Trump, Klinton dhe shqiptarët

12 Nëntor 2016, 19:43Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Presidenca Donald Trump është tashmë një realitet, megjithëse edhe banorët e izoluar të spektaklit Big Brother në Amerikë, kur e mësuan lajmin, nuk donin t’u besonin veshëve. Zgjedhjet në SHBA kanë prodhuar surprizën më të madhe të imagjinueshme dhe e gjithë bota po përpiqet së pari të “tresë” këtë që ndodhi dhe së dyti, që të bashkëjetojë me të në të ardhmen. Kreu i Komisionit Europian Juncker shprehej se Trumpit i duhen dy vjet për të njohur botën. Gjithsesi zgjedhjet mbaruan dhe amerikanët vendosën që në poltronin më të lartë të vendit të ulet një person që nuk ka punuar kurrë në administratë dhe që nuk ka asnjë eksperiencë shtetërore.

Në optikën e vogël të shqiptarëve, kudo që ata jetojnë, këto zgjedhje përbënin një dilemë të thjeshtë për t’u zgjidhur. Statuja e Bill Klintonit në mes të Prishtinës u kujton edhe sot mijëra banorëve të kryeqytetit të Kosovës, se cili ishte faktori vendimtar, që ata kanë sot shtetin e tyre sovran. Në një prizëm më të gjerë, kjo e vërtetë historike duket se ka qenë përcaktuese edhe në votën e shqiptaro-amerikanëve, ashtu siç ka vazhduar të prodhojë simpati edhe për një masë tjetër të madhe shqiptarësh, të cilët nuk votuan në 8 nëntor.

Hillari Klinton u ndesh në këto zgjedhje me dy kundërshtarë: më së pari me Berni Sandersin, brenda radhëve të partisë së saj, e më pas me Donald Trumpin, në betejën elektorale kombëtare. Ka qenë një garë treshe, në një pjesë të mirë të vitit 2016. Pasi edhe tani, kur zgjedhjet kanë mbaruar, hija e senatorit plak nga Vermonti vijon të jetë e rëndë mbi rezultatin final.

Klinton është një figurë e vjetër politike në SHBA. Ajo bën pjesë në familjen deri dje më të fuqishme politike të Amerikës. Ky reputacion ishte avantazhi, por edhe kryqi që ajo mbajti mbi shpinë. E konsideruar si “njeriu më kompetent që ka garuar ndonjëherë për postin e Presidentit”, ajo ishte njëherësh edhe një kandidaturë e dobësuar skajshëm nga akuzat, skandalet dhe veprimet që ka ndërmarrë gjatë karrierës së saj. Iraku, Siria dhe Afrika Veriore me “pranverën arabe”, kanë mbi vete edhe vulën përcaktuese të senatores e më pas sekretares së shtetit Hillari Klinton. Ngjarja tragjike e Begazit, ku mbeti i vrarë konsulli amerikan dhe disa diplomatë e zyrtarë, janë gjithashtu një njollë e rëndë në ndërgjegjen e saj si shtetare, pa harruar skandalin e emaileve, lidhjet me korpusin financiar, votimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë – të gjitha këto e bëjnë Hillarin një figurë të dyshuar dhe pak ose aspak frymëzuese për milionat e amerikanëve të lodhur me aparatin burokratik të Uashingtonit. Kjo u pa qartë në 8 nëntor, megjithese ajo fitoi votën popullore.

Nga ana tjetër, ajo u përball me dy figura të cilët kanë mes tyre elemente të përbashkët. Sanders dhe Trump ishin dy kandidatë anti-sistem, ata ishin kundër ikjes së vendeve të punës drejt Kinës apo Meksikës, ishin kundër oligarkisë financiare dhe politike që sundon SHBA prej dekadash (e ku familja Klinton ka një influencë dominuese), ishin dhe janë kundër mënyrës sesi funksionon sistemi elektoral në vend dhe kundër korporatës së madhe të mediave. Këto aspekte e bënin Sandersin një kandidaturë natyrshëm më të pranueshme se Klinton, por hierarkia e Partisë Demokrate vendosi me zemër dhe jo me mendje dhe me logjikë. Tashmë zgjedhjet përfunduan dhe të gjithë duhet të përballen me realitetin e ri.

Edhe ne shqiptarët, që nga kryeministri me gafën e tij diplomatike në CNN, e deri tek bashkëkombasit e tjerë kudo që jetojnë, në diasporë, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Përtej simpative personale dhe asaj që fushata elektorale amerikane prodhoi tek çdo shqiptar që ndiqte ngjarjet atje, Hillari Klinton ishte një garanci jo e vogël për ne, për shkak të historisë që e lidh atë dhe bashkëshortin e saj me botën shqiptare. Ashtu siç është sot Trump një e panjohur për botën dhe brenda saj, edhe për ne shqiptarët.

Dimë që dikur biznesmeni Donald Trump ka sugjeruar hyrjen e trupave tokësore në luftën e Kosovës në pranverën e vitit 1999, por kjo është shumë pak për të kuptuar se çfarë qëndrimesh do të ndërmarrë administrata e tij ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Më normalja do të ishte të mos priteshin ndryshime thelbësore, për vetë peshën e vogël të shqiptarëve në skakierën globale, por edhe kjo duhet zbuluar dorë pas dore, kur manjati njujorkez të ketë veshur kostumin e kryetarit të shtetit më të fuqishëm në botë. (Javanews.al)

4 komente në “Trump, Klinton dhe shqiptarët”

  1. says:

    Do mbajmë distancën e duhur me Trump. Të lëmë Serbinë të arrijë kohën e humbur

  2. andromeda says:

    Zgjedhja e Trumpit është një skandal në përmasa globale dhe tash e tutje bota do të jetojë me ankthin dhe frikën se ç’do të prodhojë makineria shtetërore alla Trump. Prognozat nuk janë aspak të mira duke pasur parasysh deklaratat e serta që ai ka dhënë gjatë fushatës. Në profilin e tij politik ka shumë ngjashmëri me Hitlerin edhe pse ky i fundit ishte politikan dhe diplomat i rrafinuar. Mos o zot, të dalin parashikimet e Nostradamusit.

  3. Spata says:

    Azgje ska per te ndodhur me shqiptaret. Eshte mbyllur cikli amerikan me nderhyrjet ne politiken e deshtuar per 25vjete.Llogjika me e thjeshte tregon se shqiptaret edhe pse triumfoje demokracia, mbeten perseri te zhgenjyer me politiken 25vjecare. Ai qe vendoste per gjithcka qene emisaret amerikan dhe trupi dipllomatik. Me Trampin kjo ska per te ndodhur. Syte politika shqiptare duhet ti kishte kthyer me kohe nga Evropa. Praktikishte faktori Evropjan eshte me aktive se kurre ndaj nesh. Gabimi i Rames, sic mundohen ta shfrytezojne kundershtaret e disa analista mbas pilafit, eshte brenda llogjikes befasuese si dhe per vete amerikanet. Pra ilini keto hamendesi te kota e te perfundojme ato cka kushtezon Evropa. Kjo eshte rruga e vetme per te arritur ato qe do populli i mekembur nga politikat pa sukses.

  4. Berlini says:

    i Nderuar z.Minxhozi!:::Personalisht kame RESPEKT Per z.Edi Rama, si Njeri i “Kalimit” dhe Ngjyrave..si Njeri qe ka Njohur Jeten e Frances, nje nga Kryeqendrat e Demokracise, kete e them pa pasur Nevojen “Ti Lepihem” per Interesa Personale, thjeshte une jame “Refugjate” dhe me Mbajne Shpatullat e mija.
    1-Ajo qe do theksoja eshte se Z.Edi Rama nese ne Aspektin e Inisjativave Politike me Serbine eshte “Trajtuar” si nje Lojtare i mire Politike, dhe perkedhelur edhe nga Zonja Merkel,ne Marredhenjet me Politiken e Jashteme, Perfshije ate te Greqise, Deklarimi i Tije per Favorizimin e z.Schultz, dhe se fundi edhe Thirrja e tije per Mbeshtetjen e gjithanshme per zonjen Clinton,nuk e bejne nje “Politikane te Holle”..ose te Politikave “Tradicjonale ” sikurese e Quajti dikush kohet e fundit.
    2-Z.Clinton edhe pa Thirrjet e Edi Rames e dinte se do te kishte dhe kete Mbeshtetjen Absolute te mbare Kombit Shqipetare dhe Shqipo-Amerikaneve kjo as qe Diskutohet, por ajo qe do te theksoja eshte se “Naiviteti” i Rames nuk munde te merret per nje “HATA” ne funde te fundit Edi Rama, ka te “Drejten” e tije si nje Shtetas i Thjeshte te Bertas apo Duortrokas ;votoj per te Zgjedhurin e tije…por jo si nje Kryeminister.
    3-Politika Amerikane , dhe Qeverite Republikane kane QENE MBESHTETESE TE C´ESHTJES SHQIPETARE, Kujtoj thenjen e Famshme te z.Xhorxh Bush ne TIRANE Per Pamvaresine e Kosoves…Pra ne Vija te Pergjithshme Politika Amerikane ka qene Pro-Shqipetare…dhe prandaj me zgjedhjen e z.Trump..nuk eshte se i Erdhi Fundi Botes..Ai ka te tjera “Projekt-Ide”…ne LIDHJE me Politiken mbareboterore..POR NUK ESHTE SE AI ESHTE VENDIMMARRES PER TE GJITHA..KA NJE KONGRES KA DHE NJE SENAT..edhe Trampe ka Mbeshtetesit dhe Kundershtaret e tije ne keto dy Organe shume te Rendesishme ne USA:::
    4-Edi Rama sikurese e thashe nuk duhej te FLISTE PA DORASHKA, si ne Rastin Schultz..ku u beri thirrje te Votonin per te..si dhe tani..duhej edhe nje “Plane Rezerve”..ose Opsjon B..ne Tavoline…Por “Naiviteti i z.Edi Rma nuk eshte “Krim”..kur dime se gjithe Lidershipi Europjane ishin MBeshtetes te Zonjes Chlinton..dhe Fitorja e Trump i ka Shokuar te gjithe:NJE NJE BISEDE SHOQERORE ME SHUME MIQE TE MIJE GJERMANE:ATA U SHPREHEN SE:Roli i Amerikes nuk duhet te NDRYSHOJ nga Sote neser….AMERIKA ISHTE AJO QE KA QENE PER NJE ROL DREJTIMI GLOBAL..athere Bitte..Luaje Rolin tuaj…P.sh:Krizat ne Irak ,dhe Siri po i Paguan Gjermania me dyndjen e Refugjateve…
    Shkurt:Le te shohim se cila do te jete Politika e Tramp..qe nuk eshte Politikane..POR LEHTE ESHTE TE FITOSH ZGJEDHJET..VESHTIRE ESHTE TE QEVERISESH…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje