FOTOT/ Diktaturë? Këto foto të Koresë së Veriut do t’iu befasojnë!

25 Nëntor 2016, 13:36Lifestyle TEMA
FOTOT/ Diktaturë? Këto foto të Koresë së Veriut do

Koreja e Veriut është një prej diktaturave më të egra në botë.

Të paktën kështu paraqitet nga mediat perëndimore.

Por këto foto tregojnë një Kore krejt ndryshe nga sa përshkruhet.

Femra me çanta dhe rroba firmato, makina luksi dhe smartfonë.

Sigurisht që në fshat jetojnë keq dhe punojnë shumë, por të kamurit duket se nuk kanë asgjë ndryshe nga perëndimorët.

12 komente në “FOTOT/ Diktaturë? Këto foto të Koresë së Veriut do t’iu befasojnë!”

  1. Iluzionet e Kimit says:

    Rrobat firmato i vesh kush i vesh aty, me siguri brenda perbrenda Bllokut te monitoruar dhe ku njerezit normal nuk lejohen. Po edhe sikur t’i shikonin ato rroba firmato njerezit e thjeshte, vete fakti qe nuk kane internet ne ato smartphonet e tyre me kosto te ulet nenkupton qe as nuk e dine se cfare cmimi kane ato rroba. Per ta, ato xhaketa e canta mund t’i kete bere edhe fabrika e shtetit per lideret e dashur dhe kurvat qe kane martuar. E sa per te drejta njeriu pastaj, aty ku ndahet edhe shapi nga sheqeri midis diktaturave dhe demokracive, aty po qe eshte “njesoj” si ne Perendim hahahaha. Mund te jete si ne Shqiperi mbase hehe.

    1. Ubs says:

      Tamam si te filmi “Parrullat” meqe do kalonte antari i byrosë me makinë ne rrugen e fshatit.. .. U japin kunja dhëmbësh fshatareve qe te kruanin dhëmbët qe s’kishin ne goje me demek se kan henger mish, kane barkun plot!!

  2. Edkari says:

    Vertete u befasova.
    dhe mendova me keqardhjen me te madhe
    se vetem regjimi monist i yni ishte me
    antihumani ne bote.
    Sinqerisht mendoja se keanoverioret jetojne
    shume me keq se sa jetonin shqiptaret gjate
    ndertimite te socializmit.

  3. paradoxal says:

    shikojeni pak me vemendje nga fotoja 6 e prapa. Te gjithe njerezit kane nga nje steme ne gjoks, si ato dekoratat qe shperndaheshin dikur ne kohen e diktatures. Jane me telefon ne duar, dhe me dekorate ne gjoks. Ose te stacioni i autobuzit, foto 10, asnje nuk duket pa dekorate ne gjoks. Detaj i vogel qe flet shume.

    1. Bushi says:

      PARADOXSAL! Cfare te keqe ka nje dekorate ne gjoks? Ajo tregon aftesine qe ka njeriu.Dekoraten e mere ai qe punon dhe lufton per nje shoqeri te mire,per nje pune me cilesi,per nje sjellje te mire njerezore etj.etj.gje qe eshte nje nga stimujt moral,per ta bere dhe edukuar njeriun me virtytet me te mira.Mirepo,inerpretimi behet ndryshe,per te keq,sepse kjo na paska qene e kohes se Enver Hoxhes,dhe per çudi na qenka dhe ne Koren e Veriut.Ne te gjitha keto foto,tregohet se ne koren e veriut nuk eshte ashtu siç e thote politika kunershtare,por flete per nje jete te mire dhe pa strese e probleme si tek neve qe te vrasin naten e te qajne diten.te shajne nga te gjitha anet,dhe kush? nga ata qe kane qene kryeministra e deputet.Prandaj te mos i qajme hallin Korese se veriut.

      1. Iluzionet e Kimit says:

        Hahahahaha, pse more Bushi ti mendon se ne Korene e Veriut nuk ka vrasje naten dhe qarje diten? Ajo qe po thote paradoxal eshte qe edhe njerezit e thjeshte jane te detyruar te mbajne stema pro-regjim, jo vetem ushtaraket qe gjithandej neper bote mbajne stema. E sa per fotot dhe “jetes me te mire se analiza e kundershtareve”, nuk do cuditesha nqs trecereku i atyre qe kane dale neper foto kane perfunduar ne internim ose pushkatim per iks ypsilon arsye qe mund te kete pjelle partia neper koke. E nese jo, me frike po jetojne se nje dite mund t’i ndodhe hahahaha. Vertete per te mos ja qare hallin qenkan.

  4. pas says:

    Vërtet media perëndimore e paska gabim dhe dinastia Kim në Korenë e Veriut qenka trillim perëndimor? Nga e ka nxjerrë këtë përfundim gazetari që ka shkruar ato pak fjalë shoqëruese të këtyre fotove të cilat kurrsesi s’mund të tregojnë mungesë diktature, por vetëm një luks? Hajde gazetari hajde!

  5. Ani says:

    Paskeni bere vertete zbulim. Besoj se ai qe e ka shkruar, nuk ja ka shume haberin diktatures. Po ta kishte jetuar kohen e xhaxhit nuk do tallte b.. me kete titull. Sinqerisht aq shume u befasova, sa po me vjen nje deshire e zjarrte te shkoj e te jetoj ne Korene e Veriut. Mbase me pranojne.

  6. joel shkodra says:

    Varet kush i ka bere keto foto. Edhe ne kohen e diktatures sone, per tregun e jashtem, beheshin foto te mrekullueshme. Megjithate, perveç fotove “me luks” ketu ka edhe foto me biçikleta, me karroca qe shtyhen me duar, sheshe qe shihen bosh (kane vene ndonje makine sa per foto) etj. Keto i benim edhe ne.

  7. Malo says:

    Njerzit kan nje mendim te gabuar kur permendet diktatura komuniste. Ata kujtojne se kemi qene njelloj si ne Shqiperi, Jugosllavi, Rusi, Kore etj. Jo ! Ka qene njelloj sistemi politik i diktatures se proletariatit por jo ekonomia kombetare. Ajo ndryshonte per shume faktore te tjere historik nga tradita e shtetit dhe pasuria kombetare. Ne fillim vitet ’70 ne Shqiperi qe cfaqur nje film Koreano-verior ne mos gabohem “Trendafili i bardhe”. Kemi ngelur te habitur ne ate kohe nga veshjet, luksi etj. gjera qe ne si kishim.
    Diktaturat komuniste kane te perbashket themelore tre faktore : Ndalojne Lirine e besimit, ndalojne lirine e mendimit dhe te shprehjes dhe ndalojne zhvillimin e prones private. Njeriun e kthejne nje nje tip skllavi modern.

    1. Andrea Cino says:

      … rrofsh o Malo se na knoqe… heeejjj… aman o Malo ku i gjen dhe ti tre pika … po sa i zoti që qënke… po si ore ndalon mendimin… ne kemi jetuar në atë kohë.. po të jepje një mendim të mirë si ndërtohet një urë, hekurudhë, uzinë, ….. të trajtonin si patriot, po të flisje që do sjellim Salën apo Fatosin, apo Edvinin, apo nga këta hajdutët në udhëheqje të shqiptarëve, futeshe në burg menjëherë pa diskutim… po ti aq mëndje ke… , kurse për koreanët…. vetëm një vënd me anëtarë partie komunistë ju bën pordhë amerikanëve dhe gjithë sahan e byth lëpirsave të tyre… dhe meqë nuk kanë çi bëjnë atyre si dhe ne në kohën e komunistave.. pjekin lloj lloj simitesh me helm dhe ju a japin gjithë budallenjve që tja shtojnë akoma më shumë dozën…

  8. Fjala shqipe says:

    Ju te gazetes “Tema” kur befasoheni nga keto fotografi apo gjera te tjera qe i shikoni vetem in internet, nuk do te thote se edhe lexuesi do te befasohet. Keto fotografi jane te zakoneshme dhe sic shkran dikush nga komentuesit tregojn te gjitha aspektet e jetes ne diktaturen e shekullit 21
    Po kjo “firmato” c’far do te thote or shkrues ne gazete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje