“Reuters”: Forcat e huaja kundër politikës së BE-së pro Ballkanit, a e kishte Rama fjalën për Rusinë?

29 Nëntor 2016, 10:05Politika TEMA

Agjencia e njohur e lajmeve “Reuters”, ka bërë një shkrim për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Berlin dhe deklaratat e tij në konferencën për shtyp me kancelaren Angela Merkel.

Ajo i ka kushtuar vëmendje sidomos deklaratës së Ramës, për forcat e huaja që janë kundër politikës së BE-së pro Ballkanit.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë konferencës me kancelaren Merkel kritikoi vendet e huaja për ndërhyrje në politikën për shtetet e Ballkanit Perëndimor në një kohë kur është përhapur shqetësimi rreth ndikimit të Rusisë”, shkruan “Reuters”.

“Rama nuk e përmend me emër Rusinë, por diplomatë nga rajoni janë ankuar prej disa kohësh se Rusia është duke u përpjekur për të rritur ndikimin e saj në vende të tilla si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe tani edhe Shqipëria”, vijon më tej agjencia e njohur e lajmeve.

Më tej Reuters shkruan se kreu i shërbimit të brendshëm sekret gjerman ka ngritur shqetësime këtë muaj se Rusia mund të kërkojë për të ndërhyrë në zgjedhjet nacionale të vitit të ardhshëm, duke i bërë jehonë kështu shqetësimeve të ngritura nga zyrtarë të zbulimit në Shtetet e Bashkuara para fitores së zgjedhjeve presidenciale të Donald Trump.

“Rama theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të lëvizë drejt anëtarësimit në BE. Gjithashtu duke folur para takimit, Merkel vlerësoi reformat e brendshme politike në Shqipëri, por tha se hapa të mëtejshëm të nevojshme duhet të ndërmerren, si në reformën gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit”, thuhet në shkrimin e “Reuters”.

7 komente në ““Reuters”: Forcat e huaja kundër politikës së BE-së pro Ballkanit, a e kishte Rama fjalën për Rusinë?”

  1. Demka nga Devolli says:

    Tani , qe iu hakeru Rama, te gjeje vend e te futet. Deliri i Rames…

  2. intelektuali says:

    ME KERCENIME HALABAKESH PER BOTEN DEMOKRATIKE E PROVOI EDHE ENVERI

    por te gjithe e dime se ku e coi Shqypnine arroganca e tij prej injoranti,

    prandaJ:

    Ata intelektuale qe kane vuajtur nga demagogjia e Partise se Punes dhe u masakruan nga Enveri dhe Nexhmija vetem sepse e donin Shqypnie ashtu sic po kerkon te behet sot me gjuhe jashte duke pritur bamiresi nga Merkeli thone:

    NE BE NUK MUND TE SHKOHET ME YLLIN PARTIZAN TE BOLSHEVIKEVE TE STALINIT

    dhe se ne BE nuk mund te hysh:

    as duke vajtuar si kukuacka pylli per LANC-in-in kriminal te Enverit,

    as duke festuar si nje fis prej Afrike ZULU per 29 nentorin e ZI qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne vendin tone,

    as duke i cilesuar antikomunistet shqyptare si “Ballista Pulaxhinj” ashtu sic beri Edvini do kohe me pare, as duke e mbajtur Enverin si HERO kombetar me gjithe Piramiden e tij Famekeqe ne mes te Tiranes dhe duke mos ndjere asnje pendim per krimet e komunizmit, perkundrazi duke dekoruar me medalje trimerie kriminelet dhe xhelatet e Partise se Punes dhe duke u akorduar pensione shtese prej veterani.

    PO PSE BUDALLJENJ JANE ZYRTARET E LARTE TE BE-SE PER T’I GENJYER DHE MASHTRUAR KEMELEONET E PARTISE SE PUNES/

  3. Bushi says:

    Rama, ne takimin me Merkelin ka folur shume qarte,pro perendimit dhe jo me lindjen.Kur Rama foli forte per rrugen drejte BE-n,edhe nje budalla e kupton qe nuk eshte kundra perendimit.

  4. Lida Al says:

    Rama nuk uu hakerrua ndaj askujt, perseriti nje te vertete qe po e thote diplomacia rreth e rrotull nesh . Pse po shqetesohet kaq shume intelektuali dhe ai Demka nga Devolli?

  5. Lida Al says:

    Rama nuk uu hakerrua ndaj askujt, perseriti nje te vertete qe po e thote diplomacia rreth e rrotull nesh . Pse po shqetesohet kaq shume intelektuali dhe ai Demka nga Devolli? Qetesohuni!

  6. Mamuthi says:

    Gjigant je o lideri i ballkanit njerezit duhet ta kuptojne qe ti nuk flet vetem per PS po edhe per rajonin sepse ti tani me pergjigjesh per mbare rajonin dhe rajoni ka gjithne trysni dhe ky deliranti e ka mare me pasion sepse keta lloj tipash i besojne dhe vete genjeshtrat qe thone dhe normale qe duhet qe duhet ti beje dhe Merkelit presion. Po ky derdimeni si ben metes dot presion jo BE. Urgjent Beqen minister te jashtem se vetem ai ti mbyll keto pune cek up ishte brilante tek cv e tije

  7. tema says:

    Negociatat ishin parashikuar të hapeshin të martën më 20 dhjetor 2016., por deklarata presidentit Gjerman ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve. Për të bllokuar .,politikanëve të Be-se ju mjafton disa sekonda ndërsa për të na ndihmuar s’ju bën zemra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje