Çfarë ofron shoqëria shqiptare për të rinjtë sot?

17 Nëntor 2016, 17:22Blog TEMA
Çfarë ofron shoqëria shqiptare për të rinjtë

 

Keti Bazhdari

Pak shembuj pozitivë edhe shumë pak mjete. Një shoqëri patriarkale, e ka të vështirë të ofrojë shumëcka për një gjeneratë të re, ndryshe. Patriarkalizmi nuk është doktrinë, është gjendje primitive që  dominon me anë të frikës së ndëshkimit. Një formë hipnoze që i mban anëtarët e një shoqërie të nënshtruar. Një yshtje sistematike për të penguar kultivimin e cdo filozofie që propagandon të drejtën në vend të ndalimit.

Të vetmet role që njihen në një shoqëri patriarkale janë ai i autoritarit (pakicës) dhe i të nënshtruarit(shumicës) me një hendek të madh ndërmjet, që vështirë të mbushet me akte në shërbim të një zhvillimi afatgjatë, për vetë aspiratat që udhëheqin këto dy grupe. Si i nënshtruari, ashtu dhe autoritari janë zotërues të një kujtese kolektive të nënshtrimit, e cila i përndjek për tërë jetën në rrugën e tyre. 
I pari vetëm bindet, me shumë pak gjasa të rebelohet ndonjëherë me vullnetin e vet, ndërsa i dyti është gjithnjë në kërkim të mjeteve (para, pushtet, forcë) për të bindur vehten dhe të parin se ai tashmë është nënshtruesi dhe jo i nënshtruari. Kompleks që me shumë gjasa s’do e tejkalojë ndonjëherë në këtë mënyrë.

E keqja më e madhe e një shoqërie patriarkale qëndron te pengesa që i bën cdo përpjekje për civilizim, pasi rezultantja e betejave personale nuk është e orientuar nga ngritja profesionale dhe projektimi i një shoqërie të emancipuar, por nga mposhtja e njëri- tjetrit. Cdo gjë fillon nga imponimi me anë të dhunës në familje, në shkollë, në shoqëri e mbaron me atë në administratën shtetërore, pa lënë jashtë dhe retorikën politike, duke gjeneruar kështu individë të pasigurtë.

Pavarësisht se cdo akti të dhunshëm i kundërpërgjigjet instiktivisht një përpjekje për ta frenuar, kur dhuna gëzon status legjitim në shoqëri, rezistenca mbetet në parametra individual të fshehtë, në kuadrin e intrigës dhe synon vetem devijimin e pasojave, per momentin. Intriga është miku dhe armiku kryesor i cdo anëtari në shoqëritë patriarkaliste.
Marrëdhënja dhunë -vetëmbrojtje e udhëheq pambarimisht individin në ekstremet e luftës për ekzistencë dhe arrin ta mbajë peng të këtij mentaliteti, duke i ofruar si model të vetëm mbijetese, një tablo pazaresh e goditjesh të ulëta që zbojnë fare vëmendjen nga puna e përkushtimi për një zhvillim afatgjatë e meritokratik.

Historia e vendeve te zhvilluara ka treguar se civilizimi nis nga individi, i cili po të jetë edukuar të njohi si duhet të drejtat e veta, do dijë të tregojë maturinë e duhur edhe në rrethana presioni. Vetëm një njeri i civilizuar është në gjendje të vetëpërmbahet dhe të mos e gjejë zgjidhjen e hallit të momentit te cënimi i të drejtave të tjetrit. Anëtarët e shoqërive patriarkale janë në përgjithësi frikacakë që mendojnë vetëm t’i devijojnë pasojat te dikush tjetër dhe jo t’i përballin ato.
Kjo vjen si shkak i mungesës se solidaritetit shoqëror, pasojave shpesh ekstreme për individin, por kryesorja, e një ndërgjegjësimi kolektiv, si nevojë e brendshme e shoqërisë për emancipim e civilizim, që do shumë kohë të vijë vetë.

Fati i jonë i madh është që jemi në Europë, rrethuar nga një mentalitet civil, dhe ku mundësia për të punuar ngushtë me elitën rinore shqiptare, për të hapur shtigje për arratisje masive të shoqërisë shqiptare nga hermetizmi i patriarkalizmit, sot është më prezente se kurrë… .

9 komente në “Çfarë ofron shoqëria shqiptare për të rinjtë sot?”

  1. shkodrani says:

    Bath bath, po nji kokerr…
    Te pakten nderroje fotografine dhe lukun.

    1. Agjenti 007 says:

      Ma shume vlere paska fotojo e luku per ty se ca asht shkru aaaaa ….
      U dukeka niveli intelektual i joti. Po ik shkruj te kenget e OTR -ve ma se deri aty shkon niveli jot e jo per me dhane mendime per artikujt e tille ne gazeta

      1. ardi says:

        o Agjenti…po shkruj ti njehere, te te shikojme se sa i mencem je…boll si spiun pas ferave e me anonimate

  2. Taulanti says:

    Bravo Bazhdari. Shkrim mese i vertet.

  3. Koli says:

    Keti Bazhdari , pervec se nje politikane me vlere qe shquhesh dhe per bamiresite qe ben gjithmone , tregon qe je nje mbeshtetese e forte e te rinjve dhe perkrah endrrat e tyre. Keshtu deshmon dhe me mire qe perkrahja qe i ben rinise eshte permiresimi i shoqerise ne te ardhmen. Llogjika juaj vlen per tu admiruar. Te lumte

  4. Enti says:

    Zonja Bazhdari , pena juaj godet serish me nje analize te perkryer per ate cka ofrohet per te rinjte sot dhe pritshmerite . Eshte e pamundur te mos vleresosh kete shkrim e te mos ndalesh pa e lexuar mire. Keni arritur te kapni thelbin dhe te shprehni qarte e bukur ate qe shumica nga ne mund ta kete menduar. Individe me vizion te tille si i juaji, i duhen politikes sot.

  5. Enti says:

    Me pelqen shkrimi . Keni prekur nje fenomen te shoqerise qe eshte shume i rendesishem per te ardhmen e kesaj shoqerie . Ketij shkrimi nuk ke cfare ti shtosh dhe as cfare ti heqesh . Bravo Bazhdari ! Jeni enciklopedike , politikane e kompletuar.

  6. sapun says:

    keti bazhdari e di gabim historine dhe nxjerr perfundime te gabuara, 1, patriarkati nuk ka lidhje me dhunen domosdoshmerisht, matriarkati me amazonat eshte model kunderthenes, 2 keti bazhdari duhet ta shprehe qarte qe ne kete vend te bekuar nga zoti se i dha gjithshka njerezit vendosin me vullnet te lire te jene te ligj, nje njeri i keq ben keq se fiton dicka, njeriu i lig ben vetem keq gjithshka, psh pyetje ketit dhe te tjereve, sa ne shqiperi i vodhen pronen vllait motres se vet dhe sa e ndane pronen ne menyre te drejte, Sa njerez ne shqiperi i duan kafshet duke filluar nga qente macet ne rruge , bimet pemet dhe natyren ? ne nje vezhgim te thjeshte ne tirane dhe kudo edhe kur ushqen harabelat ste lene rehat sepse u prish ligesine. Ne 1992 ishin 4,2 milion banore po sndryshuan sjellje mbase ngelin me pas se 100 mije

  7. a.f. says:

    Sipas nje komenti me lart, Bazhdari qenka nje politikane me vlere qe shquhet per bamiresite qe ben(?!)
    Nuk e di se ku e shikon politikanen ky komentues, sepse ajo vajze nuk arriti te behet e tille. Pastaj. nese profesioni i politikanit vleresohet dhe njesohet me bamiresite qe shperndan, atehere jemi ne rregull me Kolin..
    Nese Koli, Enti. e te tjere, nuk jane i njejti person, e dashur Keti vazhdo te shkruash se paske fansa…
    Ndersa Tema ka gjetur bashkepuntore te jashtem per te mbushur faqet e gazetes. Aferim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje