Në një nga gazetat e Prishtinës, para disa ditësh, jepej lajmi se “një prej dijetarëve që kishte nxitur terrorizmin gjithandej, përfshirë sulmet e 11 shtatorit, u ka ligjëruar studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë. Selamn El-Avde, i arrestur dhe dënuar disa herë në Arabinë Saudite, ka qenë i ftuar nga ky fakultet që menaxhohet nga Bashkësia Islame në Kosovë” (gazeta “Express”, e premte 11 nëntor 2016). Më tej në shkrim thuhet se këtij dijetari i janë ndaluar librat në Arabinë Saudite për shkak të qëndrimeve të tij radikale dhe lidhjeve me Osama Bin Ladenin. Ai konsiderohet si një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të SHBA-ve, thuhet më tej dhe frymëzues i sulmeve të 11 shtatorit. Ky dijetar paska qenë më parë në Shqipëri dhe prej andej është futur në Kosovë. Në Shqipëri ka qenë i ftuar nga drejtuesit e Komunitetit Mysliman, por siç e dimë të gjithë, asnjë lajm nuk pati në Tiranë për vizitën e këtij personazhi me të kaluar të errët. Në faqen on-line të gazetës nga Kosova që përmenda më parë është edhe videoja e konferencës që ai ka mbajtur në Universitetin e Prishtinës.
Po gjatë javës që shkoi, siç dihet, u arrestuan edhe katër shqiptarë që kishin planifikuar të kryenin sulme terroriste në stadiumin e Shkodrës gjatë ndeshjes “Shqipëri-Izrael”. Siç raportojnë mediet, ata ishin zbuluar nga shërbimi i fshehtë izraelit, i cili kishte kapur një komunikim video në skype mes teroristit me origjinë shqiptare Lavdërim Muhaxheri dhe atyre që u arrestuan. Për këtë arsye por edhe për motive të tjera që ne nuk i dimë, ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit, u vendos të luhet në Elbasan. Personalisht e kam të vështirë të kuptoj se çfarë kërkon të mësojë ky dijetar te studentët shqiptarë në Kosovë, ndërkohë që edhe në Arabainë Saudite është i ndaluar. Nuk e kuptoj se si Bashkësia Islame e fton në Shqipëri një personazh të tillë dhe po ashtu nuk arrij të mendoj se si ka mundësi që sidomos Bashkësia Islamike e Kosovës, me Tërnavën në krye, vijojnë ta ngjyrosin atmosefrën shqiptare me tisin e zi të islamit radikal.
Nisur nga rasti i arrestimit të terroristëve shqiptarë, një koleg në Kosovë, A. Idrizi, shkruante se dalngadalë “terrorizmi po e ngushton rrethin edhe te ne”. Ndërsa ndodhin gjithë këto zhvillime, në Shqipëri e në Kosovë, debati publik zhvillohet mbi tema që nuk shenjojnë atë që ndodh në vendet përkatëse, por mbi tema që janë të shkruara në imagjinatën e shpërfytyruar dhe të errët të teksteve me heronj banditë e kriminelë që shahen e zhgrryhen ndër vedi. Ajo që vërej me shqetësim është se besimet fetare këtu te ne, me përjashtim të atij katolik, kanë pësuar një shmangie të rrezikshme nga tradita e religjioneve fetare. Kisha ortodokse shqiptare nuk është ajo që ndërtoi Noli i madh. Vepra e Nolit të madh, e themeluesit të Kishës Autoqefale Shqiptare është zhbërë dhe Kisha Ortodokse Shqiptare sot është nën vartësinë e Kishës Greke të Stambollit. Nëse ka një krim për të cilin një ditë Sali Berisha do të duhet të përgjigjet para historisë, është mendjelehtësia, në mos qoftë edhe ndonjë gjë tjetër, me të cilën ai menaxhoi ringritjen e Kishës Autoqefale Shqiptare. Përpjekjet e Nolit dhe gjithë martirëve që kërkonin futjen e shqipes në liturgjinë fetare, janë zhbërë. Po ashtu edhe vepra e madhe e Vangjel Meksit, Kristoforidhit dhe të tjerëve që përkthyen tekstet biblike në shqip, sot janë hedhur në erë, sepse Kisha Ortodokse shqiptare është nën zotërimin grek dhe pjesë e Kishës Ortodokse Greke. Mjaft të kujtojmë këtu përpjekjet që bënë rumunët për t’u shkëputur nga Kisha Greke dhe ndërtimi i Kishës Ortodokse rumune dhe futja e gjuhës rumune në liturgjinë e asaj kishe si dhe shkëputja përfundimtare nga juridiksioni i Stambollit. Ndërsa ringritja e besimit mysliman dhe institucioneve të tij, ka qenë po ashtu jashtë çdo kontrolli historik, kulturor e politik.
Shqiptarët kanë pasur një dijetar të madh të kulturës islame arabe. Ai është Hasan Tahsini, i cili është paraprijësi i idesë gjeniale për të afruar kulturën islame me atë perëndimore përmes dijes. Ai vetë kishte studiuar në Sorbonë dhe erdhi në Stamboll e çeli aty Universitetin e parë modern. Në atë kohë, pra në mes të shekullit XIX, ai u pengua prej frymës konservatore që të vijonte programin e tij në universitet, por kjo nuk e pengoi të studionte e të shkruante për kozmosin, historinë, shkrimin, teknikën. Hoxhë Tahsini ishte një gjigand i kulturës islamike moderne dhe mendonte se dija, zhvillimi, shkenca dhe përparimi do ta zhdukin injorancwn, konservatorizmin, urrejtjen dhe do të sjellin përparimin shoqëror. Hasan Tahsini ka lënë mjaft vepra, por në universitetet që studiojnë apo përgatisin hierarkë të kultit islam, unë nuk e di nëse studiohet Tahsini apo jo, ndwrkaq tani po mësoj se një dijetar arab që ka nxitur terrorizmin dhe ka frymëzuar Bin Ladenin vjen në Shqipëri dhe mban leksione në Prishtinë.
Përfundimisht po bindem se ne jemi një shoqëri në degradim të ngadaltë kulturor. Siç dihet shoqëritë e zhvilluara e ruajnë drejtpeshimin kulturor e social sepse ndërtojnë në mënyrë institucionale dialogun me tri përmasa, pra me të shkuarën e tyre, me të tashmen dhe dinë se si të projektohen në të ardhmen. Ndërsa po të shohësh ligjërimin publik, institucional apo historik këtu te ne, do të vëresh se e shkuara apo tradita thuajse është shuar. Ai tekst i madh që përbëhet nga ngjarje, personalitete dhe veprime në të gjitha fushat, merret nga përdoruesit e sotëm vetëm për interesa të luftës politike bardhë e zi. Është krijuar antinomia komunist dhe antikomunist dhe gjithçka që artikulohet është të tregohet se sa kriminelë ishin komunistët dhe sa patriotë kundërshtarët e tyre dhe anasjelltas. Në shumë raste të tjera, ngjarjet e së shkuarës bëhen edhe artikulim i panevojshëm i ligjërimve politike dhe kryeministri ynë shfaqet edhe si albanolog edhe si gazetar i kronikës.
Siç e thashë edhe më sipër, e gjithë kjo ndodh sepse institucionet tona të dijes si universitetet, akademia, qendrat kërkimore, institucionet fetare, ojq-të janë në një amulli totale dhe ligjërimi i tyre nuk është pjesë e artikulimit të ligjërimit publik. Qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, politikanët mediokër dhe pa ide si dhe mediat e çartura dhe mendimi turbofolk që ulërin nëpër studio televizive, kanë zëvendësuar dijen e mirëfilltë, kulturën e vërtetë dhe traditën . Ndaj mediokriteti dhe kapardisja si gjeli majë plehut janë bërë shenja të shqiptarit që ka pasion emigracionin dhe mercenarizmin, e atij shqiptari që nuk do t’ia dijë më se çfarë ka qenë Hasan Tahsini apo Fan Noli, po kënaqet vetëm që t’ia mbushë kokën me pleh e xhepat me euro batakçiu më i parë që mbërrin nga jashtë.
Po mirë ,ajo që s’kuptoj dot unë është që si ka mundësi që MOSAD -i Izraelit lejon këtë plehrë të qarkullojë lirshëm ndërkohë që çdo qytetar i thjeshtë i cili shfaq sadopak shenja Islamizmi Ekstrem arrestohet në vend ?????
Si ka mundësi që CIA Amerikane e ka lënë të lirë të qarkullojë lirshëm në Shqipëri dhe Dardani ????
cilin ”dijetar” islam madje me permasa ”gjigante” paskan pasur ”shqiptaret” sunitoshqipfoles more rrote [email protected]@ri…!!!!???H.Tahsim!!!!
c’pune kane shqiptaret me ”truloqen” Tahsim!!!!! pse nuk thua more i pabese qe ; sunitoshqipfolesit[pra joshqiptaret] kishin ‘dijetar/mazllemin e tyre H.Tahsim ,po flliq shqiptaret me kete ”tru” arabi…………….!!!!?
sa per Kishen orth/xe,laj gojen o arab se nuk te takon as ta zesh ne goje e jo te japesh mendime per te…………………
TE DALIN PARA DREJTESISE ATA QE FTOJNE ELEMENTE TE TILLE DHE TE MOS SILLEMI BUTE ME TA.SA PER NE PRISHTINE NUK KAM C’FARE TE SHTOJ PERDERISA ATJE FLET HAPUR TERNAVA BILE EDHE NE EKRANET TELEVIZIVE.TERNAVA NJE MOSTER MESJETARE NJE RRACIST,NJE REGRESIST QE TE NGJALL TRISHTIM POR ME KEQ AKOMA ,TE NGJALL KRUPE.PO SHKOJME DREJTE EUROPES.NA PRIJ TERNAVA DREJTE TERRORIZMIT…………….
Kryeveper. Sidomos paragrafi i fundit. Ky artikull duhet te lexohet me detyrim ne te gjitha shkollat tona dhe ato te Kosoves. Qe njerezve tu hapen syte. Se çdo dite po bejme hapa prapa ne te gjitha fushat. Por kjo fetarja eshte me e tmerrshmja se rrezikon te ndeze nje konflikt nderfetar si ai ne Bosnje apo Liban. Dhe sherbimet e huaja jane duke punuar fort ne kete drejtim. Dhe kjo do te jete fitorja e tyre perfundimtare dhe shkaterrimi total i popullit europian shqiptar.
P.s Dhe tani edhe diçka tjeter. Per kete Meron. A do ta ndalosh kete turgofagosin tij qe te shkruaje gomarlliqe pa fund ne gazeten tende apo do qe ta bojkotojme fare leximin e saj. Nuk ka sekonde qe te mos dale ky i pjerdhuri nga trute me synitet dhe ziket e tij dhe te degjeneroje gjithe komentet. Veçse nese eshte punonjes te “Tema” dhe e nxjerr vete Meroja per ca klikime te dhjera me shume.