Trampizmi

11 Nëntor 2016, 16:05Blog TEMA

Nga Keti Bazhdari

Me shumë dhimbje për humbjen e znj Klinton, si grua e fortë dhe si shtetare me eksperiencë, por kurrë me aq dhimbje sa për fitoren e  establishmentit “të gënjyer/ zhgënjyerve”, e quaj të rëndësishme të analizohet kjo situate, që jo rastësisht e kemi përballë. Miliarda njerëz në botë e kanë parë Amerikën si mit. Edhe ata më skeptikët, qoftë edhe për shprehi, kushedi sa herë në jetë i janë referuar. Amerika shteti më i fuqishëm në glob, për ekonomi, politikë, teknologji dhe gjithë nëndegët e tyre përfshirë dhe luftën, një ditë më parë, arriti në një vendim, që të lë pa fjalë. Vendimi nuk gjykohet por analizohet. Amerika është ndërtuar si shtet mbi besimin, ka ngritur mitin mbi besimin dhe me të ka pushtuar botën.

Shumica e njerëzve të botës besonin në ëndrrën amerikane. Sa herë bëheshin zgjedhje në Amerikë, kjo shumicë i kishte sytë andej, duke ndjekur me vëmendje të madhe cdo debat që bëhej, temat që trajtoheshin, qëndrimet që mbanin kandidatët dhe retorikat e tyre s’mund të ishin kurrë vetëm amerikane, pa patur në fokus politikat dhe zhvillimet afatgjata në gjithë botën. Kjo bënte që gjithë bota të mbante frymën dhe të ndiqte me vëmendje njërin apo tjetrin kandidat, si dhe të shprehej përmes lobeve të veta. Këta kandidatë kishin kujdes të madh në gjetjen e fjalës sepse përmes fjalës, ata transmetonin një projekt të tërë të riekuilibrave botërorë. Në ato fjalë merrnin apo ndalnin frymën miliarda njerëz në botë.

Amerika është parë historikisht si një medium lobesh, sepse i tillë është formacioni i saj, me përfaqësues nga gjithë komunitetet e botës, që kanë zërin e tyre ne kapitullin e demokracisë amerikane. Ky gjithëpërfaqësim e ka bërë ëndrrën amerikane, ëndërr të shumicës së këtij planeti si dhe Amerikën shtetin më me influencë në rruzull. Influenca ngrihet vetëm mbi besim dhe është një marrëdhënje reciproke, që po humbi nga njëra anë, humbet krejtësisht. Po kësaj here cfarë ndodhi? A i përmbahej retorika e kandidatit që fitoi zgjedhjet thelbësisht logjikës së Amerikës si shtet lider në botë, apo trajtonte thjesht “hallet” e veta? Për mua ta trajtosh Amerikën me fokusin që e trajtoi Z.Trump, është ta banalizosh Amerikën, ta nxjerrësh lakuriq para botës, me mijra probleme urie, korrupsioni e racizma. Fiks ato që Amerika s’duhet të përcillte në sytë e miliarda njerëzve, e parë si lider. Por ai me këtë logjikë fitoi.

Dhe problemi nuk ngelet Z.Trump, sepse ai vetë është produkt thelbësisht amerikan, problemi ngelet pse fitoi trampizmi. Trump-i tregoi me një kurajo e vullnet të pashlyeshëm, se nuk ishte asgjë më shumë se sa një studiues i hollë i asaj cfarë shumica e njerëzve të Amerikës donin të dëgjonin dhe sido t’i quajmë të zhgënjyer apo të gënjyer, ai ia doli të bëhej referenti i tyre. Retorika e Z.Trump, që unë preferoj ta quaj trampizëm për përmasat e saj, nuk qe ajo cfarë ai deshi të transmetonte por cfarë ata donin të dëgjonin. Ky është problemi. Një retorikë e denjë për kushtet e luftës për ekzistencë, i superpozohet një retorike klasike të një shteti të lavdishëm që udhëheq botën dhe fiton mbi të. Ajo që trampizmi  thelbësisht përcolli, është se mos e shikoni Amerikën si mit kot se Amerika ka hallet e veta. Amerika ka problemet e veta e jo të merret me gjithë botën, ndaj si fillim do impenjohet të nxjerrë jashtë këta që ka këtu, etj. Dhe sa hap e mbyll sytë, trampizmi e projektoi imazhin e Amerikës së madhe, së hapur e shpresë për shumicën,  në mizantropi.

Tamam e kundërta e imazhit që duhet të transmetojë një lider botëror, i cili pikësëpari krijon besim përmes modelit të tij të hapur, të sigurtë dhe gjithpërfshirës. Po a fitoi Trump se arriti të bëjë bashkë të zhgënjyerit që historikisht kanë qenë e kanë për të qenë apo se këtu ndihmoi  dhe porcioni i dështimit të politikes klasike në adresimin e duhur të nevojave të qytetarëve, kjo kërkon një analizë të vecantë dhe të gjatë sepse përbën arsyen kryesore të disintegrimit të ekuilibrave botëror, në një të nesërme të afërt. Dhe pikërisht për këtë fakt askush s’duhet ta gjykojë për keq trampizmin, përfshirë dhe vehten këtu. Sot po e kuptoj që trampizmi ka një meritë të pashlyeshme, që do ngelet në historinë filozofike, pasi tundi botën në momente vakuumi mendor.

Ky është konkluzioni që mund të nxjerrësh sot. Trampizmi është produkt studimi sociologjik, produkt zhgënjimi njerëzor, produkt i dështimit të politikës klasike, por mbi të gjitha një eksperiment i arrirë për t’i celur sytë dhe për të shkartisur mendimin botëror nga apatia. Trampizmi tregoi se mjaft e trajtuat lirinë si vakuum! Nëse do gjendet vakuum, ajo disi do mbushet. Pasi është hera e parë në historinë e mendimit politik dhe ekonomik botëror, që të mungojë produkti dhe përpjekja për të ofruar një apo disa produkte intelektuale të revolucionarizuara, si modele opsionale për të konkurruar, përmirësuar apo zevëndësuar në të ardhmen modelet ekzistente të organizimit botëror.

Njeriu ka qenë historikisht në kërkim të një modeli të evoluar organizativ që të jetë në përshtatje e sipër me ekzigjencat e tij dhe të shoqërisë ku ai jeton. Sot për shkak të periudhave të gjata të mirëqenjes dhe falë një edukimi të përciptë, njeriu modern i është dorëzuar apatisë së mendimit, i vetëbindur se zgjidhjet duhet t’i vijnë të gatshme dhe ai ka vetëm të bëjë pazar me zgjidhjen që i ofron më shumë atij, jo shoqërisë apo botës ku ai jeton. Njeriu i sotëm sillet si individualist tipik dhe s’do të sakrifikojë asgjë për të mirën e përbashkët. Dhe këtu lind rreziku dhe rreziku s’janë diktaturat pasi ata e kanë një model. Rreziku është shthurja, anarshia. Më pas vijnë diktaturat. Trampizmi pikërisht për këtë të mirë, meriton të vlerësohet si esperimenti social më i goditur botëror, pasi mori mundimin dhe ia doli, të parashtrojë një problem kaq madhor për botën, në një kohë kur të gjithë ishin indiferent ndaj tij…

27 komente në “Trampizmi”

  1. WC says:

    Ik moj beje shurren nga burrat se eshte Hillari brenda!!!

  2. WC says:

    Ik moj beje shurren nga burrat se eshte Hillari brenda!!!!

    1. Agjenti 007 says:

      Ti shko beje nga Trumpi se nje i tille ju duhet ju se edhe emrin qenefit kishte me tba me ja harru

  3. Tralala says:

    Nga I nxore keto konkluzione ti moj goce, apo nga kafenet e shkodres. Analistet e botes thone se ai ka marre votat e atyre qe nuk dine c’eshte qeverisja, pra qe nuk dine te zgjedhin. Si te Brexit. Se sot injoranca perben shumicen.

    1. I pagabueshmi says:

      Po sjane te tane tralala si puna jote me ba lloqe kavaje mejhaneve . A e ke mesu edhe Brexit neper mejhane aaaaaa meqe jua bake inventarin kush hyn e del

  4. Klodi says:

    Keti Bazhdari , llogjika juaj dhe analiza e sakte qe beni ceshtjes ne fjale vlen per tu lavderuar. Jeni nje politikane e lindur. Bravo ! Njerez si ju i duhen parlamentit shqiptar.

    1. mirel says:

      Hahaha cfare lloj humori!!.. Apo e ke seriozisht!??

    2. tak tak says:

      hahahaha, ne fakt njisoj me keto qe kena asht

  5. Enti says:

    Zonja Bazhdari , sa e forte po aq tolerante , elastike dhe me nje diplomaci per tu patur zili. Pervec politikes se brendshme po ve re qe keni pike te forte politiken e jashtme. Nje politikane e kompletuar . Analiza per zgjedhjet ne Amerike eshte bere me nje gjykim te ftohte dhe te sakte. Komplimentoj bagazhin tuaj intelektual !

    1. nuk e luan topi says:

      po aq e ke bagazhin sa te duket keti ne kete nivel……prandaj kemi keto politikane ne koke sepse kemi votuesa si puna jote

  6. Enti says:

    Zonja Bazhdari , nje gjykim i ftohte e i sakte per zgjedhjet ne Amerike. Ve re qe pervec politikes se brendshme , keni pike te forte dhe politiken e jashtme. Ju komplimentoj per bagazhin intelektual qe keni. Dikush dhe mund te mos dakordoj me shkrimin tuaj por une gjykoj qe e ben o nga injoranca o nga paaftesia per te kuptuar ose me sakte nga budallalleku. Ju jeni e kompletuar vajze dhe mendoj qe politikes shqiptare i duhet nje element dinjitoz si ju Keti Bazhdari

  7. Dritani says:

    Komplimente! Si gjithmon e sakte dhe drejte.

  8. teri says:

    uuuuuuuuuuuu keti , do te fitosh nje vend , ke filluar te shkruash moj vajze !

  9. nord.al says:

    Analize e sakte dhe me kulture. Vlen si baze per nje diskutim akademik mbi politiken amerikane dhe te jashtme ne pergjithesi. Bravo Keti.

    1. ne dhjeve gazit says:

      ti i mecem shume ne fakt qe je tuej ja vue vulen se a vlen apo jo, hahahahaha

  10. loli says:

    Nje vajze e re dhe e admirueshme nga njerezit me kulture mesatre dhe mbi mesateren. Nje logjik shume e forte dhe nje mendim shume i sakte per ato qe thote. Bravo vajze! Shoqeria e civilizuar nga dija te mbeshtet; mos kij frike nga ata qe s’dine se çfare thone, se shoqeria e sotme i pranon te gjithe. Leri se eren e keqe te atyre qe thone, vete do ta marrin.

  11. Populli says:

    Mjaaaaauuuu, Kitty!

  12. Toni sport says:

    Koment interesant kam lexuar dhe shkrime te tjera te kesaj zonje dhe te them te drejten ka nje opinion te detajuar per shume gjera te cfare do lloj aspekti qe tregon thjesht kulture.Jo te gjitha qendrojne por kjo eshte thjesht nje analize nga pikpamja e saj.Me vone do dalin shume te tjera se nuk eshte kaq e thjesht qe te fitoje nje njeri qe me ngjan si Berluskoni.

  13. lili says:

    Ehej, shyqyr qe kemi analistete nga Shqiperi per te nxhjerr konkluzionet per te cilat amerikanet shkruajne se do na duhet muaj per te kuptuar pse fitoj Trumpi,

  14. MENDOJ SE TETA KETI OSE SHOWJA GOZHDARI SIÇ E THERRASIN NJERI-TJETRIN ANDEJ NGA RIPJELLJA NE KETE SHKRIM MEDIOKER ESHTE PERJEKUR TI BEJE NE VEND TE NJE SHERBIMI GOJOR KETE SHERBIM DORIANOR SHEFIT TE SAJ E DRAMA.DERI KETU NUK KA ASNJE PROBLEM,POR PROBLEMI FILLON QE:1.NGA VENDI KU DO E BOTOJE (ÇUDITERISHT TEK TEMA E NJE GAZETARI INTELIGJENT DHE PROPERENDIMOR SI ZYR.BAZE).2.TITULLI ALUDUES QE TREGON SE TETA KETIT I VERTITET MENDJA ANDEJ NGA TR..PI.3.ME E DHIMBSHMJA KOMENTET ATY NGA FUNDI QE JA DERGON VETES OSE I POROSIT KU SHPREH GJITH FONTANEN E DESHIRAVE……ECT!GALLAT E MADHE DHE E PAIMAGJINUESHME EDHE SHKODRANE EDHE E “PERSEKUTUAR EDHE RIPJELLJEDASHESE EDHE….!SI PERFUNDIM DO THOSHTE NJE MIKU IM NJE SHKRIM V.K (VARI CARIN)

  15. Lungara says:

    Zgjedhja e Tramp është produkt I krizës së thellë që ka shoqëria amerikane !
    Bazhdari është kontradiktore në analizën e saj , atë që pohon më sipër , e hedh poshtë më pas .
    Eastblishmenti që drejton Amerikën ( e thënë popullorçe – paria e Amerikës ) nuk e ka ditur ç’mendon populli për ta .
    Dhe populli iu dha mësimin që duhej . Të tjerat janë llafologji !
    Respekt të thellë për popullin amerikan . Merr shëmbull o shqipëtar !

    1. anamaria says:

      Nje koment i shkelqyer ..BRAVO !!!!!!!!!!!

  16. njena says:

    sa marrinat i shkruen ne keto hartimet tueja te dobeta….. Miss Piggy, nuk ka randesi se sa nderhymje plastike i ban vedit, vazhdon e mbete e njajta….mos shkruej ma se asht turp me u mundue me ba analiza ti per voten e amerikaneve……ju s’po dini me zgidhe punet tueja e tash po doni me i dhane mend botes….a shifni sa qesharake je???

  17. hahaha says:

    shume bukur, katersh (4) shko bej pishin tani

  18. KUSH THA QE TETA KETI GOZHDARI NUK E DON RIPJELLJEN TIP I RI MODEL SLLAVO-SHQIPFOLES I 1941 …,,SE MOS KUJTONI JU SE KETO MESAZHET PERKEDHELESE JANE SHKRUAR NGA SHOQJA GOZHDARI APO NDONJE E POROSITURA APO E “PUNESUARA” E SAJ.GJITHSESI I UROKM TE BEJE KARIER SA ME SHUM NE PS……V.K (VARI CARIN)

  19. G.Karagjozi says:

    Ju lexoj me kenaqesi Zj Brezhani,dhe nuk eshte hera e pare qe analizoni sakte,me nivel Intelektual te admirushem,me konkluzione dhe filozofi qe edhe spcilialiste te fushes do ju kishin zili per cilesine e problemit dhe thedhesine filozofike qe trajtoni. Menyra si analizoni TRAMPIZMIN eshte me shume se fizolofi,eshte vizion,TEZE per te ardhmen,llogjike e pa kundershtushme. Kane shkruar shume autore per TRUMP e do te shkruajne akoma me shume ne te ardhmen por Analiza Juaj eshte brilante nga e cila njeriu meson dhe largohet nga naiviteti duke e shikuar BOTEN realisht me shume ngjyra por me nje GRI qe dominon…Me shume se Respekt Zj. Brezhani.

  20. the truth will set u free says:

    Trump is (was) realistic and simple.
    kjo eshte arsyeja qe ai fitoi. ai i dha votuesve ato qe donin te degjonin dhe ne nje gjuhe te thjeshte qe njerezit ( the common people) e kuptojne. nuk beri shkence si rivalja. ne fund te fundit cfare i duhet nje amerikani cfare behet ne irak? ajo qe intereson eshte sa lek me shume do marri per punen qe ben ne menyre qe kete nje jete me te mire ne amerike.
    pastaj me thuaj nje vend qe i ka qejf emigrantet.
    trampi i mundi te gjithe. respekt 4 him.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje