per kete dekorohej. Po atehere nuk njihej fjala xhihadist por quheshin ” besnike te Partise”
O Andi kot ju futesh ketyre muhabeteve se nuk nxjerre gje ne drite. Qe nga momenti qe ISIS eshte nje organizate mercenaresh e krijuar dhe financuar nga CIA dhe Mossadi, te tjerat flasin vete. Mashtrimi dhe manipulimi i forcave te erresires ne kete Bote, eshte kaq i thelle, sa qe atij pusi nuk ka bir nene ti gjeje fundin.
keta duan qe te ndodhi nje here dhe pastaj te fillojne te merren me qeverine ,, te dalin ne protesta ,, a pika nuk behemi ne,, o Bushat ti thuaj mire qe jane ato sherbimet e huaja se po te ishte per shik-un tone ketu do ishte bere cerdhe xhihadistesh,, po me kete gazetari qe kemi ne keta duan tua bejne si atje ne france te charlie habdo
Bushat, me këtë artikullin tënd dhe me komenetet që po lexoj këtu më duket se po nxit ‘xhihadistët’ islamofobë.
Çfarë fatkeqësie për disa që kanë mentalitet fshataresk! Llogjika e tyre punon nën moton :’e ka thënë televizori’. ?
Pfff! Uffa che noia!
Ky kerice gomari, dote na mbushe mendjen, se ska pasure asnje rrezike per dhune dhe terore. Po tani qe nga kater te arestuar ne SHkoder, dhe nje ne Pogradece, dy preje te cileve, deklaruan botrishte se si dote benin terore, me ke ,banin lidhje, krimet qe dote kryenin , te duken te pakta ty more kelyshe kurve. Si dote shkruanje te nesemen e atentateve dhe gjakederdhjes, nese dote ralizohej. Dote ishe i pari qe dote vinje ne gryken e topit qeverine Rama, ministrin Tahiri, policine dhe sherbin intelegjent , per mungese vigjience, paaftesi dhe me keqe qe sinjalizimi nga jashte, kishte ardhure para ndeshjes. Je bere si teneqe e prishur, nje llapaqen i neveritshem, qe mbjelle urejtje dhe percarje ne popull.
Te gjithe myslymanet , nuk jane terroriste , por ama , te gjithe terroristet jane myslymane .
Artiikull mjaft miope. Shume antisemit Dhe per me teper nxites. Njohurite e tua per lindjen e mesme jane mjaft drite shkurtra dhe gazeta per te cilen ti punon te kete turp qe boton kete. Te akuzosh eshte mjaft kollaj ,se largu Kur e Ben mund te quhesh frikacat. Dear me gjak muslimanesh!!!!!!! Per cfare duarsh e ke fjalen? Turp. Lidhja dhe respekti reciprok nuk mund te lekundet nga nje shkrim medioker dhe populist.
O Bushati…,si nuk e kupton se po bie cdo dite , posht e me posht ?! Po bie ne nje
idjotizem te vertete,duke iu versulur policise se shtetit , se perse ajo kerkon te
marre masa simbas ligjit , per rendin e qetesine , sigurimin e jetes se njerezve ,
dhe forcimin e masave kunder terrorizmit ! E pe me syte tend , se cfar provash
te forta disponon policia ndaj terroristeve,por ti je betuar te besh avokatin e
djallit ! Je nga ata gabele te medias , qe kerkon qimen ne vezen e qeverise , por
nuk dallon asgje , prej idjotesive te ndyra tende ! Mua mos me merr per njeri te
politikes , se jam jashte cdo partie dhe i neveritur prej tyre , por jam shume i
indinjuar nga zagare si puna e jote , qe i behen strehe krimit , anarkise dhe
regresit te ketij vendi . Gjithecka qe ti nxjerr nga pena jote , po na rezulton shume
e pa pranueshme dhe pjese e medias se kriminalizuar . Je ende i ri .Dukesh si me
prirje per gazetari , rritur ne nje familje intelektualesh , qe nuk te perzien asgje
me shpellarin e Vicidolit .Tani je ne moshe te pjekur dhe nuk te falen idjotesi te
tilla . Me vone , nuk do te kesh as kohe dhe as mundesi per t`i shlyer keto pislleqe,
ndaj,mbase nuk eshte teper vone , te besh bilancin e punes tende dhe te veshtrosh
pertej hundes dhe interesit korruptues te dites ….! Me vone,do te jete teper vone !
Xhihadistet dhe ISIS I nxisin ata qe paguhen me shuma te majme nga ata,fatjeqesisht ata Kane hyre shume thelle ne Shqiperi,sepse nuk po paguhen vetem ata qe mbajne mjekrra dhe ferexhe,por edhe media,qe per para shesin nenen dhe babane…a nuk duket I paguar Andi Bushati nga ata?!…te gjithe maskarenjte flasin ne emer te popullit dhe nuk bejne gje tjeter vecse I fusin thiken MBAs shpine ne emer te lirise dhe demokracise…kjo eshte shume e turpeshme,kur ky idiot do behet njeri…ISIS deklaron hapur se do te beje terror ne Shqiperi,spiunet dhe tradhetaret pergatisin terrenin…te mos behen kontrolle ose te behen sa per sy e faqe,PRA fomale.Policia shqiptare duhet te marred shembull dhe pervoje nga menyra dhe serioziteti punes per sigurimin e jetes se njerzve.Andi Bushati e dklaron vetem e tij xhihadist me kete artikull,nuk I ngel gje tjeter vecse te marre tritolin dhe ti vej minat Shqiperise.Valle PSE hesht unioni I gazetareve,po ata qe mbrojne sigurine ketij vendi? Ne emer te lirise se shtypit maskarenjte si Andi Bushati te mos abuzojne.