Nga Kristo Mërtiri
Qytetarëve të vendit tim po u thahet besimi te veprimi i shtetit të së Drejtës dhe te daullet marramendëse të Reformës që duken sikur po çahen bashkë me ca zile e këmborë të ndryshkura në Parlament, në pushtet e në opozitë. Të vërtetës lakuriq po i shmangen djallëzisht mjaft deputetë, politikanë e qeveritarë.
Së pari, disa dosje të zeza katran, kush i mban mbyllur me shtatë palë kyçe ? Në fillim të Legjislaturës së fundit, njerëzia thoshte me dashamirësi : “Duroni pak, se qeveria e kap lepurin me qerre, nuk nxitohet sa të qorrollepset e të thyejë qafën…”. Mirëpo vjen një ditë, që elektoratin e pushton zhgënjimi e irritimi vrasës pa pagesë. Përshembull, jo më kot lakohet dosja e Adriatik Llallës. Të them të drejtën, për pak caste edhe unë i quajta thumba me kripë a pa kripë nga tabani i kuvendimeve popullore plot humor të ëmbël e të hidhur. Por nuk ishte kështu. Se vërsnikët e mi janë të pastër e seriozë, mbajnë shënime e nuk kërkojnë qiqra në hell dhe as qershi në shënëndre. Nevoja për transparencë të plotë para publikut taksapagues, është bërë ulëritëse. Konkretisht, si shkoi filli më tej “nga zhdukja e 16 Dosjeve të kontrollit të plotë të pasurive, mes të cilave edhe ato të ish-kryeinspektorëve, Zana Xhuka e Adriatik Llalla” ?! Dhe bëhej fjalë vetëm për fazën e parë. Më tej nuk pipëtiu asgjë. Prandaj njerëzia ngre supet dhe pyet me të drejtë jo pa qesëndi : Kujt i është lagur “baruti”, Kryeprokurorit të Republikës apo Kryeinspektorit të Pasurive ? Po 14 të tjerat, nuk janë pagëzuar ende me emra të përveçëm ? Apo, kur nuk u gjetën majat, ç’rëndësi kanë thembrat…
Së dyti, gjatë 3 vjetëve të fundit, sa padi penale janë dërguar në Prokurori e për cilët zyrtarë të lartë shtetërorë dhe sa e si u bitisën përfundimisht nga organi i akuzës ? A do mësojmë ndonjëherë për burimet e ligjshme e të paligjshme të pasurive për secilin dhe në cilat gjykata kanë ngecur apo kanë fluturuar duke lyer “qerren” ? P.sh. në fillim të këtij viti, iku si flakë kashte një lajm mediatik jo i vockël për 14 gjyqtarë e 2 prokurorë. Kujtojmë se akuzoheshin për pastrim parash, fshehje të pasurisë e për falsifikim dokumentesh. Se në ç’derexhe janë, në cilat rrjeta, sita e sirtarë po dremisin, nuk i thuhet asgjë opinionit publik. Po kështu për sekuestrim të pasurive të zyrtarëve hajdutë dhe për kthimin e tyre në arkën e shtetit ligjor, a do bëhen të gjalla institucionet përkatëse ? Vetëm me fjalime, thirrje e njoftime të rëndomta burokratike, nuk pastrohet dot Administrata Shtetërore e ndryshkur dhe e mykur me militantë partie e farefisnorë të pafund. Kur flitet për punonjës në vijën e parë të dhënies së Drejtësisë ose për Ambasadorë e titullarë me këmborë nëpër selitë diplomatike jashtë atdheut, nuk mjaftojnë psherëtimat, mallkimet e ulërimat e njerëzve të ndershëm në kupë të qiellit ! Nuk thotë kot shumica e qytetarëve që u ka ardhur shpirti në majë të hundës : Kjo klasë politike duhet shporrur !…
Së treti, drejtuesit kryesorë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe ata të ILDKPKI, kur hipin në kolltuqet e zyrat mondane, fillimisht na tregohen pallëngjeshur e pallëzhveshur përballë malit të korrupsionit. Tundin e shkundin mbi tavolina e tribuna Kushtetutën e Ligjet. Por pa rrjedhur shumë ujëra, sikur u bien pendët një nga një në praktikë. Mos vallë korrin përmbi kallinj ? Apo më së paku, “korr e mos lidh” e të struken pas punëve gjysmake. Por nuk harrohet urtësia e lashtë : Ruhuni nga gjysmë të vërtetat !…Prandaj pyesim, sa vetë janë larguar nga funksionet publike të shpërdoruara e të masakruara nga rrëmbimi i parave të pista ? Cilëve, në emër të Ligjit, iu tha troç “Matu në derë” ose “Puthe pragun !” e Shtetit të së Drejtës ? Sepse me ndonjë “cironkë” mund të kthehesh në qesharak e të përpëlitesh nëpër përrenjtë e turbullt që derdhen në lumin e korrupsionit. Mua ende nuk më gënjen mendja e të deklaroj publikisht se Polit(h)ika do jetë “duarjashtë” reformës në Drejtësi. Që nga Vetingu që po kthehet në “gargarë” për të shpëlarë gojën ca liderë kalanderë dhe gjer te tabori me komisione vargan-varganë. Shikoni ata drejtues të Reformës që vetë kanë bërë pisllëqe sa nuk i lan dot plotësisht as Vjosa e Shkumbini dhe sot betohen për pastrimin e Drejtësisë Shqiptare. O tempora, o mores ! Kur ia thashë me hollësi edhe Ambasadorit Amerikan, ca lidhën gjuhën e nuk kundërshtuan publikisht e në sheshmejdan. Ndërsa prapa krahëve e brenda gardhit të njohur tinzar e hileqar, demonstrojnë ligësira të pashoqe. Të njëjtat fytyra na shesin moral me okë. Shqipëria ime lëngon nga të paudhët e adhamudhët në mazhorancë e opozitë ! Asnjë qeveri nuk guxon të na thotë së paku se sa është minimum i vërtetë jetik në vendin tonë. Lufta politike me Dosjet është bërë bajate e po katandiset si një kalë i ngordhur a brinjëdalë dhe përtej varfërisë migjeniane në fshat e qytet…
Së fundi, vjeshta e tretë erdhi befas me një “bubullimë” të lëshuar nga Prokuroria mbi kokën e pagëzuar me 7 iniciale ILDKPKI. Dhe nuk ishin pak, por 6 vendime rrufe që brënda një jave u shkrinë si kripa në ujë, në Gjykatën e Kryeqytetit. Masa e sekuestros avulloi sa hap e mbyll sytë ! Dy institucionet shtetërore (më saktë, krerët e tyre) kërryen e treguan brirët. Por njerëzit e thjeshtë e të ndershëm nuk vrapuan e as ua qanë hallin sikur t’i kishin zënë “shtatë palë ethe”. Mjaft prej tyre ndoshta e dinë mirë se ku fle “lepuri” dhe nuk mund t’i hanë kollaj ato dëngla e dokrra titullarësh pa shtyllë kurrizore. Se vërtet u hoq masa e sekuestrove ndaj dosjeve, por problemet mbeten siç kanë qenë, të mprehta e përvëluese. Unë nuk i njoh ende personalisht, as zotin Llalla e as zotin Ganaj. Dhe nuk besoj se hanë përditë në një “çanak” ! Por sa për Prokurorin e Përgjithshëm, nuk mund të themi se “I ha palla djathtas e majtas”. Dhe as kryetari I ILDKPKI nuk ka bërë namin mbi ata zyrtarë të lartë që notojnë mbi pasuri e hajdutëri. Në fund të fundit, po ta nxirrnin vërtet pallën nga milli, mbase do e kishin hak t’u thoshim pa mëdyshje edhe “pallëlarë”. Sepse kemi ende veshë e dëgjojmë, kemi sy e shikojmë të çmeritur pasanikët zyrtarë përmes luksit që i bëjnë karshillëk shtetit e miletit. Piramidat kuçedra; 14 Shtatori i zi; Gërdeci i djegur dhe i pjekur për së gjalli; 21 Janari që përgjaku Demokracinë bash te shkallët e Kryeministrisë; Lumenjtë drithërues të hashashit nga Jugu në Veri etj. hatara antishqiptare kanë ngrirë të rrethuara nga pallavrat propagandistike e tepër cinike, partiake e kulpërake. Mirëpo, më thoni, cilat nga këto beteja ligjore kanë fituar në favor të Vegjëlisë e të Ligjit ? Mos o Zot, të jenë kthyer në petavra për të mbuluar çatinë erërëndë të korrupsionit shtetëror !…
Loja neveritëse e topave me lecka midis institucioneve i shërben qartë mbulimit me baltë të të vërtetave të hidhura përgjatë çerekshekullit të fundit. Dhe nuk është thjesht pingpong elektoral, presion primitiv apo hakmarrje provinciale nga kolltuqet qeveritare. Parmbrëmë, një miku im Akademik që gjithë jetën shërbeu e kurrë nuk rrëmbeu, pasi na shkeli syrin depërtues, sikur i vuri kapak muhabetit jo pa humor therës : “-A e doni mendimin tim ? Masa e sekuestros mbi tërë dokumentacionin e ILDKPKI, nuk duhej hequr nga Gjykata. Sikur vetëm Dosja e Prokurorit të Përgjithshëm të gjendej shëndoshë e mirë, ne të gjallët do qepeshim në majën e Dajtit me teleferik e me këmbë, do vinim pëllëmbët e duarve në kokë dhe do thërrisnim sa na ha gryka: “Rroftë e qoftë Drejtësia !”…
Ky eshte realiteti i hidhur per ne, qe presim e shpresojme me kot….. si Godoja i Beketit. Keta politikanet tane jane te gjithe njesoj, bandite qe merren vesh per bukuri me njeri tjetrin , per te mashtruar dhe vjedhur popullin qe sikurse duket historikisht, i pelqen te shtypet, mashtrohet dhe te vidhet nga ata qe i ka zgjedhur me voten e tij. Si mundet Edi Rama te luftoje korrupsionin dhe vjedhjen kur bashkeqeveris me kryeortakun e Berishes? Si mund te jete ai i paster, kur te gjitha hallkat e shtetit vazhdojne te jene te korruptuara? Si mund te shpetojme ne nga korrupsioni dhe vjedhja kur shumica e shqiptareve qe nuk durojne, kane ikur nga vendi dhe ata qe kane mbetur e quajne vjedhjen meritokraci? I keni lexuar Anzat e Parnasit? “Ne Shqiperi Momi ajet si njala”, ka shkruar Fishta ne vitin 1907.
Sekuestrimi i pasurive te paligjshme nuk mund te behet nga shqiptaret. Zgjidhja e vetme eshte protektorati nderkombetar.
Cdo gje e mbaruar ne Shqiperi. Dhe do shihen dosjet e kryeprokurorit apo atij te deklarimit te pasurive qe as nuk te q… e as te leshon, qe erdhi me jataganin e llafeve boshe e nuk beri asgje. Ti i thua mire z.Mertiri, por peshku eshte i qelbur keq nga koka.
E ke mire Kristo. Me keto pjella te korrupsionit qe vec pjellin poshtersi, duke qene ne poste te rendesishme e marre pas vetes kulish e qen te rinj, si mund te behet shtet, si mund te hapet dosja etyre, kur vet jane zot e vet shkop. E mjera Shqiperi, i mjeri popull.
Ne Shqiperi cdo gje ka mbaruar. Eshte e drejte ajo qe thote gazetari, kush do ta beje reformen ata qe jane te perlyer deri ne gryke? Ata qe edhe sot qe jane duke bertitur per drejtesi i gjen duke e shkelur ate? Me thoni nje gje qe eshte e drejte ne kete vend. Nga ta fillosh? Nga drejtesia, nga politikanet apo nga vete sistemet e qelbura qe ata kane krijuar? Sot gjen gjyqtare qe kane studio ligjore me avokate apo edhe me keq qe keto studio kane pronare antaret e KLD. Do te aplikosh per nje vend pune? Harroje p.sh. te enderrosh per nje pozicion pune ne Banken e Shqiperise apo ne fjala vjen ne Aeroportin e Rinasit. Keto vende jane vetem per grate dhe femijet e politikaneve. Po mire more po si nuk tremben qe do perfliten se do thone njerezit si ka mundesi qe vetem keta fillojne pune me paga te larta. Si ka mundesi qe jane kaq arrogante. E thjeshte ata kane ngritur sistemin dhe e dine qe qarku eshte i mbyllur. Do shkoj tek Avokati i Popullit thua ti. Po edhe aty shumica e te punesuarve jane te aferm te politikaneve. Do shkoj ne gjykate te gjej te drejten. Nuk ke asnje shanc. Kundershtari yt ka marre per avokat burrin e nje gjyqtare. Se dihet qe te gjitha gjyqtaret burrat i kane avokat dhe ato i bejne nder njera tjetres. Sot fiton burri im neser fiton burri yt. Do ankohem ne KLD. E kote. Anetaret e saj kane studio ligjore dhe bejne biznes me gjyqtaret. Ti me jep gjyqin mua une te mbroj ty neser. Do shkoj ne Prokurori. Hahaha. Po ku punojne familjaret e prokuroreve? Ose jene ne gjykata ose ne administraten shteterore dhe prandaj ata duhet ta kene mire me politikanet. Keshtu qe kjo pune eshte e kote. Do ta bej publike ne media. Po pronaret e tyre jane bythe e breke me politiken more driteshkurter. Se me tendera dhe allishverishe i mbajne ne kembe mediat. Po nuk u ngrit Enveri nga varri nuk kemi gje ne terezi. Perfundimi?
PARET I KA AMERIKA…KETO LANE FIRMAT…DO DALIN TE GJITHA….EDHE LLALLA KA QENE NJE BISNESMEN I SUKSESSHEM SIC THOTE SALIU…HAHAHHA JANE DHI TE GJITHE…PD KA GARANTUAR SE S MEERRR ASNJE VOTE PA DHENE VETTINGUN,,,
askujt si besohet aq me shume edvin rames…te gjithe kujdesen per njeri tjetrin ….thjesht votojne mosndeshkimin e tyre…dhe ska Amerike te cbeje ket lemsh dhe qerroj peshkun e qelbur