Akuzat për imoralitet, veteranët e Luftës: Partizanët ishin motra dhe vëllezër

29 Nëntor 2016, 13:38Politika TEMA

Dhjetëra veteranë dhe nostalgjikë të komunizmit kanë sfiduar temperaturat e ulëta dhe shkallët e memorialit të Dëshmorëve të Kombit, për të nderuar me grusht ditën e Çlirimit. Nuk munguan as këngët partizane. Për mikrofonin e Report Tv janë shprehur se debati mbi nderin dhe moralin e partizanëve janë shpifje dhe tradhti.

Dita e Çlirimit, nuk mund të kalonte pa një ceremonial nga ana e nostalgjikëve të komunizmit. Në varrezat e dëshmorëve, edhe pse në moshë të thyer, me këngë partizane veteranët, kanë ngjitur shkallët për tek memoriali i Dëshmorëve të kombit. Disa prej të pranishmëve janë veteranë të Luftës Nacional Çlirimtare, të tjerë, thjesht simpatizantë të diktatorit Enver Xhoxha.

Dy prej veteranëve janë shprehur për aq sa mbanin mend nga lufta.

Përsa i përket debatit të fundit mbi moralin e partizanëve dhe partizaneve, Abdullah Krutani 95 vjeç dhe Asllan Brushtulli, 82 vjeç, i konsideruan shpifje dhe tradhti. Marrëdhëniet brenda luftëtarëve ishin thjesht marrëdhënie vëlla- motër.

1 komente në “Akuzat për imoralitet, veteranët e Luftës: Partizanët ishin motra dhe vëllezër”

  1. Kosovari says:

    Sa te pa ftyre dhe te piset keta komunistet!
    E paskan pase/kane INCESTIN pjese te jetes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje