“Koreja do të lëshojë bombë bërthamore ditën që Trump bëhet president”

24 Nëntor 2016, 15:59Bota TEMA

Marrëdhëniet e Koresë së Veriut me SHBa-në nuk kanë qenë asnjëherë të mirë, madje mund të themi që nuk kanë asnjë lloj marrëdhënie përveç kërcënimeve të ndërsjellta.

Por një ekspert ushtarak paralajmëron se Koreja e Veriut do të lëshojë një bombë bërthamore.

Dhe këtë mund ta bëjë ditën që Trump do të marrë detyrën e presidentit.

“Kim Jong Un dëshiron që të ulë në tavolinën e negociatave Donald Trumpin dhe besoj së po përgatit lëshimin e një bombe bërthamore ditën që ai do të zgjidhet, për të treguar potencialin e vet bërthamor”, tha koreanojugori Cheong Seong-chang.

Këtë vit Koreja e Veriut pretendon të ketë lëshuar 6 bomba bërthamore, por këto nuk janë konfirmuar nga vendet fqinje apo shtetet e fuqishme perëndimore.

SHBA ka refuzuar gjithmonë ta konsiderojë Korenë e Veriut si një fuqi bërthamore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje