Trump pritet të emërojë miliarderin Wilbur Ross si sekretar të tregtisë

24 Nëntor 2016, 18:52Bota TEMA

Presidenti i zgjedhur Donald Trump pritet të emërojë investitorin miliarder Wilbur Ross si sekretar të tregtisë.

78 vjeçari Ross është kreu i firmës private të kapitaleve W.L. Ross & Co, e njohur për blerjen e kompanive të falimentuara, por që kanë potenciale të mëdha për të krijuar fitime.

Vetë miliarderi Ross, njihet si “Mbreti i Falimentimit”. Presidenti i zgjedhur Donald Trump u takua me zotin Ross të dielën në klubin e tij të golfit në Nju Xhersi. Sipas revistës Forbes pasuria e zotit Ross arrin në 3 miliardë dollarë.

Wilbur Ross ka thënë se pakënaqësitë e amerikanëve e kanë burimin tek ekonomia, e cila nuk është kujdesur për punëtorët e klasës së mesme.

1 komente në “Trump pritet të emërojë miliarderin Wilbur Ross si sekretar të tregtisë”

  1. says:

    Kimete Goxhi është dakord me ktë emërim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje