Akti i fundit i studentës ndaj Ministres Nikolla edhe pse në pamje të parë tenton të vërtetojë se edhe ne po i hyjmë në rrugën e “demokracive të zhvilluara” perendimore, përbën në fakt një vërtetim se mbëtemi viktima të abuzimeve demokratike e që në fund të fundit po sjellin rezultate krejt të kundërta me ato të aspiruara.
Jam shumë i bindur që Lindita Nikolla në çdo qeveri perendimore që të ishte, do të gëzonte respektin e publikut, zgjedhësve dhe jo zgjedhësve të saj. Kjo lidhet me faktin se ajo mori përsipër një mision tëpër të veshtirë, reformimin e arsimit në vend. E nisur nga parimi se arsimi për çdo popull përbën bazën e të siguriosë për të ardhmën, ajo e pa reformimin e arsimit si mundësi e vetme, jo thjeshtë për shpëtimin e tij nga katastrofa ku e kanë futur atë vite me radhë qeveri e ministra, por si një mundësi për të siguruar të ardhmën e vendit dhe jo të vetës së saj. Këtë zonja Nikolla e besoi dhe e beson, iu përkushtua me mish e më shpirt dhe beson se do t’ia dalë.
Vetëm për faktin se ajo mori guximin dhe vendimin për të marrë përsipër një mision të tillë meriton respektin e publikut. Vetëm se vazhdon të luftojë me këtë hidër shumëkokësh e rrathë viociozësh që ia kanë lanë peshqesh të tjerët, meriton përkrahjen e cilitdo që vërtetët i dhimbset arsimi në vend. Vetëm fakti që pas tre vjetesh Ministre në një ministri që për vite me radhë ka prodhuar korrupsionin me të madhë e që shkatërroi të ardhmën e vendit, por asaj nuk i doli emri asgjekundi, meriton përgëzimin e opinionit shoqëror.
Lindita Nikolla e pranoi sfidën më të madhe të qeverisjës Rama. Dhe nuk kam këtu parasysh gjendjen e arsimit dhe as faktin e reformës që i duhej këtij sistemi arsimor. Kam parasysh se ajo si ministre, me një brishtesi femërore dhe politike, pranoi dorashkën e hedhur nga korrupsioni në arsim, nga interesat okulte, nga klanet brenda në ministri që reflektonin klanet dhe interesat e betonta në universitete dhe në arsimin parauniversitar, nga fiktiviteti i orës së mësimit dhe i notës, nga interesat personale dhe ato politike e partiake etj.
Pra, në misionin më të rendësishëm kombëtar në vend, atë të reformimit të arsimit, në të cilin duheshin përfshirë të gjitha forcat progresiste në vend dhe sidomos studentët dhe pedagogët, ajo u la e vetme, pse jo, shpesh edhe nën presionin e vet qeverisjës së saj.
Studentët, si armata me të cilën është identifikuar progresi dhe revolucionët përparimatare, përkrahësit në praktikë të ideve që çlirojnë energji pozitive dhe shoqëritë nga çdo ngerç, u shndërruan shpesh në mjete për të kundërtën, në masha të politikës që vrau universitetin, në shtesa pasive dhe aktive të korrupsionit dhe të interesit meskin për një diplomë të falsifikuar dhe të pamerituar.
Ata që quhen pedagogë, akademikë dhe intelektualë, në vend që të nxirrnin gjoksin e mendjës dhe të shpirtit për të penguar çdo presion deformimi të reformës në arsim dhe veçanërisht të arsimit të lartë, u strukën në skutat e stanjacionit e të kthimit prapa dhe të përkrahjës së njerëzve të paaftë por që u sigurojnë një vend më të mirë, të ardhura më shumë, rehati me bollëk dhe më sa më pak libra të lëxuara. Heshtja e tyre edhe në këtë rast i kompromenton në mënyrë të pakthyeshme.
Problemet në arsimin shqiptar dhe sidomos ato në arsimin e lartë nuk i solli e as i shkaktoi Lindita Nikolla. Ajo mori përsipër që t’i zgjidhte ato, por në këtë përpjekje të saj ajo ose mbeti e vetme, ose u la në presionin e ambicjeve që shkonin tej postit të vet ministëror, ose u sulmua pa mëshirë nga ato qarqe me interesa që vetëm një shoqëri e emancipuar dhe solide mund t’i përballonte.
Rasti Nikolla dhe incidenti i ndodhur sjell edhe nje herë në vemendje të opinionit shoqëror më të gjerë, problemin e madhë të arsimit në vend, si problem që nuk i perket një gruaje, apo një burri ministër, por të mbarë shoqërisë dhe në radhë të parë të studenteve që po kthehen në qenje pasive dhe me vullnet intelektual prej plasteline, viktima të një diplome të pamerituar dhe të blerë me para ( dmth që i shndërron në varmihës të së ardhmës së tyre dhe të shoqrisë mbarë); të pedagogëve dhe akademikeve, që përjashtimin e tyre nga jeta civile, politike e ekonomike, nga jeta përcaktuese i fateve të vendit, e shikojnë si privilegj meskin i përfitimeve të pamerituara, jashtë vemendjes publike. (Në fakt rreshtohen edhe ata në paralelin tjetër të kultivuesve të drogës dhe krimit të organizuar me përmasa më të renda); të rinisë dhe të shoqërisë civile, që konsumojnë në mënyre pasive politike boshe rreth një filxhan kafeje; të politikës dhe politikanëve, produkt i diplomave te kanabizuara dhe të pushtetit të injorancës.
Nëse kemi sado pak ndërgjegje civile e intelektuale duhet të kuptojmë thellë dhe qartë se ajo ngjyrë e kuqe nuk u derdh mbi Ministren Nikolla dhe aq me pak mbi zonjën e nderuar Lindita Nikolla. Si njollë e kuqe ajo u derdh mbi secilin prej nesh dhe në terësinë e shoqërisë, që edhe fare pa zhurmë duhet të dëgjohet si një kambanë alarmi për drejtimin e kundërt, ose kundër demokracisë, përparimit dhe zhvillimit që po ecen shoqëria jonë.
ruaju grekut edhe kur te thote fjale te mira
Mese i sakte, profesor.
Ishte protesta e forcave te erresires ndaj sistemit te ri arsimor, asgje me teper.
Te rinj te keqperdorur ose qe do te perfitojne dicka te castit, por asgje per jeten.
Ishte e neveriteshme. Studente qe nuk protestojne ndaj rektoreve e dekaneve te papergjegjshem qe pranojne lektore qe nuk zhvillojne leksione, por ndaj ministres qe nuk pranon qe studentet te zhvillojne leksionet kafeneve.
Marrezi e brezit te ri, qe nuk mendon se ku do te shkoje pas “perfundimit” te studimeve, se deri ne kete stad i mbajne prinderit, po e ardhmja e tyre deri ku shkon?
Sakte .
Shkelqyshem! Ky nuk eshte nje artikull por eshte nje kamban alarmi per shoqerine!
Bravo z. Varka i, por si i thone anglezet, kur te jep doren greku, numuro gishtat me pas (se mos te ka marre ndonje gisht), aq me shume kur ai eshte “grek surrogat” si puna jote.
Po lush do ta mare ne pune neser kete mashen e saliut ?
Nuk na duhet mendimi jot , qofte edhe i sakte. Hajt thyej qafen palaco.
Thjeshte dhe sakte,faktet dhe analiza.