Ketchuprotest

19 Nëntor 2016, 20:41Blog TEMA

Dëgjova gjithandej – bile edhe pashë se në ç’mënyrë një studente, për më tepër sociologe e ardhshme, kish atentuar (Zoti më faltë për neologjizmën!) – pra, cënuar tërësinë morale (ndryshe – integritetin) e Ministres Nikolla, duke i hedhur Ketchup mbi kokë ( më shqip – salcë domateje) gjatë një takimi apo një mbledhjeje publike – kosovarçe, një tubimi.

Në pamje të parë, sebepi ishte krejt moral dhe për më tepër simbolik: në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, studentja Mirela proteston kundër politikave antisociale të Ministres së saj që me sa thuhet, preferon “të ushqejë” me paratë e Shtetit universitetet private dhe lënë pas dore Universitetet publike, gjë e cila mohon pranimin në shkollën e lartë të mijra maturantëve meritorë.

Çka nuk m’u duk krejt normale ishte forma e zgjedhur: të hysh në një sallë serbes dhe t’i hedhësh publikisht salcë domateje në kokë Ministres së Arsimit! Pa folur më tej për që studentja atentatore i përket një organizmi shoqëror në mos të majtë katheaftu, të paktën me frymëzim të majtë, ndërkohë që Ministrja në fjalë i përket edhe ajo një qeverije të majtë.
E pakta që mund të thuhet është mungesa e dialogut mes të zgjedhurve dhe bazës zgjedhëse brenda të njejtit krah politik.

E shumta i përket një aspekti tjetër, të vënë në dukje nga disa media sociale – protestës së organizuar studentore që përdor elementë të “artit performativ” për të shprehur pakënaqësinë e saj.
Jam i mendjes se, sikundër dhe rrugët e Zotit, format e atentatit kundër Autoritetit janë sa të shumëllojshme po aq edhe të papërshkueshme nga arsyeja e zakonshme.
Kështu për shembull, në kohë të vet, në janar të vitit 1969, Jan Palach – student i ekonomisë biri i botës! u vetëdogj – i hodhi benzinë vehtes dhe i vuri flakën, për të protestuar kundër hyrjes së trupave pushtuese të Paktit të Varshavës në Çekosllovaki.
E pra në të njejtën fryme proteste studentore – dhe për hir të atij “arti performativ” a nuk do të ishte më logjike që studentja sociologe Mirela të ketchupizonte vehten lakuriq përpara personaliteteve publike, për të riprodhuar imazhin në agoni të aspirantëve studentë, të përgjakur në shpirt dhe në trup nga indiferenca e Pushtetit socialist?

E sigurt që ky akt s’do të ishte aq vdekjeprurës sa ai i Janit çek, por pa asnjë dyshim, shumë më zbavitës!

https://peshkupauje.com/t/i-ketchuprotest/862

3 komente në “Ketchuprotest”

  1. Kjo Mirela eshte nje mashtruese ordinere,lindur e rritur ne nje familje trafikantesh te qenjeve njerzore.I jati i saj u arrestua nga policia ne Koplik kete vere se transportonte nga kakavija per ne Kroaci 22 refugjate klandestin irakian e siriane duke i marre nga 1100 euro sejcilit.
    Qe nga 1998 eshte ndaluar disa here per trafiqe femrash e klandestinesh nga policia greke e italiane ,bile ka nderruar edhe emrin.
    Beme baba te te ngjaje.Kjo nuk eshte as e majte as e djathte por nje mendjelehte qe e ndesejne klane e grupe.

  2. Dell'Italia. USA says:

    Po char studente leghi,thjesht nje rrugace.

  3. neda says:

    Per mendimin tim studentja eshte per tu pershendetur dhe eshte me e pakta qe mund te bente.Te gjithe duhet te punojne per ti nxjerr friken qytetareve nga shteti e shtetaret e korruptuar , keta te korruptuar qe sa zgjidhen ne nje poste dalin kunder interesave te zgjedhseve deri sa ne protesta , sic ka ndodhur, kane vrare njerz te pafajshem ne bulevard,vetem e vetem per te mbjelle terror e frike qe shqiptaret te rrine brenda mureve te shtepise nga frika e bandave qeveritare, duke e kthyer makinen shteterore ne nje bande kunder qytetareve. Vendin e punes duhet ta meritosh qe ta kesh hedhja e nje shishje me salce domartesh nuk eshte asgje, une e falnderoje per kurajone,bravo, ti e meriton te quhesh perfaqesuese e brezit te ri, e brezit qe pretendon dhe duhet te pretendoje per nje shqiperi ndryshe, nje shqiperi me te mire, per nje shqiperi demokratike, per nje shtet ne sherbim te qytetareve e ne mbrojtje te interesave te qytetareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje