Ka një kulturë ndër njerëzit e varfër e të pafuqishëm përballë të tjerëve që janë më të pasur e të fortë se ata, që të ëndërrojnë gjithë jetën që dikush të vijë, e t’ia ndryshojë një ditë të bukur këtë realitet. E ky përfytyrim vjen herë në formën e xhaxhait a dajës nga emigracioni. Herë nëpërmjet njeriut më të pasur të fisit. Fshatit. Qytetit. Apo të vendit. Në formën e një llotarie fati, lloto-sporti, apo të një takimi me dikë shumë të pushtetshëm, që i’a ndryshojë jetën. Hallet e tij do të marin fund njëherë e përgjithmonë, dhe pas kësaj ai do të jetojë si një “zengjin” i vërtetë. Duke patur mundësi që të fillojë të hakmerret, për të vënë në vend dinjitetin e nëpërkëmbur e të munguar, nga vuajtjet e mundimet që ka kaluar në jetë.
Kjo miniaturë sipas teorive sociologjike, është pothuajse pikë për pikë, edhe një strukturë mentale e popujve historikisht të varfër, të pushtuar e copëzuar, të pafuqishëm përballë dallgëve të udhëtimit nëpër breza. Fqinjëve më të fuqishëm e grabitqarë; pushtuesve; perandorive, e kështu me radhë. Edhe popujt si individët, prej shekujsh të pafuqishëm për ti rezistuar realitetit, të pamundur për t’ia dalë që të rivendosin ekuilibret më më të fuqishmit, kanë filluar vec perëndisë, ti thërrasin në ndihmë zgjidhjeve “deux ex machina”. Në formën e ëndrrës për clirim nga ndonjë forcë e mbinatyrshme. Nga një superfuqi, apo nga një bashkësi faktorësh, rrethanash e momentesh fatlume, që do tia rikthenin një mëngjes, lirinë. Dinjitetin. Rregullin. Qeverinë e mirë. Ligjet e drejta. Udhëheqësit e urtë. Dhe bashkë me to, edhe mbrothësinë. Lumturinë. Prosperitetin. E sigurinë.
E kultivuar për periudha të gjata e breza të shumtë, kjo mënyrë të menduari dhe vepruari, është shndërruar me kalimin e kohës në një mënyrë jetese. E më pas në kulturë. Një kulturë që i ka barë individët dhe popujt që më shumë se të luftojnë për ta marë në duar fatin e tyre, me punë, me luftë, mund e përpjekje pafund, të bien pre e ëndërrimit ndër breza e shekuj me radhë. Duke fjetur cdo natë me ëndrrën se të nesërmen në mëngjes do të zgjoheshin të lirë, e të pasur. E kështu për vite e vite me radhë, derisa kanë shkuar në atë botë, ashtu sic edhe lindën: Skllevër e bij skllevërish!
Gjurmë të kësaj kulture, këtij mentaliteti dhe kësaj forme të menduari e të vepruari, vazhdojmë të hasim, gjejmë e zbulojmë edhe sot e kësaj dite. Qoftë në formën e individëve, familjeve, grupeve të vogla shoqërore, e deri tek sjellje partish politike dhe liderëve të tyre. Këta të fundit, deri në atë masë sa të gjendur para faktit se gjithjë e më pak qytetarë i ndjekin, i mbështesin e i votojnë, fillojnë e ëndërrojnë për rrethana aksidentale politike e të jetës shoqërore të vendit, që do ti rikthejnë ata në majën e shkëlqimit të dikurshëm apo të ëndërruar.
Për politikanë partish që shpresojnë se një ditë aleati më i madh do i fali ndonjë copëz pushtet. Apo që më keq akoma, kundërshtarët që për inat të aleatëve të vet, do prishen me ta dhe të nesërmen, do gdhihen sëbashku për të rrëzuar armikun në krye të qeverisë dhe ashtu pa pritur, do të rikthehen sërisht në kolltuqet e dikurshme. E më keq akoma, ka të tjerë që shkojnë edhe më larg në ëndrrat e tyre të këtij mentaliteti e kulture.
Që ëndërrojnë së do të shfrytëzojnë ndonjë rrethanë gjeapolitike rajonale (përshembull ndonjë zënkë me Greqinë mundësisht dhe ndonjë normalitet marëdhëniesh me Serbinë). Ndonjë konjukturë ndërkombëtare (Brexit përshembull për të mos avancuar në procesin e integrimit për në BE). Fitorja e ndonjë Presidenti superfuqie (i SHBA mundësisht) që e presupozojnë armikun e armikut të tyre, i cili do të mund të gdhihet të nesërmen për t’ua hequr qafe atë, që të rikthen ata.
Apo edhe më tej akoma. Për liderë politikë që populli i ka rrëzuar nga pushteti, e meqë atyre sa vjen e i ulet përkrahja dhe i bien shanset që të fitojnë nëpërmjet kauzave, alternativave dhe programeve, ëndërrojnë që populli të ngrihet një ditë të bukur me diell apo me shi e dëborë, e ti bllokojnë rrugën Kryeministrit që kthehet nga një udhëtim jashtë, në aeroport përshembull. Për të rikthyer periudha si ajo e 1997 kur natën firmosnin për pajtim kombëtar dhe ditën i bllokonin rrugën kryeministrit të saj.
Nuk është se janë kaq naivë. Nuk është se nuk e dinë, që kjo gjë, nuk ka ndodhur e nuk mund të ndodhë. Ashtu sic nuk ka ndodhur kurrë në histori, që dikush të të fali dicka, pa e merituar. Por vazhdojnë të ëndërrojnë. Jo vetëm se është një proces që njeriu e ka falas. Por, më shumë se kaq, për dicka krejt tjetër. Mendojnë se kështu, pika- pika. Çdo ditë. Herë duke shpikur dicka, e herë dicka tjetër, ashtu si pika e ujit gërryen gurin, ashtu do i’a gërryejnë edhe ata themelet e legjitimitetit të pushtetit armiqve të vet. Duke pritur që më pas ato të kalben e ngrehina e tyre të rrëzohet. Si në atë shprehjen e njohur, të dikujt që tha: “Do të bëhen kumbullat sivjet, se më hahen mua!” Por, të nesërmen ra breshëri dhe i këputi të gjitha lulet.
Z. Peza,
Sipas pretendimit tuaj ne lidhje me endrrat / kulturen e popujve te varfer, i bie qe edhe ne qe enderronim nje Shqiperi me te mire dhe me me pak korrupsion pasi votuam “njeriun me te pasur te vendit” (raporti i OSBE, ende i papergenjeshtruar nga km), kot paskemi shpresuar qe gjerat do ndryshojne…
Te kuptoj shume drejte dhe kjo eshte me se e vertete,sidomos ketu ne shqiperine tone te shume vuajtur,personazhi kryesor eshte tradhetari Sali kunder te zgjedhurit nga populli Edi Rama.Sipas meje kjo gje ne shqiperi kurre nuk duhet te ndodhe dhe se keta enderrimtaret do ecin keshtu deri diten e fundit te frymes s tyre.Pershendetje z.Peza.