Kjo shtëpi gjendet në Upper East Side në Nju Jork dhe sapo ka dalë në shitje.
Çmimi i vendosur është 29,5 milionë dollarë.
Në të ka kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë ish-Zonja e Parë, Jackie Kennedy.
Gruaja e John Kennedy deri në 1963, kur ish presidenti u vra, ka qenë padyshim Zonja e Parë më e dashur për amerikanët.
Pas vrasjes së Kennedy, ajo u martua me miliarderin grek Aristotel Onassis, me të cilin pati një histori dramatike.