Zgjedhja e Donald Trumpit nuk është lëvizje normale e tektonikës, por një tërmet i shkallës 8,5 – i cili do të dridh Amerikën dhe mbarë botën. Kur Trump shpalli kandidaturën në verën e vitit 2015, dukej se ky ishte vetëm fillimi i një shou televiziv grotesk. Por ndërkohë Trumpatori i ka hedhur anash së pari 16 rivalë republikanë në zgjedhjet paraprake (Primaries), pastaj Hillary Clintonin, trashëgimtaren e caktuar të Barack Obamës, të cilës vetëm dy herë arriti t’i afrohej në anketa. Më 20 janar seria fillon edicionin e dytë.
Ajo quhet: «Shteti jam unë». Sërish anketat dështuan, sepse deri në çastin e fundit kishin mashtruar se Clinton gëzon epërsi, ndonëse të ngushtë. Ashtu si në rastin e Brexitit, ku një ditë para referendumit besnikët e BE-së ishin në epërsi me tri pikë përqindjeje. Pastaj fituan armiqtë e Europës. Triumfi i pakuptueshëm i Trumpit tregon se shumë të anketuar nuk kanë guxim që në telefon të pranojnë se janë jokorrektë. Në të ardhmen anketat duhet të shikohen si lojë zbavitëse, jo si parashikim që duhet marrë seriozisht. Për fat të keq Trump qëlloi në cak kur shigjetat e tij me helm i gjuajti në drejtim të hulumtuesve elektoralë.
Asgjë s’bën punë: përballë shkatërrimit duhet ta zbukurojmë dridhjen, ndonëse për këtë duhet shumë fantazi. Sepse ky njeri, i cili e ka kapur Partinë Republikane, e mendon atë që e thotë. Rrjedhimisht, ai në Shtëpinë e Bardhë mbase mund të bëjë atë që i kishte premtuar popullit elektoral. Nëse bëjmë një përmbledhje të thjeshtë, atëherë ai ka paralajmëruar se do të suspendojë ndarjen e pushteteve, do t’i nënshtrojë mediat dhe do ta bëjë copë e grimë politikën e jashtme, e cila e ka ngritur Amerikën në fuqi që përcakton rendin. Ky njeri është një dytëshor i Mussolinit, por fatmirësisht pa trupa sulmuese me këmisha të zeza. Si do ta jetësojë ai kthesën e madhe – duke anashkaluar Kongresin dhe gjyqet? Ekipi i tranzicionit i Trumpit po bën potere duke thënë se ka përgatitur 25 dekrete presidenciale. Thuhet se ai do t’i nënshkruajë ato menjëherë pas inaugurimit më 20 janar 2017 për të «fshirë nga faqja e dheut presidencën e Obamës». Këso vendimesh nuk janë diçka e pazakontë në histori. Vetë Obama ka shpallur 252 dekrete, paraardhësi i tij George W. Bush 292.
Përveç kësaj, këto dekrete nuk hapin rrugën për pushtet të pandashëm. Vendimi i kontestuar i Obamës për t’iu premtuar amnisti pesë milionë emigrantëve ilegalë është anuluar nga një gjykata federale. Një fusnotë politikë: në dy mandatet e tij Obama ka emëruar mjaft gjykatës federalë, të cilët vështirë se e kanë për zemër trumpizmin. Fundja, asnjë institucion amerikan nuk gëzon më shumë respekt se Supreme Court, një shkëmb i ndarjes së pushteteve. Shkëmbi i dytë është Kongresi, i cili me xhelozi mbikëqyrë të drejta e tij kushtetuese, pa marrë parasysh nëse të dy dhomat e parlamentit sundohen nga partia e presidentit. Meqë Trump në mënyrë rutinore ka treguar përbuzjen e tij ndaj krerëve të partisë së tij, republikanët e Kongresit kanë disa llogari të hapura me këtë grabitës. Përveç kësaj instinkti i mbijetesës i detyron ata të evitojnë më të keqen, në mënyrë që më 2020 të kenë një shans me një bajraktar të ri.
E saktë: secili president mund të vijë në Washington me ekipin e tij, por 1200 pozitat e rëndësishme duhet të konfirmohen nga Senati: nga ministri deri te ambasadori. Edhe këtu Trump do të ndeshet me pengesa në rrugë, ashtu si në rastin e emërimit të gjykatësve federalë, ku janë të lira dy deri tri vende. Planet e tij për buxhetin po ashtu duhet të bekohen nga Kongresi. Për shembull muri në kufi me Meksikën. Llogaritet se do të kushtojë 25 miliardë dollarë, të cilat Trump duhet t’i marrë nga parlamenti.
Njëmbëdhjetë milionë emigrantë ilegalë, të cilët dëshiron t’i dëbojë? Për këtë atij i duhen 90 mijë policë, gjashtë herë më shumë se ç’ka tani agjentë FBI. Një institut konservator hulumtimesh nga Washingtoni e ka llogaritur koston e tërë këtij aksioni: 600 miliardë dollarë. Por për çfarë Trump mund të vendosë kokë më vete është mjaft e keqe. Ai mund t’i tërheq trupat amerikane nga Europa, si komandant suprem mund të urdhërojë intervenimin e ushtrisë, pa qenë i detyruar të pyesë Kongresin. Natyrisht financimi është kompetencë e përfaqësuesve të popullit. Ai mund të përmbysë Zonën e Lirë Tregtare të Amerikës Veriore.
Mund të aplikojë tarifa ndëshkuese ndaj Kinës. Lajmi deri-diku i mirë: këshilltarët e tij i shohin kërcënimet e tilla si krekosje tipike në lojë pokeri për të frikësuar kundërshtarët. Tani lajmet pafund të këqija: ky president tani duhet të besojë se mund të ecë mbi ujë, pasi ka ndëshkuar çdo kundërshtar, i ka rezistuar shpotisë dhe përbuzjes, pasi ka poshtëruar «elitat». Ai përjetoi një mrekulli pas tjetrës. Për këtë arsye ky president mund të ndihet i sigurt se e ka zotin në anën e tij. Kush e ndjen dorën e bekuar të Fuqiplotit mbi kreshtën e vet, nuk bën pazare – as në shtëpi, as në diplomaci. Trumpatori e di po ashtu se çfarë kanë paralajmëruar me zemërim njerëzit në anketat postelektorale: ata me çdo çmim duan ta heqin qafe status kuonë à la Clinton.
Këto zgjedhje ishin një klithmë kumbuese, e cila vetëm do të forcojë sensin e pamëshirshëm misionar të Trumpit. Ai mund të mbështillet me një mandat – për të «tharë moçalin e Washingtonit», për të ngritur mure, për ta shndërruar vendin në «Kështjellën Amerika». Megjithëkëtë, duhet të besojmë se Kushtetuta do t’i vë barriera të larta këtij personi që ka qejf të jetë Mussolini. Kushtetuta, sidoqoftë, qëndron qe 229 vjet. Ajo i ka bërë esëll të gjithë uzurpatorët. Kush bëhet arrogant nga pushteti që disponon deri më tani ka dështuar përherë në ndarjen e pushteteve. Edhe klouni i horrorit Trump?
Mbase ai është më fleksibël se ç’tingëllon. Ndoshta nuk do të jetë Samsoni në tempull. Botës nuk i mbetet asgjë tjetër përveç se të besojë se Kushtetuta amerikane do ta tejkalojë edhe këtë krizë. Ajo e ka mbijetuar luftën civile, në të cilën Amerika ka humbur më shumë njerëz se në të gjitha luftërat së bashku. Si kurrë më parë Amerika dhe bota nuk kanë qenë të shtyrë të besojnë në formulën, e cila përfundon çdo fjalim të presidentit: «God bless America».
*Josef Joffe është editor i të përjavshmes gjermane «Die Zeit» dhe docent për politikë ndërkombëtare në München, në John Hopkins University, në Harvard dhe në Stanford.
Nuk besoj ,qe do te kete sukses si president , do ta heqi qafe ,ashtu si e hoqen qafe Kenedin ,ose do te jape dorheqje . KUSH TE LEJON NE AMERIKE TE BESH CFAR TE DUASH ?
Mediat e qeverise Rama jane vershuar keto dite nga nje seri shkrimesh te autoreve te huaj te perkthyera ne shqip ku,meseshumti,spekulohet se cdo te ndodhe me boten.
Jane te gjitha spekulime,sepse,shumica derrmuese e ketyre qe bejne parashikime,jane pikerisht ato qe parashikuan humbjen e sigurte te Trump ne zgjedhje.Me kete po e mbyll kete teme,sepse,nuk ia vlen me te zgjatemi me tej.
Ajo qe ka rendesi ,per ne shqiptaret,eshte se c’do t’i ndodhe Qeverise Rama,kur administrata Trump te marre plotfuqishmerine ne Washington.
Kjo eshte e rendesishme per shqitparet.Te tjerat jane llapaqeneri koti,qe kane vetem nje synim: te justifikojne Edi Ramen per prrocken e madhe qe ka bere,ne syte e opinionit publik shqiptar,nga vota e te cilit varet pushteti i tij.
Ne shume media,nga shume gazetare dhe analiste,kjo ceshtje shtrohet e shtremberuar.Me qellim.
Shtremberimi qendron ne faktin,qe pyetja nuk shtrohet se: a mund te kete apo te mos kete probleme Qeveria Rama nga Administrata e re amerikane,por ne menyre dinake ,ajo shtremberohet : a do te kete probleme Shqiperia me ShBA-ne,pas zgjedhjes se Trump…!!!
Ata qe e shtrojne ceshtjen ne menyre te tille te shtremberuar jane mendje te shtremberuara.Te shtremberuara me qellim.
Ata duan ta spostojne problemin nga Rama tek Shqiperia.Ata bejne ,pikerisht,ate qe deshiron Rama,i cili ne Parlament u perpoq te identifikonte veten me Shqiperine,me shtetin shqiptar.
Per hir te se vertetes,duhet te themi,se nuk jane vetem mediat e Rames as edhe vetem gazetaret e tij,por edhe ndoca qe jane paraqitur si te pavarur,madje edhe kritike me Ramen dhe qeverine e tij.
U ra maska.U demaskuan.Kritika e tyre na paskesh qene fallc.Per tu hedhur hy syve lexuesve ,si gjoja kritike te qeverise Rama.Une nuk po i permend me emra.Po i vezhgoj me kujdes.Shume skutheri verej aty.Dhe shume skutha.Te poshtrit.Sa tinezake na paskeshin qene!
Une u kerkoj te gjithe atyre mediave dhe gazetareve kritike me qeverine dhe te ndershem ne kriticizmin e tyre,qe te kene kujdes e te mos e shtrojne te shtremberuar ceshtjen.Eshte shume e rendesishme kjo.
Nuk ka dhe nuk do te kete ndryshim qendrimi te ShBA-se ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.Kjo as nuk duhet diskutuar.Pale pastaj ta thuash ne formen e nje pyetje,per nje sondazh qe,ne fund te fundit,do t’i sherbente vetem sociopatit.
Ajo qe duhet te bejne keto media dhe gazetare,eshte te fokusohen tek pasojat qe do te kete Qeveria Rama,nga Administrata Trump.
Jo Shqiperia,por Qeveria aktuale e Shqiperise do te kete pasoja nga Administrata e re amerikane!
Jo kombi shqiptar,por klika mafioze oligarkike e Edi Rames do te kete pasoja nga Administrata Trump!
Jo shqiptaret,por Edi Rama me bashibozuket e tij do te kene pasoja nga Administrata Trump!
Ja kjo duhet thene.
E duhet te perseritet perhere,kur te jepet mundesia.Per cdo rast;ne cdo cast.Dhe me force.
Duhet,sepse Edi Rama eshte ne nje coroditje te thelle.Me te madhen qe ka patur ndonjehere.Si politikan,por edhe si person privat.Me e madhja,absolutisht.
E bash per kete,duhet goditur fort.Nuk duhet pasur aspak meshire.Nuk jemi ne rastin e marredhenies se thjeshte njerezore,kur mund te tregosh meshire edhe per hasmin,cka do te ishte e cka eshte krejt normale.
Kete e them,se po shoh shfaqeje te ndjenjes se meshires tek politikane,analiste e qytetare cfaredo.Po u vjen keq per Ramen!Po u vjen gjynah…se na qenkesh ne nje pozite te mjere…keqardhese!
Kete po e nxisin dinakerisht edhe mediat dhe gazetaret e tij,meqe vete nuk mund ta shprehin hapur.
Mos tregoni meshire per te,sepse,procken e ka bere me vetedije te plote dhe ne menyren me arrogante te mundshme.Dhe,c’eshte me e rendesishmja, e ka bere vetem e vetem per interesin e tij te ngushte personal.
Mos tregoni meshire per te,sepse … imagjinojeni njehere rastin e kundert! A mundeni dot?! Padyshim qe po.
Gjithkush mund ta marre me mend,se cdo te ndodhte ne rast te kundert: do te ishte bere njemijehere me arrogant e prepotent se c’eshte.Do tu zgerdhihej te gjitheve,do t’i perqeshte te gjithe,do te tallej me te gjithe.Pa meshire.Pa as me te voglen meshire.
Kushdo qe do te ankohej per zullumet e tij ne Shqiperi,do te merrte si pergjigje nga Rama veq talljen dhe perqeshjen shoqeruar me fjalet: ankohu tek ShBA-Ja…!!!
A nuk e ka thene kete,sidomos opozites,sa here qe akuzohej per ndonje zullum?! Te gjithe e kemi degjuar ta thote.Eshte e regjistruar me ze dhe figure.
Keshtu pra,si mund te kihet meshire per nje monster te tille,qe edhe procken qe beri, e beri per tu bere edhe me monster se c’eshte?!
(P.S: shpjegim: kur Rama thoshte “ankohuni po te doni,tek ShBA-ja” ai kishte parasysh Sorros,sepse per te Sorros ishte ShBA-ja;tani qe Trump e ka shpallur boterisht armik Sorros,rrjedhimisht edhe “mbeshtetja e ShBA-se” per Ramen ka marre fund njehere e pergjithmone)
Zhurme kot.Popujt jane lodhur me intelektualet qe i jane kthyer politikes sepse kane deshtuar ne profesionet e tyre. Ndryshe nga ata, Donald Trump eshte njeri i sukseshem dhe praktik, i kamur dhe me njohuri shume te mira te biznesit. Cdo kanditat perball tije do te ishte nje mushkonje. Une nuk mund te zgjidhja asnjehere nje Politikan medioker perball nje Biznesmeni te sukseshem. Njerezit e afte jane te terren jane me te afte se ata qe merren me Politike.
Do ta lene siç funksionon ne Amerike, nja 6 muaj do e lene te bej gam gam si trim ,pastaj do i thone lexo dhe zbato çfare shkruhet ne keto letra qe te kemi vene para tavolines .
Ju komentuesat e mesiperm. Mos i beni qefin vetes kot. Asgje nuk do te jete tani si ishte me pare. Trump eshte nje outsider. Prandaj dhe u zgjodh president. Prandaj edhe do te beje gjera qe deri me tani nuk i ka bere asnje president amerikan. Politika e jashtme amerikane do te ndryshoje 100 per qind. Po ashtu tregtia e lire do te frenohet. Do te forcohet proteksionizmi amerikan dhe mosperfillja ndaj botes. Shumeçka do ndryshoje.
Të pasuritë do jenë më të pasur dhe të varfërit më të varfër