REAGIMET/ Deklaratat e Krichbaum, Muç Nano: Ka shumë sharlatanë që vinë në Shqipëri. Vasjari: Qendrimi i tij, i lobuar

25 Nëntor 2016, 09:00Politika TEMA

Gunther Krichbaum trazoi opinionin publik këtë të enjte me parashtrimin e shtatë pritshmërive për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, nga pesë prioritete që ka vendosur Komisioni në progres-raport. Dy pritshmëritë e shtuara prej tij, janë dy nga tre tezat e opozitës.

Ky qëndrim i deputetit gjerman shton akoma më shumë interesin e vizitës dhe takimit të Edi Ramës me Angela Merkelin në Berlin, të hënën e 28 nëntori. Pikërisht për këto çëshjte u fol në Top Story këtë të enjte me Spartak Ngjelën, Arjan Vasjarin, Mustafa Nanon, Agron Gjekmarkajn, Tomor Alizotin dhe Paskal Milon.

Ngjela minimizoi qëndrimin e deputetit gjerman, që mban edhe postin e kryetarit të Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag. Ai tha se gjithçka varet nga qëndrimi i Merkel, që sipas tij është i kundërt nga ai i Krischbaum.

“Nuk kemi parë ndonjëherë që kancelarja gjermane të humbë ndonjë votim me rëndësi në Bundestag’, tha ai.

Ngjela shtoi se ka vetëm një kusht për hapjen e negociatave dhe ai është Vettingu.

“Krimi është në shtet dhe Vettingu ka trembur të korruptuarit. Kusht është vetëm Vettingu dhe ai (Krichbaum) nuk foli fare për të. Është skemë e thjeshtë e Perëndimit; do të pastrohet pushteti gjyqësor, do të dënohen krokodilët dhe do të marrë fund loja. Nëse nuk bëhet një drejtësi e pavarur, nuk ka zgjedhje të lira. Ata bëjnë thirrje që ne duam peshq të mëdhenj dhe hetimi ka filluar”, shtoi ai.

Analisti Agron Gjekmarkaj tha se deklarata nuk është pritur me entuziazëm. Ai e vlerësoi atë si një moment të trishtë për politikën dhe realitetin shqiptar.

“Do të doja që Kancelarja Merkel të hënë t’i thotë Kryeministrit krejt gjëra të tjera, por nuk mendoj që deputeti gjerman nuk është serioz sepse ai foli në emër të dy grupeve të rëndësishme në Bundestag. Për mua, deklarata rrëzoi Ramën për integrimin, rrëzoi Ramën për drogën dhe në një farë mënyrë shkarkoi ministrin Tahiri nga detyra’, tha ai.

Edhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti tha se Gunther Krischbaum foli në emër të grupimit të tij parlamentar.

Gjithsesi, për Mustafa Nanon mund të jetë edhe një qëndrim personal dhe për një qëndrim përfundimtar të Gjermanisë për çështjen e negociatave, duhet pritur e hëna.

“Ka shumë politikanë europianë dhe amerikanë palaço, biles dikush ka përfunduar edhe në burg, që kanë ardhur këtu dhe kanë mbështetur njërën apo tjetrën palë për interesa nga më të çuditshmet. Krischbaum është një deputet dhe nuk e di, por duhet pritur takimi Merkel-Rama të hënën’, u shpreh ai.

Paskal Milo kërkoi që deklarata të mos nënvlerësohej.

“Nuk ka folur në emër personal, por ne emër të grupit. Kemi të bëjmë me një qëndrim serioz gjerman. Mund të ndodhë që nga Gjermania e marrim dritën jeshile, por mund të ndodhë që një shtet tjetër të shprehë rezerva dhe kjo bllokohet. Por ama ai nënvizoi kanabisin dhe zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri dhe na ka ndodhur edhe herët e tjera në të shkuarën që nuk na e kanë dhënë, pra janë rezervuar se duan të presin si zhvillohen zgjedhjet”, tha Milo.

Arjan Vasjari foli për mundësitë e një qëndrimi të lobuar dhe dha arsyet se përse.

“Qëndrimi i tij është një qëndrim i lobuar që në sfond shikoj edhe një trafik influence. Të gjitha problematikat e tij kanë qenë problematika që kanë ekzistuar edhe para 2 javësh kur Komisioni dha “OK” dhe asnjë nga komisarët nuk shprehu këtë qëndrim. Elementi i dytë, në dijeninë time nuk ka ndodhur që Komisioni të japë “OK” dhe të dalë një deputet i një Parlamenti të caktuar dhe të thotë jo”, u shpreh ai.

Tomorr Alizoti tha se është qesharake që deklaratë të mos merret seriozisht.

“Ngjitur me Krischbaum ishte këshilltar i Angela Merkel dhe nëse ai do të dilte jashtë kontekstit, do të ndërhynte këshilltari dhe do ta korrigjonte”, deklaroi ai.

Arjan Vasjari tha në fund se qëndrimi i partive politike në vend sa i takon integrimit duhet të jetë me zero kushtëzime.

“Unë kam qenë kundër në kohën kur Rama e bllokonte dhe sot jam kundër”, u shpreh ai.

Ndërkohë, në Top Story, një burim nga grupi negociator shqiptar që kërkoi të mbetej anonim shkruan se ajo që pret Shqipëria nuk është hapja e negociatave, por një proces përgatitor.

‘Shqipëria nuk pretendon hapjen e negociatave në dhjetor, por një proces të quajtur ‘screening’ e më pas negociatat”, thuhet në mesazh.

Ish-ministri i Jashtëm, Paska Milo mbështeti këtë. “Pikërisht procesin screening duhet ta marrim për 2017 dhe nëse e marrim, garantohet hapja e negociatave pas tij”, tha ai.

10 komente në “REAGIMET/ Deklaratat e Krichbaum, Muç Nano: Ka shumë sharlatanë që vinë në Shqipëri. Vasjari: Qendrimi i tij, i lobuar”

  1. Lpl. says:

    Humor Gjerman per nje here edhe me Turqine dhe me Ramen , duan ta bejne surprize te henen nga Mekel qe te ja japi Rames ne dore zarfin e shumepritur , ky do jete perjashtim per Ramen se eshte i perkedheluri i Merkel, se shteteve tjera ja ka dhene komisjoni .Shkoni mor kara keni 25 vjete akoma se njohet njeriun Evropian dhe Gjerman se si mendojne dhe punojne dhe si organizohet jeta e te gjitha shtresave .Nuk e thojne nje fjale per tjeter , nuk flet ne emer te vet ai siq kujtoni ju lesha nuk eshte Eduart Ndocaj qe duhet per nje vote ose ndonje tjeter .Per ne popullin eshte mire kjo pune se nuk fitojme gje perveqse dhunen e zgjatur te pushtetit me mire keshtu qe mos te fitoje pushtet komunizmi , dhe ishalla adabtohet nje dite njeriu Evropian ne Shqiperi , ai i verteti si Gjermanet , atehere mund te shpresohet se me keta zhabaxh ska zhvillim.

  2. Tonij says:

    Sulmoni faqen e tij ne facebook. Eshte ne nje pozite te veshtire ne Partine e tij. Nixijani biografine. Eshte ne prag zgjedhjeje. Shikoni ka dale foto me nje person qe ka vrare 5 njeres ne bulevard.

  3. Pse nuk behet Vetting edhe per politikanet, duke filluar nga presidenti e deri tek posti me i ulet politik, administratoret e drejtoret. Te filloje qe prej 1990 e deri me tani, t’ju kontrollohen te gjithe, grate e ish-grate, femijet e thjeshtrit e thjeshtrat, krushqia e ish-krushqia, kusherinjte, shoqeria, te gjithe pa perjashtim. Te kontrollohen me liber shpie, liber dasme, liber mortje, me fare e me fis, e te shohim se kush eshte qelibar. Edhe une them te kontrollohen…po kush do t’i kontrolloje se te gjithe nje mendere jane, politikane, gjykates, prokurore, media etj etj.

  4. intelektuali says:

    EDI RAMA MALLKON PRESIDENTIN AMERIKAN TRUMP, MUSTAFA NANO QUAN “SHARLATAN” DEPUTETIN E BUNDESTAGUT GJERMAN.

    Po c’a boni keshtu dhe ku ju con mushka juaj bolshevike o debile, vemje te Enverit dhe te Partise se Punes?

    1. Sali palla says:

      Ti duhet te jesh ndonje intelektual nga ata te plepave

    2. xheJ eN Bi says:

      O nastradin -intelektuali …
      Me mire hiqe nick-name intelektual se nuk te perputhet me ato qe shkruan .
      Mire e kishe ‘nastradin” ,as ” perkthyesi ” nuk te pershtatet se nuk di asnje gjuhe te huaj ,e jo me te perkthesh !

    3. xheJ eN Bi says:

      nastradin -intelektuali…
      Nuk duhet te perdoresh nick name “intelektuali ” se nuk korespondon me nivelin e te shkruarit.
      Mire e kishe “nastradin “.

  5. Faro says:

    Tonij ke kapur nje problrm sh te rendesishem. Cili di gjermanisht t’ia shkruj te gjitha keto ne mediat dhe wrbet gjermane. Madje urgjentisht

  6. fisheku says:

    fakt eshte se kjo qeveri po punon me mire se asnje qeveri tjeter me perpara ne historine e shqiperise. Te jemi Realist qe keto qe tha si kushte te reja qe kerkohen keto nuk jane te reja por po punohet cdo dite per ti realizuar deri ne ate mase te pelqyeshme per hapjen e negociatave. qe ky zoteria si perfaqesues i nje fraksioni ne parlamentin gjerman dhe pjestar i CDU partise se zonjes Merkel (ne Polin kundershtar) e beri ne kete menyre le vend per diskutime.. keto gjera Duan kohe qe te zhduken deri ne ate perqindje te deshiruar pasi komplet nuk do te zhduken kurre. keto Probleme qe edhe ne i kemi i kane edhe shume vende tjera te zhvilluara edhe pjetare te BE-se. Prandaj le te presim takimin zyrtar te z.rama me znj. Merkel dhe te shohim. Per ata qe e kuptojne dhe e vleresojne punen e qeverise jam i sigurte se nuk kerkojne qe se sa shpejt do te hapen negociatat por Duan te ndjejne dhe shohin rilindjen e vertet dhe hapat e duhur qe po behen ne Shqiperi.

  7. Fatos Gega Gjermani says:

    Pp a ka me sharlatan se Mustafa Nano?Mos valle ai mendon se nje deputet gjerman mund te flase ashtu hesber si nje deputet shqiptar i koruptuar apo i kerkuar diku ne europe si kriminel?Jo mor Muci jo,ato qe tha deputeti gjerman jane te pergjegjeshme dhe te njohura nga grupi parlamentar kristjan demokrat.Prite kur tja perplase dhe Merkeli Rames.Po a nuk ja tha dhe Ilir Metes Kryetari i bundestagut gjerman te njejtat fjale?Keto deklarata u dhane dhe ne tv shtetror ARD emisjoni kryesor televiziv shtetror gjerman.Por sado te mundohen palacot gjoja analiste si Muci e kompani te mbulojne mutin me shure shqiptaret do ta shohin vete se ne c sketere po i con kj qeveri antishqiptare me ne krye nje pervers vagabond.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje